Pedagogjia e Valdorfit
Kontinenti | Shkolla | Vendi |
---|---|---|
Afrika | 22 | 5 |
Azia | 61 | 13 |
Europa | 730 | 33 |
Amerika Veriore | 159 (+46)[2] | 6 |
Oqeania | 54 | 2 |
Amerika Jugore | 66 | 6 |
Totali | 1080 (1126) | 65 |
Pedagogjia valdorfiane eshte nje levizje arsimore e cila mbeshtetet ne principet dhe koncepsionet pedagogjike te themeluesit te saj Rudolf Steiner. Kjo levizje zuri fill ne dekaden e dyte te shekullit XX ne Shtutgart, Gjermani.
Perkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedagogjia valdorfiane (eng:Waldorfeducation, ger:Waldorfpädagogik, rus: Вальдорфская педагогика) ose shkolla valdorfiane, e njohur gjithashtu edhe si Shkolla e Steinerit, bazohet në filozofinë pedagogjike të Rudolf Steinerit. Pedagogjia e tij thekson rolin e imagjinatës në procesin mësimor, duke u përpjekur për integrimin e plotë të zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve në mësim. Koncepti i tij mbi arsimin ishte nën ndikimin e pikëpamjeve pedagogjike të pedagogut të shquar gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Johan Fridrih Herbartit,[3]megjithëse Steineri e kritikoi Herbartin për neglizhimin e rëndësisë së edukimit të vullnetit dhe të ndjenjave, në raport me edukimin e intelektit.[4] Esenca e mësimdhënies në valdorf shkollat dhe kopshtet fëmijërore qëndron në edukimin e plote të kokës, zemrës dhe dorës (Eng: Head, Heart and Hand) me të cilën qasje synohet të zhvillohen sferat intelektuale, emocionale si dhe ajo e vullnetit të fëmijëve.[5] [6]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedagogjia dhe shkolla valdorfiane ze fill më 1919, kur Emil Molt, si drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf - Astoria në Shtutgard kërkoi nga Rudolf Steiner që për nevojat e fëmijëve të punetorëve të themelonte dhe të drejtonte një shkollë,[xv] Steineri u pajtua nën këto katër kushte:
- Shkolla duhej të ishte e hapur për të gjithë fëmijët;
- Ajo duhej të ishte koedukative (mikste);
- Ajo duhej të ishte një shkollë e unifikuar me një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë vjetësh; dhe
- Mësuesit, të cilët do të punonin drejtpërdrejt me fëmijët, duhej të merrnin një rol udhëheqës në drejtimin e shkollës, me një minimum të ndërhyrjeve qeveritare apo ekonomike.[8]
Nën këto rrethana, më 7 shtator të vitit 1919 në Shtutgard të Gjermanisë, filloi aktivitetin e saj shkolla e parë e tipit valdorfian. Që nga fillimi i paraqitjes së shkollave valdorfiane vërehet ndikimi i pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges italiane Marije Montesori, ashtu siq vërehen edhe ndikimet e pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges suedeze Ellen Key dhe ndikimi i shkollës së punës të pedagogut gjerman Georg Kershenshtajnerit.[9] Brenda një periudhë prej një dekade, pas themelimit të institucionit të pare valdorfian, u hapën edhe një varg shkollash të tjera valdorfiane si p.sh: Cologne, Gjermani (1921), Shkolla e Lartë në Dornach, Zvicër (1921), King's Langley, Hertfordshire, Angli (1922, Hamburg, Gjermani (1922), Esen, Gjermani (1922) (mbyllur më 1936), Hagë, Holandë (1923), London, Angli (1925), Basel, Zvicër (1926), Oslo, Norvegji (1926), Hanover, Gjermani (1926), Budapest, Hungari (1926), Zurich, Zvicër (1927), Gloucester, Angli (1927), Berlin, Gjermani (1928), New York, SHBA (1928), Vjenë, Austri (1929), Bergen, Norvegji (1929), Dresden, Gjermani (1929). Më vonë institucionet edukative dhe arsimore të tipit valdorfian u hapën edhe në Kanada dhe vende të tjera evropiane dhe më gjërë, si në Spanjë, Turqi, Rusi, Egjipt, Afrikë e Jugut, Australi, Zelandë të Re, Brazil, Indi, Kinë,[10] etj.
Sot në mbarë botën janë rreth 1000 waldorf shkolla të pavarura, rreth 2000 kopshte fëmijësh (kindergarten)[11][12] dhe 646 qendra të arsimit special. Përveq këtyre, në vende të ndryshme të botës, ekzistojnë edhe waldorf shkolla publike.[13] charter shkolla dhe akademi të tipit waldorfian.[14] Këto institucione janë të shpërndara në mbi 60 shtete të ndryshme të botës në 5 kontinente.[15] Disa shkolla valdorfiane kanë qenë dhe janë të lidhura edhe me UNESCO (UNESCO Associated Schools Project Network).[16]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Online Waldorf Library
- Education Section at the Rudolf Steiner Archive, An Online Library
- Gallery of Waldorf student artwork
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Statistics for Waldorf schools worldwide" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 dhjetor 2019. Marrë më 19 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ There are currently 46 US public and charter schools. Alliance for Public Waldorf Education list of schools Arkivuar 3 mars 2017 tek Wayback Machine
- ^ Ullrich, Heiner (2008). Rudolf Steiner. London: Continuum International Pub. Group. pp. 152–154. ISBN 978-0-8264-8419-2.
- ^ Rudolf Steiner, The Spirit of the Waldorf School, Foundation of Waldorf Education, pp. 15 - 23, ISBN 978-0-88010-394-7.
- ^ HANA: Child Development (Charlotte Mason & Waldorf), 7 November 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2873 Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, 12.02.2017
- ^ George S. Morrison: Early Childhood Education Today. Merrill/Pearson, 2009, fq. 161 - 166, ISBN 0-13-500333-4, ISBN 978-0-13-500333-6
- ^ Data drawn from Helmut Zander, Anthroposophie in Deutschland, 2 volumes, Vandenhoeck und Ruprecht Verlag, Göttingen 2007, ISBN 978-3-525-55452-4; Dirk Randall, "Empirische Forschung und Waldorfpädogogik", in H. Paschen (ed.) Erziehungswissenschaftliche Zugänge zur Waldorfpädagogik, 2010 Berlin: Springer 978-3-531-17397-9; "Introduction", Deeper insights in education: the Waldorf approach, Rudolf Steiner Press (December 1983) 978-0880100670. p. vii; L. M. Klasse, Die Waldorfschule und die Grundlagen der Waldorfpädagogik Rudolf Steiners, GRIN Verlag, 2007; Ogletree E J "The Waldorf Schools: An International School System." Headmaster U.S.A., pp8-10 Dec 1979; Heiner Ullrich, Rudolf Steiner, Translated by Janet Duke and Daniel Balestrini, Continuum Library of Educational Thought, v. 11, 2008 ISBN 978-0-8264-8419-2.
- ^ Frequently asked questions Viz. 9.2.2017
- ^ Edita Vuković:Šta je valdorfska pedagogija, Viz. 10.02.2017
- ^ Sa për ilustrim, vetëm në tri vitet e fundit, në Kinë janë hapur mbi 1000 institucione parashkollore të tipit valdorfian. Shih më gjërësisht në: Centar za podršku porodici "Svitac" > Valdorf pedagogija Arkivuar 16 mars 2017 tek Wayback Machine, Viz. 11.02.2017
- ^ Paull, John (2011) Rudolf Steiner and the Oxford Conference: The Birth of Waldorf Education in Britain. European Journal of Educational Studies, 3(1): 53–66.
- ^ Tri prezentime të kurrikulës mësimore të një kopshti fëmijësh të tipit waldorfian: HANA: Kindergarten Curriculum Haul (Waldorf), 21 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2067 Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, 12. 02. 2017; HANA: Waldorf Curriculum (Kindergarten), 23 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2078, 12.02.2017;HANA: Waldorf Kindergarten Curriculum (Seasons), 24 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2081, 12.02.2017
- ^ J. Vasagard, "A different class: the expansion of Steiner schools", Guardian, 25 May 2012
- ^ M. L. Stevens, "The Normalisation of Homeschooling in the USA", Evaluation & Research in Education Volume 17, Issue 2–3, 2003 , pp. 90–100
- ^ Eric Gidseg, "Waldorf education". In Moncrieff Cochran and Rebecca S. New (eds.), Early Childhood Education An International Encyclopedia, v. 4. Praeger (2008), ISBN 0-313-34143-5. pp. 833-835
- ^ Agenda Fact Sheet, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization dated 18 April 2001 The foundation, Friends of Waldorf Education (Freunde der Erziehungskunst), is one of the 26 non-governmental organizations worldwide to maintain official relations with UNESCO. UNESCO Official Relations.