Dell
DELL m.
1. anal. Bashkim indesh fijore të forta, në trajtë tejze të zgjatur, që lidh muskujt me eshtrat në kyçet ose në vendin ku nguliten, gilcë; tejzë e bardhë, e fortë dhe e epshme, që lidh eshtra ose organe të veçanta të trupit të frymorëve. Delli i qafës (i krahut). Delli i këmbës. Delli i thembrës delli i trashë e i shtypur që gjendet në pjesën e prapme të këmbës, mbi thembër.
2. mat., bot., gjeol. bised. Damar. Delli i gjakut. Delli i ballit (i dorës). Delli i shpretkës enë gjaku që gjendet nën gjuhë. Dejtë e gjethes. Dell qymyrguri (nafte). I dolën (iu frynë) dejtë. I rreh delli i rreh pulsi.
3. anat., bised. Nerv. Delli i të parit (i të dëgjuarit).
4. bised. Degë e vogël e një lumi; përrua me pak ujë, rrëke; vijë uji. Delli i lumit. Rridhte (dilte) një dell.
5. tek. Damari i kabllos; pjesa e përcjellësit që lidhet me njërin prej dy poleve. Dell shumëfijësh. Dell përcjellës. Dell bakri (alumini). U këput delli.
6. fig. shut DAMAR,~I 7-10. Dell pas delli. Jemi një dell me të. Dejtë e ekonomisë. Dell poetik (satirik). Ka dell për muzikë. Njeri me dej. I kërceu delli. Është (e gjeta) në dell të mirë (të keq). Plasi delli i qejfit (i gazit).
7. përd. ndajf. Si i ngrirë, akull. I rrinë rrobat dell.
- I kërceu (i hipi, iu ngrit) delli i ballit
a) u inatos, u zemërua, mori inat menjëherë, i kërceu damari;
b) iu tek, i hipi në kokë për diçka. I ka plasur delli (damari) i ballit (i marres) keq. shih te DAMAR,~I. E ka qafën me një dell është shumë i dobët, mezi mbahet në këmbë; është me një fije shpirt, është duke vdekur. E ka një dell (damar) marrëzie (marrie) shih te DAMAR,~I. Këputtë dellin e qafës! mallk. vdektë! Gjethe (fletë, bar) delli bot. shih te GJETH/E,~JA.