Jump to content

nam

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

nam m. bised.

  1. Emri që i del dikujt ose mendimi që është krijuar për dikë a për diçka për të mirë ose për të keq. Është me nam është shumë i njohur, i përmendur. Me nam të mirë (të keq). Me nam e në zë. Burrë (punëtor) me nam. Fshat me nam. I doli nami u bë i njohur. I doli nami i mirë (i keq). Fitoi (mori) nam të madh. Ka një nam. Ia rriti (ia shtoi) namin. I vajti nami larg. T'u shoftë nami! mallk. I humbtë nami! mallk.
  2. fig. Dëm i madh, shkatërrim i madh, kërdi, gjëmë; zhurmë e madhe për diçka. Bëri namin. S'bëhet nami! S'u bë nami! s'ndodhi ndonjë e keqe e madhe, s'u prish ndonjë punë e madhe!, punë e madhe!
  • Me nam (me një folje) shumë mirë, fort bukur. La nam shih te LË. Pa nam e pa nishan (as nam, as nishan) pa lënë asnjë gjurmë; krejt, fare, asgjë. Nuk i gjendet as nami as nishani është zhdukur fare, pa lënë asnjë gjurmë. Më mirë të të dalë syri sesa nami fj. u. shih te SY,~RI.