njohje
Appearance
NJOHJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NJOH, NJIHEM. Njohje zyrtare. Njohja e jetës. Njohja e ligjeve (e rregulloreve, e urdhëresave). Njohja e barazisë. Njohja e atësisë. Njohja e të drejtave. Njohja e një qeverie. Njohja e teknikës. Njohja me punën e dikujt. Martesë me njohje.
- 2. Ajo që arrijmë kur njohim diçka, dija që fitojmë për diçka kur e njohim. Njohje e thellë (e mirë, e cekët, e sipërfaqshme). Njohje shkencore.
- 3. filoz. Pasqyrimi e riprodhimi i botës objektive në ndërgjegjen e njeriut dhe depërtimi në ligjësoritë e kësaj bote, si proces që kushtëzohet nga ligjet e zhvillimit shoqëror e që lidhet ngushtë me praktikën. Njohja njerëzore. Njohje racionale. Teoria e njohjes pjesë përbërëse e filozofisë, që studion procesin e njohjes së botës objektive, burimet e dijes njerëzore, format nëpërmjet të cilave arrihen këto dije dhe saktësinë a vërtetësinë e tyre. Procesi i njohjes. Format e njohjes. Shkalla e njohjes.
- 4. Dikush me të cilin njihemi, të dhënat që kemi për të, si edhe marrëdhëniet shoqërore që kemi. Njohje të vjetra.