Ura e Mirkadimit
Ura e Mirkadimit | |
---|---|
মীরকাদিম সেতু | |
Emra alternativ | Ura e Polghatës ose Ura Panam Polghata |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Urë |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Rruga Abdullahpur, kanali i Mirkadimit, katundi Polghata, upazila Tonxhibari, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°32′53″N 90°28′38″E / 23.548080°N 90.477274°E |
Lartësia | 30 ft (9.1 m) |
Përfundimi | 1757-1800 |
Lartësia | 30 ft (9.1 m) |
Ura e Polghatës ose Ura e Mirkadimit është një monument i vjetër mbi kanali i Mirkadimit, e vendosur në një vend të quajtur Rampal në rrugën Abdullahpur të fshatit Panam Polghata, upazila Tonxhibari e distriktit të Munshiganxhit, që është një monument arkeologjik në divizionionin e Dhakës në Bangladesh.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Data e saktë e ndërtimi të urës nuk dihet, por besohet se është ndërtuar mes viteve 1757 dhe 1800 nga Mir Xhumla gjatë Periudhës Mogule. Banorët vendas e njohin atë si Ura e Polghatës. Banorët vendas tregojnë shumë legjenda dhe mite për të, p.sh.: se ajo është ndërtuar nga zogj-xhinde, se ajo është ndërtuar në sekret, se atë e ndërtuan qënie të padukshme gjatë natës së Baisakhi Purnimas etj.[2]
Gjatë Periudhës Mogule, në Bengal u ndërtuan shumë ura. Mir Xhumla, subahdari (guvernatori) i Bengalit gjatë mbretërimit të Aurangzebit ndërtoi dy ura për të përmirësuar komunikimin nga Fortesa e Idrakpurit në Fortesën e Musa Khanit në Dohar. Njëra prej tyre është Ura e Mirkadimit, ndërsa tjetra është "Ura Talta", që u hodh në erë nga një bombë angleze gjatë Luftës së Dytë Botërore.[2]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Panam Polghata ndodhet në upazilën Tonxhibari, gjendet 8 km (5.0 mi) në veri-perëndim të qytetit të Munshiganxhit. Ura e Mirkadimit gjendet në fshatin Panam Polghata në kanalin e Mirkadimit, hendekut kufitar të qytetit të vjetër të rrënuar të Bikramapurit. Ajo ka saktësisht të njëjtën pamje si Ura e Panamit e vendosur në Sonargaon, megjithëse Ura e Mirkadimit është më e gjatë. Ajo është 52.42 m (57.33 yd) e gjatë[3], 30 ft (9.1 m) e lartë dhe 16.6 ft (5.1 m) e gjerë. Trashësia e mureve të urës është shumë e madhe, 5.5 ft (1.7 m).[2]
Ajo ka tre harqe, ku harku i mesëm është më i madh. Përmes këtij harku mund të kalojnë akoma varkat. Gjatë stinës së shirave, uji poshtë urës arrin deri në strukturën e urës, ndërsa në stinën e thatë, pjesa e poshtme e saj e këmbëve të saj del në sipërfaqe. Për ndërtimin e saj është përdorur gëlqere surki. Modeli i saj është modifikuar mjaft për shkak të rinovimit në kohë të ndryshme të saj. Tashmë ura mirëmbahet nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.[4]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ura e Panamit
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Zamindar Bari i Baliparës
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Zamindar Bari i Delduarit
- Zamindar Bari i Hemnagarit
- Zamindar Bari i Pakutias
- Zamindar Bari Çoudhuri i Nagarpurit
- Zamindar Bari i Maherës
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Historia e Bengalit
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Khandakar Mahmudul Hasan (2018). Prachin Banglar Anache Kanache (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 176.
- ^ a b c S. M. Eftakher Alam; Shahriar Hasan Mridha Ratul (prill 2020). "Establishment of Historical Bridges in Bengal: Alignment Exploration with Contextual Geography". Interantional Journal of Engineering, Applied and Management Sciences Paradigms (IJEAM) (në anglisht). 54 (11): 11–29. ISSN 2320-6608.
- ^ Khandakar Mahmudul Hasan. Banglar Purakirtir Shondhane (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 63.
- ^ "Top 5 Historical Bridges in Bangladesh". bd-info.com (në anglisht). 16 maj 2023.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- S. M. Eftakher Alam; Shahriar Hasan Mridha Ratul (prill 2020). "Establishment of Historical Bridges in Bengal: Alignment Exploration with Contextual Geography". Interantional Journal of Engineering, Applied and Management Sciences Paradigms (IJEAM) (në anglisht). 54 (11): 11–29. ISSN 2320-6608.
- Khandakar Mahmudul Hasan (2018). Prachin Banglar Anache Kanache (në bengalisht). Pearl Publications. isbn-13 9789849328390.
- Khandakar Mahmudul Hasan. Banglar Purakirtir Shondhane (në bengalisht). Pearl Publications.