Jump to content

ODESSA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çertifikatë origjinale

Me termin ODESSA ose me saktë O.D.E.SS.A. (gjermanisht Organisation Der Ehemaligen SS-Angehörigen), shqip (Organizata ish-anëtarëve të SS), i referohet një rrjeti e përbërë nga kriminelë lufte të periudhës naziste të arratisur. Është organizuar rreth fundit të luftës së dytë botërore nga një grup ish-funksionarësh të SS dhe me ndihmë e subjekteve të tjerë për të ndihmuar në arratisjen e udhëheqësve nazistë në të shumtën e rasteve drejt Amerikës Latine. Koncepti i një strukture organike dhe unitare e përkushtuar për shpëtimin dhe mbulimin e kriminelëve të SS e quajtur ODESSA, u bë e njohur në vitin 1972 fal suksesit të madh të arritur nga romani i shkruar nga Frederick Forsyth me titullin Dossier ODESSA, realizuar dhe si film në vitin 1974 me të njëjtin titull.

Në pranverën e vitit 1946 një ushtarak amerikan i dorëzon Simon Wiesenthal një zarf të sekuestruar një koloneli të SS, i burgosur në një burg austriak. Në zarf gjendeshin disa dokumente ndër të cilave një dokument vërtetonte proçes-verbalin e një bashkëbisedimi të bërë në gushtin e 1944 në Hotel Maison Rouge të Strasburgut. Në këtë bashkëbisedim merrnin pjesë mbreti i qymyrit Emil Kirdof, ai i çelikut Fritz Thyssen, Georg von Schnitzler i IG-Farben, Gustav Krupp banikeri nga Këlni dhe zëdhënsi i Volkswage, ai i Siemens dhe ai i Röchling. Gjithashtu në këtë takim ishin dhe delegatët e Martin Bormann, Albert Speer, Wilhelm Canaris, gjithsej 77 burrat me të spikatur dhe më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë se Gjermanisë naziste kryen mbajtën një mbledhje e cila zgjati dy ditë.

Në përfundim të mbledhjes u vendos për propozimin e Bormann, financimi i arratisjes të hierarkive nga biznesmenët, këta do të ruanin e administronin të gjitha kapitalet. Kjo gjë veç shpëtimin të jetës së nazistëve, do të mundësonte rikrijimin e Rajhut të Tretë në një vend e në një kohe që do caktohej në një moment tjetër. Gjithashtu evitimin e sekuestrimit të kapitaleve të fituara nga këta bizesmen gjatë periudhës së luftës e cila dukej që po shkonte drejt humbjes. Operacioni ishte i menjëhershëm, shuma të medha kapitalesh u transferuan në shtete neutrale si Zvicra, Spanja, Turqia, Argjentina e Paraguai. Me kapitale gjermane u krijuan në një kohë shumë të shkurtër shumë shoqëri tregtare. Sipas një raporti të vitit 1946Departamentit të Thesarit të SHBA shoqëritë që u krijuan ishin 750, 112 në Spanjë, 58 në Portugali, 35 në Turqi, 214 në Zvicër, 98 në Argjentinë dhe 233 në vende të ndryshme të botës. Në shumë pak kohë ODESSA ngriti në këmbë aktivitetin e saj dhe nëpërmjet korrierëve të saj arriti të kalojë në mënyrë klandestine njerëzit e SS.

Disa nga këta korrierë u infiltruan edhe në radhët amerikane duke punuar si shofer kamionash ushtrie, i fshihnin pas në rimorkio klandestinët dhe e kalonin pa vështirsi kufirin austriak. Rruga e klandestinitetit ishte e llogaritur në çdo detaj dhe me një siguri të hekurt, gjatë internerarit kishte disa grupe të ODESSA të cilit i prisnin por asnjë nga këto grupe nuk e dinte se ku ndodhej grupi tjetër. Destinacioni i tyre ishte Zvicra, nga ku më pas me aviona linje civile arrinin ne Lindjen e Mesëme ose në Amerikën Latine.

Ratline (udha e minjve)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ODESSA përshkonte rrugën e manastirëve, një rrugë e quajtur edhe udha e minjve, përgjatë kufirit italian e austriak gjëndeshin shumë kisha e manastire, këto shfytzoheshin me ndihmën dhe të klerikve të cilët ishin anti-komunist, për ti fshehur klandestinët e SS në shtëpi të sigurta klerikësh. Një ndihmë të veçantë kanë dhënë françeskanët të cilit i fshihnin nga një manastir në tjetrin. Vatikani ka pasur një rol të veçantë në ndihmën ndaj kriminelëve nazistë.

Disa nga të arratisurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heinrich Müller drejtuesi i Gestapos dhe shumë të kërkuar të tjerë dyshohet të jenë arratisur në këtë mënyrë. Disa të arratisur të tjerë si Adolf Eichmann, Josef Mengele, Erich Priebke, Klaus Barbie, arritën të fshiheshin në Amerikën Latine, e u dekonspiruan e arrestuan pas shumë vitesh. Numri i të arratisurve me ndihmën e kësaj organizate mendohet të jetë 5.000 pjesëtar të SS.

Burime të dhënash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]