Jump to content

Nexhmetin Erbakan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nexhmetin Erbakan
Kryeministri i 23-të i Turqisë
Në detyrë
28 qershor 1996 – 30 qershor 1997
Paraprirë ngaMesut Yılmaz
Pasuar ngaMesut Yılmaz
Të dhëna vetjake
U lind më29 tetor 1926
Sinop, Turqi
Vdiq më27 shkurt 2011
Ankaraja, Turqi
Bashkëshortja/etNermin Erbakan (1997-2005)
FëmijëtZeynep
Elif
Fatih
ArsimimiUniversiteti i Teknikës
RWTH Aachen
Nënshkrimi

Nexhmetin Erbakan (turqisht: Necmettin Erbakan; 29 tetor 1926 – 27 shkurt 2011) ishte politikan, inxhinier dhe akademik turk i cili ishte Kryeministër i Turqisë nga viti 1996 deri më 1997. Ai nën presionin e ushtrisë turke u detyrua për të dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe më vonë u ndalua nga politika nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë për shkeljen e principit të ndarjes së fesë dhe shtetit sipas kushtetutës turke.[1][2] Erbakani ishte themelues i shumë partive islamiste në Turqi prej viteve 1960 deri më 2010.

Erbakan lindi në Sinop, në bregun e Detit të Zi në veri të Turqisë.[3] Babai i tij, Mehmet Sabri, ishte gjykatës me prestigj nga familja Kozanoğlu e Kilikisë dhe nëna e tij Kamer nga Sinop ishte gruaja e dytë e Mehmetit.[4]

Pas përfundimit të Gjimnazit të Stambollit, ai diplomoi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Teknik të Stambollit (İTÜ) në vitin 1948. Ai morri doktoraturën e filozofisë nga inxhinieria mekanike në RWTH Aachen.[3] Pas kthimit në Turqi, ai u bë ligjërues në İTÜ dhe u emërua profesor në vitin 1965.[3] Pasi punoi për disa kohë në industri, ai filloi politikës dhe u zgjodh deputet i Konjës në vitin 1969.[3]

Varri i Nexhmetin Erbakanit dhe familjes së tij në varrezat Merkezefendi in Stamboll

Erbakani vdiq më 27 shkurt 2011 në orën 11:40 për shkak infarktit ë zemër në spitalin Güven në Çankaja, Ankara.[5]

Trupi i tij u varros në varrezat Merkezefendi në Stamboll, ku u varros pranë gruas së tij Nermin. Ai nuk ka dashur varrim shtetëror, sidoqoftë në varrimin e tij morrën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe qeveritarë.[6]

  1. ^ [1] BBC. Ex-Turkish PM sentenced, March 2000
  2. ^ [2] BBC. Turkey Bans Islamists, January 1998
  3. ^ a b c d "85 yıllık yaşamından kesitler". Ntvmsnbc.com. 27 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2011. Marrë më 28 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Prof. Dr. Necmettin Erbakan'in soyu ve dogumu". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011. Marrë më 22 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Necmettin Erbakan vefat etti". Ntvmsnbc. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2011. Marrë më 2011-02-27. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Erbakan son yolculuğuna uğurlandı 2011-03-01". Hürriyet. Marrë më 2011-10-14. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)