Jump to content

Vllaznim Bashkimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vllaznim Bashkim (serbo-kroatisht: Братство и јединство Bratstvo i jedinstvo) thirrej kryemotoja e propagandes socialiste komuniste të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Nën këtë moto tentohej të ngritej një shoqëri multi-kulturore e disa popujve të cilët jetonin në brendi të kufinjëve të Jugosllavisë së dalur si marrveshje e fuqive të mëdha në Jaltë. Për këtë qëllim anë e mbanë Jugosllavisë ndërtoheshin monumente, e ngriteshin funksione të makineris propagandistike që propagandonin urat në mes të popujve. Ndër simbolet më të vequara të ngritura në teritorin e Kosovës është monumenti "Boro Ramizi" në Landrovicë si dhe monumenti i Vllaznim Bashkimit në Prishtinë, i cili ishte edhe simbol me të cilin përfundonte emitimin e programit Radio Televizioni i Prishtinës.