kot
Appearance
KOT m.
- shih KOTORR,~I. Bëri dy kota (buallica).
KOT ndajf.
- 1. Pa dobi, pa ndonjë përfitim; pa ndonjë përfundim të mirë, pa nxjerrë gjë në krye. Punonte (mundohej) kot. U lodh kot. Flet kot. Është kot. Më kot.
- 2. Pa bërë asgjë, pa bërë asnjë punë të dobishme; pa punë. Rri kot. E shkon kohën kot. Sillej kot. E hante bukën kot.
- 3. Pa ndonjë qëllim a synim të caktuar; pa drejtim të caktuar. Kot e kot. Rronte kot. Erdhi (shkoi) kot. Pyeti kot. E bëri kot. Dola kot. Ecën kot. Gjuaj kot.
- 4. Pa ndonjë shkak a arsye të rëndësishme. Kot së koti. Qesh (qan, grindet) kot. Mërzitet (hidhërohet, inatoset) kot. I bërtiti kot. E rrahu kot. Jo më kot thonë se.. .
- 5. Humbur, pa i vlejtur askujt, dëm. I shkoi (i vajti) puna (djersa, mundimi) kot. I prishi të hollat kot. Gruri (duhani, misri) të mos shkojë kot.
- 6. Në erë, në tym, kuturu; pa kuptim. Kot më kot. Ia këputi kot. Flet kot (i sëmuri) flet përçart.
- 7. bised. Përd. mb. vet. f. sipas kuptimeve 1, 3, 6 të ndajfoljes. Punë kote. Jetë kote. Fjalë (llafe) kote. Lëvizje kote.
- Merr kot shih te MARR.
KOT kal.
- (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më bën që të mbyll sytë e të më varet koka duke qenë ndenjur, më bën që të dremit; më vë në gjumë. Më koti gjumi.