Nëna surrogate
Nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo të lind. Surrogacia është një marrëveshje, shpesh e shoqëruar edhe me një marrëveshje ligjore, ku një grua bie dakord të mbetet shtatzënë, të mbajë shtatzëninë në afatin e duhur dhe të lindë një ose disa fëmijë, e gjithë kjo për një person apo persona të tjerë, të cilët janë ose do të bëhen prindërit e fëmijës ose fëmijëve të porsalindur nga nëna surrogate (zëvendësuese). Rastet më të shpeshta kur njerëzit mund të kërkojnë një marrëveshje të surrogatësisë janë atëher kur shtatzënia është e pamundur, kur rreziqet e shtatzënisë paraqesin rrezik për shëndetin e nënës ose kur një burrë i vetëm ose një çift mashkull dëshiron të ketë një fëmijë. Në këto marrëveshje, kompensimi monetar mund ose nuk mund të përfshihet. Marrja e parave për marrëveshjen konsiderohet surrogaci komerciale ndërsa mosmarrja e kompensimit përtej rimbursimit të shpenzimeve të arsyeshme konsiderohet altruizëm. Ligjshmëria dhe kostot e zëvendësimit ndryshojnë gjerësisht ndërmjet juridiksioneve, ndonjëherë duke rezultuar në marrëveshje problematike ndërshtetërore të cilat mund të kërkojnë edhe ndërhyrje ndërkombëtare.[1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Reproductive Law". Lisa Feldstrin Law Office. Marrë më 4 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Using a Surrogate Mother: What You Need to Know". WebMD. Marrë më 6 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)