Jump to content

Odise Roshi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Odise Roshi

Roshi me kombëtaren nën-21 në vitin 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëOdise Roshi
Datëlindja (1991-05-22) 22 maj 1991 (33 vjeç)
VendlindjaFier, Shqipëri
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Akhmat Grozny
Numri21
Karriera me të rinjtë
1998–2006Apolonia Fier
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2009Apolonia21(0)
2009–2011Flamurtari51(8)
2011–20121. FC Köln20(1)
2012–2013FSV Frankfurt (huazim)30(2)
2013–2015FSV Frankfurt43(4)
2015–2016Rijeka21(1)
2016–Akhmat Grozny43(2)
Karriera ndërkombëtare
2006–2008Shqipëria U173(0)
2009–2011Shqipëria U218(3)
2011–Shqipëria50(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 gusht 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 qershor 2018

Odise Roshi (lindur më 22 maj 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin rus Akhmat Grozny dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roshi ka lindur në FierShqipërisë. Duke u rritur aty, Roshi u bashkua me klubin e qytetit Apoloninë. Gjatë karrierës së tij në rini, ai shkoi në provë me të rinjtë e Paris Saint-Germainit por dështoi të siguronte një kontratë me ta.[1] Roshi më pas arriti të kalojë skuadrat e moshave të klubit duke shkuar në skuadrën e parë që në moshën 16 vjeçre.

Roshi zhvilloi pesë paraqitje me Apoloninë në sezonin 2006–07. Ai tregoi vlera pavarësisht se skuadra ra në Kategorinë e Parë. Duke fituar kohë të rregullt në këtë kategori, Roshi ishte vendimtar për skuadrën duke e ndihmuar ta mbyllë sezonin në vendin e dytë, duke u ngjitur sërisht në Kategorinë Superiore pas një sezoni mungesë.

Roshi tregoi talentin e tij në Kategorinë Superiore, duke bërë që të fitonte thirrje në kombëtaret e të rinjëve. Ai e ndihmoi Apoloninë ta mbyllte sezonin në mesin e tabelës.

Në merkaton dimërore, Roshi u transferua te Flamurtari. Ai ndihmoi klubin që të fitonte Kupën e Shqipërisë. Gjatë raundeve kualifikuese të Ligës së Europës, Flamurtari u përball në fillim me skocezët e Motherwell. Roshi zhvilloi paraqitje të mira në të dyja ndeshjet duke shënuar një gol në ndeshjen e dytë pavarsisht se Flamurtari u eleminua.[2] Gjatë qëndimit të tij në klub, Roshi zhvilloi 56 paraqitje në të gjitha kompedicionet dhe shënoi 9 gola.

Në fund të sezonit 2010–11, zëra dhe spekullime të ndryshme e lidhnin Roshin me një transferim te klubi bleg Anderlecht,[1] dhe i gjerman 1. FC Köln, të cilat ishin të interesuara për të firmosur me mesfushorin fierak.[3] Drejtori sportiv i klubit Volker Finke deklaroi se Roshi ishte "shumë i talentuar" me një të ardhme premtuese si mesfushor sulmues.

Gjatë sezonit 2011–12, i pari dhe i vetmi i tij me klubin, Roshi zhvilloi 20 paraqitje në ligë, shumicën prej tyre si zëvëndësues. Roshi shënoi golin e parë me klubin në një ndeshje kundër Kaiserslauternit, ku ai shënoi në minutën e 72të vetëm 99 sekonda pasi kishte hyrë në fushën e lojës.[4] Kjo ishte fitorja e parë e Kölnit pas tre humbjeve rresht dhe fitorja e parë kundër Kaiserslauternit pas 22 vitesh.[5][6] Roshi gjithashtu asistoi një gol kundër Nurembergut dy javë më vonë.

Më 6 gusht 2012, u lajmërua se 21 vjeçari Roshi ishte transferuar te FSV Frankfurt në një huazim një vjeçarë, ku aty gjeti patriotin dhe shokun e kombëtares Edmond Kapllani, i cili ishte bashkuar me klubin një muaj më herët.[7] Uwe Stöver, drejtori sportiv i klubit, deklaroi se Roshi i kishte shfaqur kualitetet e tij në sezonin e kaluar me Kölnin në Bundesligë, duke shtuar se ardhja e tij do t'i sillte skuadrës një lojë më sulmuese.[8]

Roshi zhvilloi paraqitje të mira në fillim me skuadrën duke asistuar një gol kundër FC Erzgebirge Aues në ndeshjen e tretë të sezonit. Më 21 shtator, ai shënoi golin e parë me Frankfurtin në ndeshjen kundër FC St.Pauli, e cila u mbyll me fitoren 2–1.[9][10] Ai e shënoi golin me një gjuajtje nga jashtë zone. Më 27 prill 2013, ai shënoi golin e parë për vitin 2013, duke shënuar të dytin e skuadrës në ndeshjen kundër Dynamo Dresden, duke ndihmuar në suksesin 3–1.[11]

Më 4 prill 2014, në munges të patriotit të tij Kapllani, Roshi luajti si sulmues dhe shënoi një gol në minutën e 61të të ndeshjen kundër Aalen, por goli kishte vlerë statistikore pasi Frankfurti do të mposhtej 2–1.[12] Pasi shënoi atë gol, Roshi ishte në formacionin e javës të Bundesligës 2.[13]

Pasi kishte disa probleme muskulare gjatë sezonit 2014–15, më 8 shkurt 2015, Roshi u rikthye dhe shënoi në ndeshjen e javës së 20të kundër 1. FC Nürnberg. Ai luajti në linjën e sulmit sëbashku me algjerianin Mohamed Amine Aoudia duke kontribuar në fitoren 2–1.[14] Ai shënoi sërisht për të dytën herë rresht në ndeshjen e rradhës kundër Red Bull Leipzig shtatë ditë më vonë, duke shënuar golin e vetëm të fitoren 0–1.[15]

Pasi u la i lirë nga Frankfurti pas skadimit të kontratës, më 6 qershor 2015 ai firmosi si një lojtar i lirë për tre vite me klubin e elitës kroate HNK Rijeka, e cila do të luaj edhe në Ligën e Europës në sezonin 2015–16, pasi e mbylli sezonin 2014–15 në vendin e dytë.[16]

Më 21 korrik 2016, Roshi u transferua në Rusi ku firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin elitar Akhmat Grozny.[17]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shqipëria U17

Roshi ka zhvilluar tre paraqitje me kombëtaren U–17 në kualifikueset e 2008 Kampionatit Europian U–17 nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, duke debutuar më 27 tetor 2007 në humbjen 3–0 kundër Hollandës U–17.[18] Shqipëria u eleminua nga faza kualifikuese duke e mbyllur me një barazim dhe dy humbje, duke shënuar një gol dhe pësuar plot dhjetë.[19]

Shqipëria U21

Roshi u thirr në kombëtaren U–21 nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen kualifikuese të 2011 Kampionatit Europian U–21 më 5 shtator 2009 kundër Azerbajxhanit U–21. Ai bëri debutimin e tij në këtë ndeshje duke hyrë si zëvënësues në fillim të pjesës së dytë në vend të Hair Zeqirit duke kontribuar në fitoren 1–0 të Shqipërisë falë autogolit të Eshgin Guliyev në minutën e 63të.[20] Pas performancës së tij pozitive në ato 45 minuta të luajtura, Roshi luajti si titullar në ndeshjen e rradhës katër ditë më vonë kundër Austrisë U–21. Ai shënoi gol në minutën e 41të, por ky gol nuk do të kishte vlerë pasi Austria kishte shënuar tre gola në 13 minuta duke siguruar fitoren 3–1.[21] Në gjashtë ndeshjet e tjera kualifikuese Roshi do të luante në katër prej tyre, të gjitha si titullar nga 90 minuta, duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Shqipëria U–21 e mbylli grupin në vendin e katër nga pesë vende, duke fituar një ndeshje, barazuar një dhe humbur gjashtë me 11 gola të shënuar 20 të pësuar.[22]

Roshi u thirr sërisht nga kombëtarja U–21 nga i njëjti trajner për dy ndeshjet e para kualifikuese të 2013 Kampionatit Europian U–21 kundër Polonisë U–21, e mbyllur në një humbje 0–3,[23] dhe kundër Molavisë U–21, e mbyllur me një fitore 4–3.[24]

Kombëtarja e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2011–2013: Debutimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas performancave të tij të mira me kombëtaren U–21 në dy turnamentet kualifikuese, Roshi u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare nga trajneri Josip Kuže për dy ndeshjet mbyllëse të kualifikueseve të Euro 2012 kundër Francës më 7 tetor 2011 dhe Rumanisë më 11 tetor 2011.[25]

Roshi bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë në një ndeshje kundër Francës më 7 tetor 2011, duke e nisur si titullar dhe duke luajtur 90 minuta në humbjen 3–0 jashtë fushe.[26][27] Në ndeshjen tjetër kundër Rumanisë katër ditë më vonë, ai e nisi sërisht ndeshjen si titullar por u zëvëndësua nga Gjergji Muzaka në minutën e 77të me Shqipërinë që e mbylli fushatën e kualifikueseve me një barazim zhgënjyes 1–1.[28]

Gjatë turnamentit dhe pas mbylljes së saj, Roshi luajti në disa ndeshje miqësore, duke u paraqitur kundër Azerbajxhanit dhe Maqedoniës në nëntor 2011, kundër Gjeorgjisë në shkurt 2012 dhe kundër Moldavisë në gusht 2012 para nisjes së fushatës së kualifikuese të Kupës së Botës 2014.

Roshi u thirr sërisht në kombëtare nga trajneri i ri Gianni De Biasi për të qënë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet hapëse kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros dhe Zvicrës respektivisht më 7 dhe 11 shtator 2012. Në të dyja ndeshjet, Gianni De Biasi, ndryshe nga trajneri i mëparshëm Josip Kuže, e la Roshin në stol duke preferuar Emiljano Vila si mesfushor të djathtë, me Roshin që luajti vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Zvicrës që u mbyll me humbjen 2–0.[29] Roshi shënoi golin e parë me Shqipërinë më 16 tetor 2012 në ndeshjen e katërt kualifikuese kundër Sllovenisë, ku ai shënoi në minutën e 36të me një gjuajtje me kokë pasi e kishte nisur ndeshjen si titullar, duke i dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 1–0, fitorja e parë në histori kundër Sllovenisë.[30]

2014–2016: Fushata e UEFA Euro 2016

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roshi ishte një nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri De Biasi për të luajtur në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë më 7 shtator 2014.[31] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe dhuroi asistin e golit të fitores të shënuar nga Bekim Balaj; kjo ishte fitorja e parë në histori ndaj tyre.[32] Roshi i humbi ndeshjet e tetorit kundër Danimarkës dhe Serbisë për shkak dëmtimi. Në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese, Roshi asistoi golin e tretë të shënuar nga Armando Sadiku në fitoren 3–0 të Shqipërisë kundër Armenisë në në Jerevan për të siguruar pjesmarrjen në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.[33]

Më 21 maj 2016, Roshi ishte pjesë e listës paraprake të kombëtares për të luajtur në Euro 2016,[34] dhe dhjetë ditë më pas, në listën përfundimtare me 23 lojtarë.[35]

Ai luajti si titullar në ndeshjen hapëse të Grupit A kundër Zvicrës e humbur me rezultatin 1–0.[36] Në dy ndeshjet e tjera, Roshi u paraqit si zëvëndësues në dy ndeshjet e mbetura me Shqipërinë që e mbylli grupin në vendin e tretë me tre pikë; ata u renditën si skuadra e katërt e vendeve të treta, që solli eliminimin nga turnamenti.[37]

2017–vazhdon: Dëmtimet dhe ndeshja e 50të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roshi shënoi golin e dytë me kombëtaren pas pesë vitesh në humbjen 2–1 kundër Luksemburgut në qershor 2017.[38] Ai luajti për herë të parë si kapiten më 26 mars 2018 në ndeshjen e 48të me kombëtaren,[39] e cila u mposht 1–0 nga NorvegjiaElbasan Arena.[40] Më 3 qershor 2018, Roshi luajti ndeshjen e 50të me kombëtaren në disfatën 4–1 nga Ukraina në Évian-les-Bains të Francës.[41]

Roshi humbi të gjithë fushatën e kombëtares në UEFA Ligën e Kombeve për shkak të një dëmtimi afatgjatë në gju të pësuar me klubin.[42] Ai humbi edhe dy ndeshjet e para të fushatës kualifikuese të Euro 2020, por u rikthye në maj 2019 pasi mori ftesë nga trajneri i ri i ekipit Edoardo Reja për dy ndeshjet e rradhës ndaj Islandës dhe Moldavisë.[43] Roshi bëri rikthimin në fushë në ndeshjen e dytë ndaj Maldovisë, duke u aktivizuar në minutën e 57të në vend të Ermir Lenjanit, dhe, nëntë minuta më vonë, asistoi golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Sokol Cikalleshi pas një inkursioni personal në një fitore 2–0 në Elbasan Arena.[44]

Roshi ka fituar pseudonimin Raketa për shkak të shpejtësisë së tij në fushën e lojës. Në një fizik te Kölni, Roshi e përshkroi distancën prej 30 metrash për 3.7 sekondash dhe distancën prej 100 metrash për 10.9 sekondash, duke regjistruar kohën më të shpejtë në skuadrën e tij.[45]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 shkurt 2015[46][47][48]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Apolonia Fier 2006–07 5 0 0 0 5 0
2007–08 0 0 0 0 0 0
2008–09 23 0 4 0 27 0
Gjithsej 28 0 4 0 0 0 0 0 32 0
Flamurtari Vlorë 2009–10 29 3 0 0 2 1 1 0 32 4
2010–11 22 5 2 0 24 5
Gjithsej 51 8 2 0 2 1 1 0 56 9
1. FC Köln 2011–12 20 1 0 0 20 1
FSV Frankfurt 2012–13 30 2 2 0 32 2
2013–14 23 1 2 0 25 1
2014–15 20 3 1 0 21 3
Gjithsej 73 6 5 0 0 0 0 0 78 6
Gjithsej karriera 165 15 11 0 2 1 1 0 187 16
Redaktuar më 14 qershor 2015[49]
Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2011 4 0
2012 6 1
2013 8 0
2014 3 0
2015 2 0
Gjithsej 23 1

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 16 tetor 2012 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Sllovenia 1–0 1–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
Flamurtari
  1. ^ a b "Roshi le Flamurtarin per Anderlecht?". FutbolliShqiptar. 12 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2012. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Motherwell 8-1 KS Flamurtari goal highlights". stv. 24 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Sein Berater attackiert Finke: Geht Peszko?". kicker. 19 maj 2011. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Sulmuesi shqiptar,Odise Roshi i jepë fitoren Kolnit". Futboll Lajme. Marrë më 13 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Cologne wins, Bremen draws again in Bundesliga". Sports Illustrated. 5 shkurt 2012. Marrë më 6 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kaiserslautern 0 - 1 Cologne". skysports. 5 shkurt 2011. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Roshi huazohet te Frankfurti i Kapllanit: Jam i lumtur, këtu do të luaj si titullar". Panorama Sport. 7 gusht 2012. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ "FSV Frankfurt leiht Odise Roshi vom 1. FC Köln". spox. 6 gusht 2012. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Shënon Roshi dhe Kapllani, fitore "made in Albania" e Frankfurtit". Panorama Sport. 22 shtator 2012. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Roshi e Kapllani mahnitin gjermanët. Golat e tyre i japin 3 pikë Frankfurtit". Panorama Sport. 22 shtator 2012. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Odise Roshi, gol në fitoren Frankfurtit ndaj Dresdenit". Panorama Sport. 27 prill 2013. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  12. ^ "Goli odise roshit sot kunder VfR Aalen 4/4/2014". YouTube.com. 4 prill 2014. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Roshi në formacionin e javës : Ja sekreti im Arkivuar 13 prill 2014 tek Wayback Machine Info Pasqyra.com, 14 qershor 2015
  14. ^ "Roshi shënon gol, FSV Frankfurt i rikthehet fitores (+Video)". aSport.info. 8 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2015. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ RB Leipzig vs. FSV Frankfurt - 15 February 2015 - Soccerway
  16. ^ Odise Roshi firmos për 3 vjet me Rijekën Arkivuar 13 qershor 2017 tek Wayback Machine SuperSport
  17. ^ Alfred Lleshi (21 korrik 2016). "Zyrtare. Odise Roshi firmos dhe prezantohet te Terek Grozny". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2016. Marrë më 29 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Netherlands - Albania UEFA European U-17". UEFA.com. 27 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "UEFA European U-17 C'ship - 2008". UEFA.com. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Albania U21 vs. Azerbaijan U21". Soccerway. 5 shtator 2009. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Austria U21 vs. Albania U21". Soccerway. 9 shtator 2009. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Summary - UEFA U21 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news". Soccerway. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Albania U21 vs. Poland U21". Soccerway. 2 shtator 2011. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Albania U21 vs. Moldova U21". Soccerway. 6 shtator 2011. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Francë-Shqipëri, Kuzhe publikon listën". Agjencia Kombëtare e Lajmeve AMA. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Franca sërish mposhti Shqipërinë në futboll". Kosovain.eu. 7 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Kualifikimet Euro 2012, Shqipëria humbet". Iliria News Agency. 8 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2011. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Dështon hakmarrja, vetëm barazim ndaj Rumanisë". Gazeta Panorama. 11 tetor 2011. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Zvicër-Shqipëri 2:0. Kombëtarja 'humbi busullën' pas golit të Shaqirit". Shekulli.com. 11 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Një Odise prish "magjinë e zezë", Shqipëria triumfon ndaj Sllovenisë". Gazeta Telegraf. 17 tetor 2012. Marrë më 14 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë - (Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë publikoi edhe listën me 24 lojtarë të grumbulluar për këtë takim. Ata janë:) - FSHF.org". FSHF.org. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2015. Marrë më 2 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 10 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Historike! Shqipëria në Europianin 2016". Gazeta Shqip. 11 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 18 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Ekskluzive: Kjo është lista e Shqipërisë për EURO 2016 (Foto)". Telegrafi.com. 14 maj 2016. Marrë më 18 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "De Biasi shpall listën zyrtare të Euro 2016". FSHF.org. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Shqipëria e nis me humbje Europianin, Zvicra na mund sërish". Sot.com.al. 12 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 18 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Euro 2016: Kualifikohet Portugalia, Ronaldo eliminon Shqipërinë". Radio Televizioni Shqiptar. 22 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2016. Marrë më 10 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN ME LUKSEMBURGUN". Shenja.tv. 4 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 25 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Roshi gradohet kapiten: Uroj ta mbaj shpesh shiritin". Sport Ekspres. 25 mars 2018. Marrë më 25 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Shqipëria mposhtet në miqësore nga Norvegjia". Telegrafi.com. 26 mars 2018. Marrë më 26 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Shqipëria mundet 4-1 nga Ukraina". Radio Televizioni Shqiptar. 3 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 19 qershor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "FOTOLAJM/ Përfundon me sukses operacioni, ja çfarë shkruan Odise Roshi". Gazeta Panorama. 27 gusht 2018. Marrë më 18 qershor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Jashtë Gjimshiti, rikthehet Roshi, shpluhuroset Cikalleshi: këto janë zgjedhjet zyrtare të Reja". Lapsi.al. 28 maj 2019. Marrë më 19 qershor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Shqipëria mposht Moldavinë dhe ndjek ëndrrën për në 'Euro 2020'". Top-Channel.tv. 11 qershor 2019. Marrë më 19 qershor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Odise Roshi, "raketë" te Këlni, sprint dhe grinte në stërvitje". Gazeta Shqip. 28 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2013. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Odise Roshi". Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Football : Odise Roshi". Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Profile of Odise Roshi at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  49. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Odise Roshi". National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]