Jump to content

Qefti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qeft
Komunë
Popullsia
 • Gjithsej1.772
Faqja zyrtarewww.comune.chieuti.fg.it

Qeft, (Italisht:Chieuti) është një fshat dhe komunë në Provincën e Foxhias të rajonit të Pulias në Itali i cili është i banuar me arbëreshë. Ai kufizohet në lindje dhe jug me komunën e Serrakapriolës, në perëndim me komunat e Kampomarinos dhe San Martinos së PensilisitProvincës së Kampobasos dhe në veri me Detin Adriatik.

Vendodhja e Komunës së Qeftit në Provincën e Foxhias

Territori i Qeftit përbëhet nga zona ku ndodhej qyteti i lashtë i Cliternia Frentanas, i shkatërruar nga gotët në vitin 495 pas Krishtit.

Midis 1461 dhe 1470 u krijua një bashkësi e madhe e shqiptarëve që erdhën në Pulia në kur Gjergj Kastrioti ndërhyri në mbështetje të Ferrante I të Aragonës kundër Johanit të Anzhuinëve. Gjurmët shqiptare janë ende gjallë në gjuhën dhe kulturën vendore.