Jump to content

grackë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

grackë f.

  1. Mjet i ndërtuar në mënyra të ndryshme, që përdoret për të zënë kafshë të egra, zogj, minj etj.; kurth, çark. Grackë për të zënë zogj. Ngre një grackë. Zë me grackë.
  2. fig. Dredhi që i kurdiset dikujt pas shpine me keqdashje për ta vënë në një gjendje të rrezikshme a të vështirë; kurth. Ra në grackë. E shtiu (e futi) në grackë. Kurdisi një grackë. Shpëtoi nga gracka.