Jump to content

derr

Nga Wiktionary

DERR m.

1. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin, dhjamin e kreshtën; mashkulli i kësaj kafshe. Derr i bardhë (i zi). Derr i egër derr me kreshtë të murrme, që jeton në tufë nëpër pyje. Derr pylli derr i egër. Mish (dhjamë) derri. Qime (kreshtë, lëkurë, kofshë, kokë, këmbë, bërxolla) derri. Fermë (thark) derrash. Rritës (bari) derrash. Fruthi i derrave. veter. Tifoja e derrave. veter. Ushqim për derrat. Ruan derrat. Është bërë sa një derr. Ha si derr. E ka kokën sa të derrit. Zhgërryhet (gërhin) si derr.

2. Mishi i kësaj kafshe, që përdoret për ushqim; copë mishi nga kjo kafshë (e zier, e pjekur etj.). Derr i skuqur (i pjekur, i tymosur).

3. fig. bised. keq. Njeri shumë i trashë dhe i majmur; njeri që nuk e mban veten pastër; njeri i trashë nga mendja e kokëfortë; njeri i ndyrë e i keq, maskara. Gjithë ai derr. Derr me zile njeri shumë i trashë nga mendja e i neveritshëm. Si nuk e kupton, derri. Bjeri, derrit!

4. fig. bised. Njeri shumë këmbëngulës, i fortë e kryeneç. S'do t'ia dijë fare, derri!

5. përd. mb. bised. Shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha. Një derr lopatë. Një derr shkëmbi. Një derr hunde. Një derr vape. Derr pune.

  • U bë derr u mërzit shumë, plasi nga mërzia. M'u bë derr dikush a diçka m'u neverit, s'e shoh dot me sy. Iu bë shpirti derr (gomar) u mërzit shumë nga dikush a nga diçka, s'e duron dot më. Çorbë derri shih te ÇORB/Ë,~A. Derr në thes keq. shih te THES,~I. Si derri (si pata) në gjetkëz shih te GJETKËZ,~A. Si derri në thark shumë i mërzitur. Jetë derrash jetë e rëndë, jetë e ndyrë. Është kripë derri shih te KRIP/Ë, ~A. Mëlçi (zorrë) derri diçka pa ndonjë vlerë të madhe, gjë që nuk përfillet. Pëlcet derri është shumë vapë, është vapë e padurueshme. Pëlcet derrin dikush a diçka të fryn e të zemëron pa masë; të mërzit shumë. Punon si derr punon shumë, i qepet e s'i ndahet punës, punon derrçe. Një qime derri shih te QIM/E,~JA. Stallë (thark) derrash keq. dhomë, sallë etj. e fëlliqur, e mbajtur shumë keq. Derri do plumb fj. u. armiku duhet asgjësuar me mënyra e me mjete të forta, nuk ka mëshirë për armikun; e keqja duhet zhdukur menjëherë e me rrënjë. Nuk ka pyll pa derra fj. u. bashkë me të mirat do të gjesh edhe ndonjë gjë të keqe; s'janë të gjithë të mirë, midis shumë të mirëve ka edhe ndonjë të keq. Mori derr dosa shih te MARR 33. Shkul një qime nga një derr (shkul një gur nga një mur) shih te SHKUL. I thotë (i thërret) derrit dajë thjeshtligj. shih te DAJ/Ë, ~A. Kur të hipë derri (gomari) në fik (në majë të fikut) thjeshtligj. shih te GOMAR,~I. Hyn derri e dosa keq. hyn e del gjithkush si në një shtëpi pa zot, është han me shtatë porta. Të gjithë derrat një turi kanë fj. u. njerëzit e këqij të gjithë njëlloj janë, pavarësisht nga ndonjë dallim i vogël midis tyre. Nuk fshihet derri në thes fj. u. nuk mund të fshihet a të mbulohet e vërteta. Ku di derri këmborë mospërf. thuhet për dikë që nuk merr vesh nga një punë a nuk kupton dot përse bëhet fjalë ose për dikë që nuk di të vlerësojë diçka të mirë; ku di dhia ç'është tagjia. Vath i florinjtë në vesh të derrit shih te FLORINJTË (i, e). Bar derri bot. shih te BAR,~I 1. Bukë derri bot. shih te BUK/Ë,~A. Kërpudhë derri bot. shih te KËRPUDH/Ë,~A. Lule derri bot. shih te LUL/E,~JA. Shiriti i derrit veter., mjek. shih te SHIRIT,~I 3.