Offshore leaks
Offshore leaks është emri i një skandal fiskal. Lindi më 4 mars 2013.
Këtë skandal, më i madh fiskal planetar, është bërë publik nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ).
ICIJ ka marrë në zotërim mbi 2,5 milionë dosje që tregojnë llogaritë sekrete dhe transaksionet e fshehta të pasanikëve më të mëdhenj të planetit. Në hetim kanë marrë pjesë 86 gazetarë nga e gjithë bota.
Publikimi i të dhënave ka nisur me llogaritë bankare të disa politikanëve francezë.
“Shumë nga bankat e mëdha, përfshirë këtu UBS, Clardien e Deutsche Bank kanë punuar me agresivitet për t’u mundësuar klientëve të tyre ngritjen e kompanive të mbrojtura nga sekreti në Ishujt e Virgjër dhe parajsa të tjera fiskale”, thuhet në të dhënat e para të raportit të konsorciumit investigativ ICIJ.
Mes personave të pajisur me llogari bankare "offshore" janë rreth 4 mijë amerikanë, por edhe oligarkë rusë, biznesmenë nga Lindja e Mesme dhe politikanë nga e gjithë bota.
Nga Rusia figurojnë edhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të parë Igor Shuvalov, si dhe menaxherë të lartë të kompanive kontraktore ushtarake dhe të burimeve natyrore.