bërryl
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]Bërryl m.sh. -
- Vendi ku përthyhet krahu, ana e jashtme e nyjës ku lidhet llëra me pjesën e poshtme të krahut; pjesë e mëngës së një rrobe, që mbulon këtë vend të krahut. Mbështetem (ngrihem) mbi bërryla. Vë bërrylat. I bie (e shtyj) me bërryl. I dolën bërrylat. Çau rrugën me bërryla. Përvesh mëngët deri në bërryl. Arnoi (qepi) bërrylin.
- Kthesë rruge ose lumi, dredhë. Bërryl rruge (shtegu, lumi). Prapa bërrylit. Bën bërryl.
- Copë gypi e përkulur në mes, që shërben për të lidhur në kthesë gypat e tjerë. Bërryli i sobës. Bërrylat e gypave. Bërryla uji. I vë bërryl.
- Bërryl më bërryl shumë afër, pranë njëri-tjetrit, përbri, krah për krah. U bë bërryl (tapë, thumb, xurxull, fushë, karroqe, livadh) shih te bëhem. E ka në bërryl dikë nuk e përfill fare. I vuri bërrylin dikujt e mënjanoi nga një fushë veprimtarie me anë të forcës, e largoi me forcë e pa të drejtë. Çau me bërryla zuri një pozitë më të lartë duke mënjanuar e duke dëmtuar të tjerët. Flet me bërryl është dredharak, është i djallëzuar. I tregoi (i ktheu, i drejtoi) bërrylin dikujt shih tek tregoj. I ka futur duart deri në bërryl keq. ka ndërhyrë shumë në punët e një tjetri. Shoku njihet në bërryla fj.u. shoku a miku i vërtetë njihet në çaste të vështira, kur dikush ndodhet ngushtë!.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0