Tanzania
6°18′25″S 34°51′14″E / 6.307°S 34.854°E
Jamhuri ya Muungano wa Tanzania
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: Uhuru na Umoja (Gj. Su.: Paqe dhe Bashkim) | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Tanzania ndodhet në pjesën jugore të Afrikës dhe në pjesë lindore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Indian. Kufirit tokësor i Tanzanisë përshkohet nga kufiri në veri me Ugandën e Keninë, në jug me Mozambikun e Malevinë, në jug-perëndim me Zambian, në perëndim me RD të Kongos, në veri perëndim me Burundin e Ruandën.
Republika Federale e Tanzanisë zë një hapësirë në Afrikën Lindore pranë Oqeanit Indian, prej 945 087 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 30,54 milion banorë. Për kryeqytet ka Dodomën (Dodoma) ndërsa për kryeqendër të qeveris ka qytetin Daresalamin (Daressalam), për gjuhë zyrtare shtetërore ka gjuhen e quajtur suhaeli, ndërsa gjuhë tjetër zyrtare është edhe anglishtja.
Të krishterët përbëjnë 39% të popullsisë pas të cilëve për nga përqindja vijnë myslimanët me rreth 35% dhe besimtarët e besimeve tradicionale Afrikane. Sipas kushtetutës së nxjerr më 1977 dhe ndryshimet e fundit të miratuar më 1994, Tanzania është një republikë federale presidenciale.
Tanzania përfshinë bregdetin dhe para ishujt Zanzibar dhe Pemba si dhe tokat e njohura si Tanxhangjika (Tangnjika).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hapësira u sot gjendet Tanzania nga diku 1500 ishte nën kontrollin portugezë, kontroll të cilin më 1650 e muarrën arabët myslimanë. Në vitin 1890 gjermanët territorin e Tanzanisë e shpallin si "zonë të mbrojtur" (shucgebitë) të Afrikës lindore gjermane. Pjesa kryesore e kësaj zone nga 1922-ta bie nën mandatin e Lidhjes së Kombeve nën emrin Taxhangjika (int. Tanganjika), më 1946 nën "Troje të besuar OKB-së" administrohet nga britanikët. Që nga 1961-ta është e njohur si Taxhangjika, shtet i pavarur dhe më 1964 bashkohet me Zanzibarin dhe Pembanë në Republikat e Bashkuara të Tanzanisë. Ky shtet i republikave të bashkuara pas vitit 1967 fillon të ndjek format themelore të politikës dhe ekonomisë socialiste. Politik nga e cila pas viteve 1990-të fillon të largohet. Nga 1995 president të shtetit ka pasë B. V. Mkapa (B. W. Mkapa)
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kyesorë : Gjeografia e Tanzanisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Tanzanisë 945,087 km2 prej së cilës 59,050 km2 janë ujë. Tanzania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 ‘‘‘J’’’, 35 00 ‘‘‘L’’’.
Tanzania ka një vijë bregdetare 1,424 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,861 km që e ndanë atë nga : Burundi 451 km, Republika Demokratike e Kongos 459 km, Kenia 769 km, Malevia 475 km, Mozambiku 756 km, Ruanda 217 km, Uganda 396 km dhe Zambia 338 km
Klima në Tanzani është e ndryshueshme. tropikale përgjatë bregdetit dhe mesatare në malet e brendshme.
Relievi i Tanzanisë është i ulët e i rrafshët përgjatë bregdetit që ngjitet në rrafshnaltë dhe përfundon me malet e bjeshkë në veri dhe jug. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,895 metrave në majën Kilimanxharo (ang.: Kilimanjaro ).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bujqesia mbulon me shume se 40% te prodhimit, puneson 80% te njerezve dhe jep 85% te eksporteve. Kulturat ne te rendesishme perfshijne kafen, cajin, misrin, grurin, orizin, melin, pambukun, fasulen, pataten etj. Industria e tekstileve, vajrave, sheqerit, birres, mobiljeve, gomes e cimentos jane veorimtarite kryesore. Turizmi eshte dege mjaft fitimpruese. Afro 40% e siperfaqes egte e mbrojtur nga shteti.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :