Jump to content

Republika Autonome e Nahçivanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Naxçıvan Muxtar Respublikası
Flag of Republika Autonome e Nahçivanit
Flamuri
Coat of arms e Republika Autonome e Nahçivanit
Stema
KryeqytetiNahçivani
Gjuhët zyrtareAzerisht
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë
Popullsia
• Përllogaritje
459,600
Të dhëna të tjera
Zona kohoreUTC+4 (AZT)

Republika Autonome e Nahçivanit (Azerisht: Naxçıvan Muxtar Respublikası) është një eksklavë pa dalje në det e Republikës së Azerbajxhanit. Rajoni mbulon 5,502.75 km2 me një popullsi prej 459,600 në kufi me Armeninë në lindje dhe veri, Iranin në jug dhe perëndim, dhe Turqinë në veriperëndim.

Zona që tani është Nakçivani u bë pjesë e Iranit Safavid në shekullin e 16 -të. Në vitin 1828, pas Luftës së fundit Ruso-Persiane dhe Traktatit të Turkmençajit, Hanllëku e Nahçivanit kaloi nga Irani në zotërim të Rusisë Perandorake. Pas Revolucionit të Shkurtit 1917, Nahçivani dhe rajoni përreth tij ishin nën autoritetin e Komitetit Special TranskaukazianQeverisë së Përkohshme Ruse dhe më pas të Republikës Federative Demokratike Transkaukaziane jetëshkurtër.

Republika Autonome e Nahçivanit është një zonë autonome e Azerbajxhanit, e qeverisur nga legjislatura e saj e zgjedhur. Kryeqyteti administrativ është Nahçivani. Siç është deklaruar me kushtetutën e Republikës Autonome të Nahçivanit, simbolet dhe himni shtetëror janë të njëjta të republikës së Azerbajxhanit. Si emri i republikës autonome ashtu edhe kryeqyteti i saj rrjedhin përfundimisht nga armenishtja.

Studiuesi i gjuhës i shekullit 19 Johann Heinrich Hübschmann shkroi se emri "Nakhijevan" në armenisht fjalë për fjalë do të thotë "vendi i prejardhjes" (նախ nax "i pari" & իջեւան ixhevan "vendbanim"), një referencë biblike për zbritjen të Arkës së NoeutMalin Ararat. Tradita armene thotë se Nahçivani u themelua nga Noeu.

Historiani hebre i shekullit të parë Flavio Josefi gjithashtu shkroi për Nahçivanit, duke thënë se emri i tij origjinal "Αποβατηριον, ose Vendi i Prejardhjes, është interpretimi i duhur i emrit armen të këtij qyteti".[1] Hübschmann vuri në dukje, megjithatë, se nuk njihej me atë emër në antikitet dhe se emri i sotëm evoluoi në "Nakhchivan" nga "Naxčawan". Parashtesa "Naxč" rrjedh nga Naxič ose Naxuč (ndoshta një emër personal) dhe "awan" (transkriptimi modern i "avanit" të Hübschmann) në armenisht ësht për "vend, qytet".

Ndarjet administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nëndarjet e Nahçivanit


Nahçivani ndahet në tetë ndarje administrative. Shtatë prej tyre janë raione. Kryeqyteti (şəhər) i Nahçivanit trajtohet veçmas.

Map ref. Ndarja administrative Kryeqyteti Lloji Sipërfaqja (km2) Popullsia (1 gusht 2011)[2] Shënimet
1 Babek (Babək) Babek Distrikt 749,81 66,200 Fillimisht i njohur si Nahçivan; u riemërua pas Babak Horramdin më 1991
2 Julfa (Culfa) Julfa Distrikti 1012,75 43,000
3 Kangarli (Kəngərli) Givraq Distrikt 711,86 28,900 U nda prej Babek në mars 2004
4 Nahçivani (Naxçıvan Şəhər) n/a Komunë 191,82 85,700 U nda nga Nahçivani (Babek) më 1991
5 Ordubad Ordubad Distrikt 994,88 46,500 U nda prej Julfa gjatë Sovjetizimit,[3]
6 Sadarak (Sədərək) Heydarabad District 153,49 14,500 U nda prej Sharur më 1990; de jure përfshin eksklavën Karki në Armeni, e cila është de facto nën kontrollin armen
7 Shahbuz (Şahbuz) Shahbuz Distrikt 838,04[2] 23,400[2] U nda nga Nahçivani (Babek) gjatë Sovjetizmit[3] Territori korrespondon përafërsisht me rrethin Čahuk (Չահուկ) të rajonit historik Syunik brenda Mbretërisë së Armenisë[4]
8 Sharur (Şərur) Sharur Distrikt 847,35[2] 106,600[2] Fillimish u njoh si Bash-Norashen gjatë inkorporimit të tij brenda Bashkimit Sovjetik dhe Iljiçit (pas Vladimir Iljiç Lenin) prej pas-periudhës së Sovjetizmit deri më 1990[3]
Gjithsej 5,500 414,900

Që nga 1 janari 2018, popullsia e Nahçivanit u vlerësua të ishte 452.831. Shumica e popullsisë janë azerbajxhanas, të cilët përbënin 99% të popullsisë në 1999, ndërsa rusët etnikë (0.15%) dhe një pakicë kurdësh (0.6%) përbënin pjesën e mbetur të popullsisë.

Kurdët e Nahçivanit gjenden kryesisht në rrethet Sadarak dhe Teyvaz.[5] Armenët e mbetur u dëbuan nga forcat azerbajxhanase gjatë konfliktit mbi Nagorno-Karabah, si pjesë e shkëmbimit me forcë të popullsisë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sipas një vlerësimi sovjetik të vitit 1932, 85% e zonës ishte rurale, ndërsa vetëm 15% ishte urbane. Kjo përqindje urbane u rrit në 18% në 1939 dhe 27% në 1959. Që nga viti 2011, 127.200 njerëz të popullsisë së përgjithshme të Nakhchivan prej 435.400 jetojnë në zona urbane, duke e bërë përqindjen urbane 29.2% në 2014.[6]

Nahçivani gëzon një Indeks të lartë të Zhvillimit Njerëzor; aftësia e saj socio-ekonomike tejkalon shumë atë të vendeve fqinje përveç Turqisë, si dhe vetë Azerbajxhanit.

Po të ishte një shtet, Nahçivani do të renditej midis Malajzisë (e 62-ta) dhe Mauritiusit (e 63-ta) për IZHNJ-në e tij.[7]

  1. ^ "Chapter 3" (në anglisht). Marrë më 12 qershor 2016.
  2. ^ a b c d e Official portal of Nakhchivan Autonomous Republic :Cities and regions Arkivuar 19 maj 2014 tek Wayback Machine
  3. ^ a b c Hewsen, Robert H (2001). Armenia: A Historical Atlas (në anglisht). Chicago: University of Chicago Press. fq. 266. ISBN 0-226-33228-4.
  4. ^ Hewsen. Armenia: A Historical Atlas, p. 123.
  5. ^ "Kurdish people – Kurds in Azerbaijan – Azerb.com". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2008. Marrë më 5 gusht 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Naxçıvan Muxtar Respublikası üzrə əhalinin sayı və cins üzrə bölgüsü 1" (në azerbajxhanisht). Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
  7. ^ "Technical notes: Calculating the human development indices – graphical presentation" (PDF) (në anglisht). 24 qershor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.