Plutarku
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Plutarku (46 pas Krishtit - 120 pas Krishtit) është historian dhe filozof grek, moralist i shquar dhe një nga njerëzit më të ditur të kohës së tij.
Thënie
[Redakto]- Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur gjallë.
- Nuk kam nevojë për një mik që ndryshon kur unë ndryshoj, dhe pohon me kokë kur unë pohoj me kokë; hija ime e bën shumë më mirë këtë gjë.
- Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.
- Po të mos ishte Aleksandri, do të doja të isha Diogjeni.
- Fuqia e burrit nuk është të mos bëjë gabime; prej gabimeve, të mirët dhe të mençurit fitojnë urtësi për të ardhmen.
- Te fjalët mund të shohësh gjendjen mendore, karakterin dhe disponueshmërinë e atij që po flet.
- Është vërtet gjë e mirë që të kesh prejardhjen e duhur, por sido që të jetë, lavdia është e paraardhësve tanë.
- Burimi dhe rrënjët e ndershmërisë dhe virtytit qëndrojnë tek edukimi.
- Mos i fol për lumturinë tënde, dikujt që është më pak fatlum se ti.
- Duhet të dish si të dëgjosh. Kështu do të përfitosh edhe prej atyre që flasin keq.
- Heshtja në momentin e duhur është mençuri dhe është më e mirë sesa çdo fjalim.
- Ata që synojnë të bëjnë gjëra të mëdha, duhet që edhe të vuajnë shumë.
- Një mungesë ekuilibri mes të pasurve dhe të varfërve, është e meta më e madhe e të gjithë republikave.
- Fati udhëheq atë që e ndjek dhe e tërheq zvarrë atë që i reziston.
- Shumë pak vese janë më se të mjaftueshme për të errësuar shumë virtyte.
- Të gjithë burrat, kur janë zgjuar, janë në një botë të përbashkët; por gjithsecili prej tyre, në gjumë, është në botën e tij.
- Kuraja qëndron në qendër, mes burracakërisë dhe vrazhdësisë. E para është kurajë e mangët, e dyta është kurajë e tepërt.
- Unë më parë do të shkëlqeja në dijeni të asaj që është e shkëlqyer, sesa në shtrirjen e pushtetit tim dhe pasurinë.
- Le të vëzhgojmë me kujdes cilësitë e mira ku armiqtë tanë shquhen ndaj nesh dhe të përpiqemi t'ua kalojmë, duke shmangur atë që është e gabuar dhe duke imituar atë që është e shkëlqyer tek ata.
- Mjekësia, për të prodhuar shëndet, duhet të shqyrtojë sëmundjet dhe muzika, për të krijuar harmoni, duhet të hetojë çakorde.
- Zakonet morale, të shtyra nga praktikat publike, janë shumë më të shpejta për të marrë rrugën e tyre në jetën e njerëzve privatë, se sa të metat dhe gabimet e individëve që janë duke e infektuar qytetin në përgjithësi.
- Mos e fajëso, as mos e lavdëro veten.
- Asgjë nuk është e vështirë ta drejtosh sa një njeri në prosperitet, asgjë më e lehtë të menaxhohet sa një njeri që është në fatkeqësi.
- Piktura është poezi e heshtur dhe poezia është pikturë që flet.
- Këmbëngulja është më mbizotëruese se dhuna; dhe mund shumë gjëra, të cilat nuk mund të tejkalohen kur janë së bashku, dorëzohen kur merren pak nga pak.
- Neglizhimi i së mirës nuk është më pak i dënueshëm se kryerja e së keqes.
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referimet
[Redakto]Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]