Zona Neutrale e Junikut
Zona Neutrale e Junikut (1921 – 1923) ishte një zonë kufitare neutrale e çmilitarizuar midis Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Principatës së Shqipërisë .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Themelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zona neutrale u krijua në nëntor 1921 nga autoriteti i Lidhjes së Kombeve pas mosmarrëveshjeve kufitare midis dy vendeve dhe ndërhyrjeve të shpeshta ushtarake nga pala jugosllave që nga viti 1918 në palën shqiptare si dhe përleshjeve të vazhdueshme midis guerrilasve shqiptarë dhe ushtrisë jugosllave. . [1] Zona përfshinte disa fshatra përreth Junikut dhe Malësisë së Gjakovës përgjatë kufirit të Kosovës me Shqipërinë (atëherë pjesë e Prefekturës së Kosovës). Zona përbëhej nga këto fshatra: Junik, Mulliq, Batushë, Brovinë, Ponoshec, Babaj i Bokës, Popoc, Shishman dhe Koshare. [2] Përveç Junikut, pjesa tjetër sot korrespondon me fshatrat kufitare të Rrethit të Gjakovës .
Në vazhdim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zona Neutrale e Junikut ishte praktikisht autonome, e sunduar nga bajraktarë vendas dhe vetëm nga Kanuni . [3]Pavarësisht synimit, zona shërbeu si një zonë tampon për guerilët kaçakë dhe ishte një pikënisje për rebelimet e njëpasnjëshme shqiptare të organizuara nga viti 1921 deri në vitin 1924 në Kosovë. Përreth Junikut u vendosën shumë çeta shqiptare të cilat edhe nisën ofensivën kundër ushtrive serbe duke filluar që andej. [4] Aty u vendos Azem Galica me njerëzit e tij dhe pak më vonë iu bashkua edhe Hasan Prishtina . [5] Krahas sulmeve ndaj ushtrisë serbe, Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës organizoi kryengritje kundër qeverive të Tiranës të kontrolluara nga Zogu, dhe ku kjo e fundit ishte armiku i betuar i Komitetit të Kosovës dhe irredentistëve kosovarë . Udhëheqësit e Komitetit të Kosovës si Hasan Prishtina, Bajram e Hysni Curri dhe Azem Galica iniciuan më shumë se një herë sulme kundër ushtrive dhe autoriteteve shqiptare të vendosura aty pranë. Dy më kryesoret ishin Rebelimi Shqiptar i vitit 1922, [6] dhe tjetri tentativa në janar 1923. Gjatë tentativës së fundit, nga njerëzit e Galicës u vra Beqir Vokshi, një ish-anëtar i Komitetit, i cili së fundmi u regjistrua si oficer i ushtrisë shqiptare . Vokshi po përpiqej të bindte popullsinë e Junikut që të mos mbështeste sulmet e fundit guerile në rajonin e Krumës dhe Tropojës . [7] [8] [9]
Shpërbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të janarit 1923, kryengritësit kishin marrë një ofensivë mbi Tropojën, e ndjekur nga një ofensivë tjetër më e gjerë në rrethin e Hasit . Ata kishin rrethuar Krumën që ishte qendër e Prefekturës së Kosovës, ku kishin sulmuar stacionet e xhandarmërisë shqiptare në Nikaj-Mërtur dhe kishin mbërritur buzë lumit Drin . Luftimet më të ashpra u zhvilluan në afërsi të qytetit të Krumës, i cili u sulmua nga dy anët nga guerilët e Çetës së Azem Galicës dhe Sadik Ramës .Pas këtyre ngjarjeve, vetë Ahmet Zogu urdhëroi një ofensivë të madhe kundër këtyre njësive të armatosura. Pas shtyrjes së kryengritësve në Zonën Neutrale të Junikut, në fund të janarit të vitit 1923, njësitë e ushtrisë shqiptare hynë në Junik. Kaçakët u larguan nga zona dhe u futën brenda territorit të Kosovës. Më vonë, Zona Neutrale e Junikut iu dorëzua jugosllavëve dhe u krijua një patrullim i përbashkët kufitar. Ushtria jugosllave dogji shtëpitë që kishin shërbyer si bazë për njësitë e armatosura kaçake duke ekzekutuar rreth 60 persona. [10] Në shkurt të vitit 1923, Zona Neutrale e Junikut pushoi së ekzistuari. [11]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kristaq Prifti (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave e RSH) (1993). The truth on Kosova. Encyclopaedia Publishing House. fq. 163. OCLC 30135036.
The intervention of the League of Nations brought about the formation of a "neutral zone" of Junik in November 1921. Within the creating of the "neutral zone" of Junik, the military reduced the intensity of its actions...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bedri Tahiri (2008-08-02), Hasan Prishtina, truri i levizjes kombetare shqiptare (1908- 1933), Prishtina: Pashtriku.de, marrë më 2014-02-18,
Ky territor i lirë përfshinte këto fshatra: Junik, Mulliq, Batushë, Brovinë, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare
- ^ Bedri Tahiri (2008-08-02), Hasan Prishtina, truri i levizjes kombetare shqiptare (1908- 1933), Prishtina: Pashtriku.de, marrë më 2014-02-18,
Në të u vendos pushteti nga ana e popullit vendës, nga shqiptarët dhe gëzonte autonomi të plotë.
- ^ Ivo Banac (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Cornell University Press. fq. 305. ISBN 978-0801494932.
...within the neutral frontier zone toward Yugoslavia, where, notably at Junik, the KK and Bejta had their basis.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bedri Tahiri (2008-08-02), Hasan Prishtina, truri i levizjes kombetare shqiptare (1908- 1933), Prishtina: Pashtriku.de, marrë më 2014-02-18,
Si shumica e çetave kaçake, edhe Çeta e Azemit kaloi atje. Me veti i kishte edhe dy gratë: Shotën e Zojën dhe u vendos në shtëpinë e Tafë Hoxhës. Nuk kaloi shumë kohë e në Zonën Neutrale të Junikut erdhi edhe Hasan Prishtina që u vendos te Salih Bajrami-Berisha.
- ^ Ivo Banac (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Cornell University Press. fq. 305. ISBN 978-0801494932.
In March 1922, Bajram Curri, Hasan Bej Prishtina, and Elez Jusufi, and important kacak leader, tried to overthrow the government in Tirana, but failed.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ajet Haxhiu (1982), Shota dhe Azem Galica, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 194–197, OCLC 255488782,
...më 14 shkurt 1921, kryetari i Komitetit, Hoxha Kadri Prishtina, njoftonte se lutja e Beqir Vokshit për dorëheqje si anëtar i qendrës së Komitetit pranohej...[on 14 February 1921, Hoxha Kadri Prishtina, announced that the resignation of Beqir Vokshi as a member of Committee Center was accepted...]
Shkaku i vrasjes eshte se Beqir Vokshi ne rastin e levizjes qe u be kunder Krumes kishte pase mberrite me e ndalu popullin e "Zones Neutrale" nga te marrunit pjese...[The motive of the assassination is that Beqir Vokshi in the case of the movement against Kruma had managed to stop the population of the "Neutral Zone" from participating...]{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gjurmime Albanologjike. Seria e shkencave historike. Prishtina: Instituti Albanologjik i Prishtinës. 1982. fq. 232–233. ISSN 0436-0273. OCLC 1461456.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leon Moll, Çlirim i Shkupit: Fjalë e re na ra në Shkodër, thanë se vranë Zefin e Vogël, Media Independent
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Plani Zhvillimor Urban JUNIKU 2023+, Municipality of Junik, qershor 2009, fq. 22, arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016, marrë më 2014-02-18,
Si rezultat i rezistencës dhe luftërave kundër pushtuesit në dhjetor 1921 deri në shkurt 1923 u formua Zona Neutrale e Junikut, ku gjetën strehë dhe përkrahje shumë kryengritës dhe luftëtarë kundër pushtuesit serbo-malazez. Pas kësaj Juniku përjetoi një tragjedi të rëndë. Kështu në vitin 1923 serbët dogjën 12 shtëpi, vranë 60 burra dhe plaçkitën fshatin.
- ^ Noel Malkolm (FAMA International) (2004), Kosovo: a chain of causes 1225 B.C. - 1991 and consequences 1991-1999, Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, ISBN 9788672080988, OCLC 244121915,
and at the end of January 1923 he sent the Albanian army into the Junik 'neutral zone', driving out all the kacaks and setting up joint Albanian- Yugoslav patrols to stop them from coming back.
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)