artistik
Appearance
Artistik mb. -
- Që ka të bëjë me artin, i artit; që riprodhon jetën në art, që krijohet sipas kërkesave të artit. Letërsi artistike. Film artistik. Vepër artistike. Krijimtaria artistike. Pasqyrim artistik. Formë artistike. Figurë artistike. Mjeshtëri artistike. Niveli artistik.
- Që ka të bëjë me veprimtarinë në fushën e artit; që ka lidhje me veprat e artit dhe me ekzekutimin e tyre; që përgatit artistë. Lëvizja artistike amatore. Shfaqje artistike. Veprimtaria (jeta) artistike. Ansambël artistik. Shkollë artistike. Liceu artistik. Trupë artistike. Udhëheqës artistik. Program artistik.
- Që ka të bëjë me rrokjen e me ndijimin e së bukurës në art e në jetë; që lidhet me mjeshtërinë në një fushë të artit. Shije artistike. Pjekuri artistike.
- Që është veti e njerëzve me prirje në fushën e artit; që ka të bëjë me artistët, i artistëve. Sy artistik. Talent artistik. Prirje artistike.
- Që ka elemente të artit, që ka vlera arti, që është i bukur e i harmonishëm. Gjimnastikë artistike. Koncert i fjalës artistike.
- Që ka të bëjë me prodhime të artit të zbatuar; që është punuar me mjeshtëri e bukur. Qilim artistik. Fotografi artistike. Punime artistike. Ndërmarrja e prodhimeve artistike.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0