Jump to content

POP3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Post Office Protocol

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kompjuterikë post office protocol është një aplikacion shtesë në protokolin standart të interrnetit që perdoret nga shfrytzuesit apo klientet e email adresave për të dërguar apo ridërguar email-a nga serveret e largët, me te cilët janë te lidhur me lidhjen tcp/ip. Pop dhe Imap (Internet Message access protocol) janë dy protokolet standarde që gjejnë me së shumti perdorim për dergimin e emailave, gjithashtu vlen të theksohet se te gjithë klientet e emailave dhe serveret modern mbështesin të dy modelet.

POP eshte zhvilluar ne disa versione, aktualisht versioni pop3 është version standard. Shumica e ofruesve të sherbimeve te webemail-ave si përshebull hotmail, gmail, yahoo! mail, sigurojnë shërbimet POP3 dhe IMAP.

Post Office Protocol mbështet thjesht shkarkimin dhe fshirjen e kërkesave për qasje në mailboksat e largët ("maildrop"ne POP RFC's). Klientet e POP-it kanë mundesinë që ta ruajnë e-mail-in në server pas shkarkimi, përgjithesisht klientet e POP deri sa janë të konektuar, (kanë qasje në internet) i rifitojnë të gjitha mesazhet, i ruajnë ato si mesazhe të reja ne kompjuteret personal, i fshijne ato nga serveri dhe më pas shkyqen.

Protokolet tjera, veçanerisht IMAP, siguron çasje me komplete dhe me komplekse ne operacionet "mailbox". Shume klientë mbeshtesin POP-in, por edhe IMAP-in, per rifitimin e mesazheve, por operatoret e internetit e favorizojne me shume IMAP-in.

POP3

POP3 dëgjon në portin e njohur për ne 110. Komunikimi i enkriptuar është nje kërkes tjetër pas fillimit të protokolit, përdor STLS komand, dhe mbështetet ose nga POP3S, i cili lidhet me serverin duket përdorur shtesen siguruse të transportit (TSL) ose të(SSL), në TCp portin 995 (Google Gmail). Meseazhi në despozicion të klientit është i fiksuar atë herë kur sesioni i POP-it hap "maildrops", dhe është identifikuar se nga numri i mesazheve lokale të ati sesioni, ose në mënyrë opcionale nga identifikuesit e caktuar në mesazhet nga serveri POP. Ky indentifikues është i veqant dhe i përhershëm në "maildrop" po ashtu lejon klientet të kenë qasje në disa mesazhe ne sesione tjera te POP-it. Mail-i është rifituar dhe shenuar per fshirje nga numri i mesazhit. Kur klienti mbyll këtë sesion mail-i i shënuar për fshirje është larguar nga "maildropi".

Histori

POP (POP1) është specifikuar në RFC 918 (1984), POP2 në RFC 937(1985). Specifikimi origjinal i POP3 në RFC 1081(1988). Specifikimi aktual është RFC 1939. Gjithashtu ështe rifreskuar në mekanizem të zgjeruar RFC 2449 dhe një mekanizem vërtetues në RFC 1734. POP2 ka qenë caktuar në portin 109. Specifikimet origjinale të POP3 mbështesin vetëm mekanizmin për hyrje të pa enkriptuar USER/PASS (shfrytzues/fjalkalim) ose kontrollin për qasje Barkeley.rhosts. Aktualisht POP3 mbështet disa metoda të vertetimit për te siguruar nivele te ndrryshme të mbrojtjes kundër qasjes jo legale të klienteve të emeail-ave. Shumica mbështeten në mekanizmin e zgjeruar të POP3. Klientët e POP3 mbeshtesin metodat e vërtetitmit SASK nëpermjet AUTH së zgjeruar. MIT ATHENA është prodhuar në versionin Kerberized.

Të tjera

RFC 1460 prezantoi APOP në protokolin bërthamë. APOP është protokol (pytje/pergjigjie) i cili përdor funsionin MD5 HASH në tentim për të shmangur sulmet e riperseritshme dhe zbulimin e postimeve sekrete. Klientet implementojnë APOP përfshir Mozilla Thunderbird, Opera Mail, Eudora, KMail, NOvell Evolution, RimArts'Becky!, Windows Live Mail, PowerMail, Apple Mail, Mutt etj.

Joformalisht janë propozuar specifikat për një "POP4", komplet me punen e implementimit të serverit. Ky "POP4" propozon shtimin e nje dosje menaxhuese që mbeshtet shume pjese të mesazhit. Si dhe mbeshtet shum sherbime në protokol te cilat i ofron IMAP e që i mungojnë POP3 akutual. Deri me tani nuk është vrejtur ndonjë përparim në shërbimin e propozuar "POP4" që nga viti 2003.