lak
Appearance
LAK m.
- 1. Rrethi a unaza që bëhet kur shkojmë njërën anë të një litari, të një filli a të një teli në shqekëz ose kur e lidhim syth dhe që mund të ngushtohet a të zgjerohet sipas nevojës; litari a filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj, për të lidhur diçka etj. Laku i litarit (i gjalmit, i telit). Lak lepuri. Lak derrash. Lak zogjsh. Laku i rrjetës. Në trajtë laku. E zuri (e kapi) me lak. I hodhi lakun. Ra (mbeti) në lak. E bëri litarin (fillin) lak. E lidhi lak. E zgjidhi lakun. I vuri lakun në qafë. Futi kokën në lak.
- 2. fig. Gjendje e vështirë që krijohet me dredhi e me keqdashje për të dëmtuar a për të asgjësuar dikë; rrethanë a gjendje e përgatitur me dinakëri nga dikush, në të cilën s'kemi nga t'ia mbajmë; grackë, kurth. I ngriti lak. E futi (e shtiu) në lak. Ra në lak.
- 3. kryes. Litari i samarit, litari i kafshëve të ngarkesës; pjesë e litarit të samarit, që lidhet hark dhe që shërben për të mbajtur ngarkesën ose për të vënë këmbët njerëzit; litar për të lidhur një kafshë. Leqet e samarit. Leqet e kalit (e mushkës ...). Laku i lopës. Laku i dhisë. E ngarkoi në leqe. Vuri këmbët në leqe.
- 4. Send a pjesë e diçkaje, që ka trajtën e një harku ose të një vije të përkulur; hark; kthesë, bërryl. Laku i kularit. Lak druri. Laku i fytit. Laku i hundës. Laku i tabanit të këmbës. Laku i hënës. Leqet e hajatit qemerët e përkulur të hajatit. Lak bore borë e grumbulluar si hark. Laku i rrugës. Laku i lumit. Prapa lakut. Gjarpri bën leqe. Ka dhënë (ka marrë) lak dega (dërrasa, trari) është përkulur, është epur. Guri nuk jep lak nuk përkulet, nuk epet.
- 5. kryes. Rrip lëkure i hollë e i dredhur, me të cilin qepin opingat; shqekëza e këtij rripi. Opinga me leqe. E mbërtheu me leqe. U këput laku.
- 6. Harku i lahutës, që bëhet me qime kali. Laku i lahutës. I bie lahutës me lak.
- 7. Qafë mali a kodre e harkuar; vend me shumë të përpjeta e të tatëpjeta njëra pas tjetrës. Laku i malit. Kaluan lak më lak.
- 8. zakon. Dredha të njëpasnjëshme të një udhe që gjarpëron në të përpjeta e të tatëpjeta; udhë me dredha të tilla, lakore. Leqet e Hotit. Udhë me shumë leqe.
- 9. kryes. Dy dejet në dy anët e gropës që ndodhet në pjesën e përkundërt të gjurit, gilcat. Leqet e këmbëve.
- 10. Nyja e gishtave; pjesa ku përkulet gishti. Leqet e gishtave. Çdo gisht ka tre leqe.
- 11. përd. ndajf. Luajnë lak: një grup fëmijësh vrapojnë duke bërë dredha, ndërsa njëri i ndjek për të prekur dikë prej tyre.
- I bën (i jep) lak diçkaje i shmanget a i dredhon një pune, i bën bisht. I drejtë si laku iron. dredharak, gënjeshtar e mashtrues, i drejtë si drapri. Flet pa leqe flet drejt, nuk dredhon, nuk i shtrembëron gjërat, thotë të vërtetën. Laku i qafës përb. tërkuza që mbanin gratë për ngarkesë. Me lak në qafë
- a) shtatzënë, me barrë (për gratë);
- b) në një vështirësi shumë të madhe, në shtrëngicë, me litar në grykë. Me lak e me gjak me shumë mundime e me vuajtje të mëdha. Ha lak e lëmsh ha shpejt e shpejt, ha me nxitim. Iu mblodh (iu shkurtua) laku (litari) shih te MBLIDHEM. I preu (i këputi) lakun dikujt e shpëtoi dikë nga një gjendje e vështirë, e shpëtoi nga një hall i madh. Më shkon lak më shkon ters, s'më vete mbarë. Ia shtrëngoi lakun dikujt ia mblodhi keq dikujt, e detyroi të bëjë si thotë ai; ia mblodhi rripat. Më vjen lak më përzihet, më vjen për të vjellë. M'u bë fjala lak m'u lidh fjala, desha t'i them diçka, por s'ia thashë dot, më mbeti fjala në grykë. Nuk i bën lak fjalës e mban fjalën, e bën atë që thotë. M'u bë lak në fyt (në grykë) m'u bë një lëmsh në grykë nga ngashërimi, nga hidhërimi etj.; m'u bë nyjë në fyt. Nuk i bën zemra lak nuk trembet fare, nuk ka frikë, s'i trembet syri. I dridhen leqet e këmbëve (gjunjët) shih te GJU,~RI. E lanë (e lëshuan) leqet e këmbëve
- a) nuk mbahet dot më në këmbë (nga një sëmundje a nga pleqëria);
- b) i hyri frikë e madhe, filloi të dridhej nga frika. I hodhi (i vuri) lakun (litarin) në fyt (në grykë, në qafë) dikujt e zuri shumë ngushtë dikë, e detyroi të bëjë një gjë me zor dhe shpejt. Ia hodhi lakun në qafë (në fyt) dikujt e futi në grackë dikë, e vuri në një gjendje shumë të vështirë. Është njeri pa leqe është njeri i drejtë e i çiltër. E kishte lakun (litarin, thikën) në grykë (në fyt) ishte në gjendje shumë të vështirë, ishte shumë ngushtë. E kam punën si në lak e kam punën gati në të mbaruar, e kam diçka gati në të përfunduar. E kërkonin me gjak e me lak shih te GJAK,~U. Shkojnë gjak a lak shih te GJAK,~U I. E zuri lepurin në lak e kreu punën, ia doli mbanë diçkaje. Ngarkon vezë në lak kërkon të bëjë një punë pa mend në kokë, është i marrë, bën litar me rërë.