Microsoft Visual Studio
Versioni i fundit | Microsoft Visual Studio 2012 |
---|---|
Version pasues | Microsoft Visual Studio 2010 |
Sistemi operativ | Microsoft Windows |
Gjuhët e mundshme | Angleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Japane, Koreane, Spanjolle |
Përdoret për | IDE |
Licenca | Software komercial (Express edition është papagesë) |
Faqja zyrtare | http://www.microsoft.com/visualstudio |
Microsoft Visual Studio është një softuer i integruar për zhvillim programeve, web aplikacionet dhe aplikacioneve tjera të avancuar, i cili është një produkt nga Microsoft.
Visual Studio mbështetë gjuhë programuese të ndryshme me anë të shërbimit të gjuhës, e cila lejon editorin e kodit dhe debagerin (program për gjetjen e gabimeve ne kodin e shkruar) të mbështet pothuajse ndonjë gjuhë programuese, duke siguruar se shërbimet e gjuhës specifike ekzistojnë. Gjuhët e future përfshijnë C/C++ (përmes Visual C++), VB.NET (përmes Visual Basic .NET), C# (përmes Visual C#) dhe F# (vetëm në Visual Studio 2010[1]). Mbështetë edhe gjuhë te tjera siç janë M, Python dhe Ruby poashtu mbështetë XML/XSLT, HTML/XHTML, JavaScript dhe CSS.
Microsoft na sjellë “Express” edition të Visual Studio 2010 me gjuhët programuese Visual Basic, Visual C#, Visual C++ dhe Visual Web Developer pa para. Visual Studio 2010, 2008 dhe 2005 edicionin profesional, se bashku me versionet e gjuhëve specifike (Visual Basic, C++, C#, J#) të Visual Studio 2005 janë në dispozicion pa para për studentet përmes programit Microsoft DreamSparks.
Produktet e përkrahura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Produktet e futura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Microsoft Visual C++
- Microsoft Visual C#
- Microsoft Visual Basic
- Microsoft Visual Web Developer
- Team Foundation Server
Produktet e kaluara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Visual FoxPro
- Visual SourceSafe
- Microsoft Visual J++/Microsoft Visual J#
- Visual InterDev
Edicionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Visual Studio Express
- Visual Basic Express
- Visual C++ Express
- Visual C# Express
- Visual Web Developer Express
- Express për Windows Phone
- Visual Studio LightSwitch
- Visual Studio Professional
- Visual Studio Premium
- Visual Studio Tools for Office
- Visual Studio Ultimate
- Visual Studio Team System
- Team Explorer
- Architecture Edition
- Database Edition
- Development Edition
- Test Edition
Historia e Versioneve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i Produktit | Emri i koduar | Versioni brendshëm |
.NET Framework versioni |
Date e lëshimit |
---|---|---|---|---|
Visual Studio | N/A | 4.0 | N/A | Vjeshtë 1995 |
Visual Studio 97 | Boston | 5.0 | N/A | 1997 |
Visual Studio 6.0 | Aspen | 6.0 | N/A | 1998-06 |
Visual Studio .NET (2002) | Rainier | 7.0 | 1.0 | 2002-02-13 |
Visual Studio .NET 2003 | Everett | 7.1 | 1.1 | 2003-04-24 |
Visual Studio 2005 | Whidbey | 8.0 | 2.0 | 2005-11-07 |
Visual Studio 2008 | Orcas | 9.0 | 3.5 | 2007-11-19 |
Visual Studio 2010 | Dev10/Rosario | 10.0 | 4.0 | 2010-04-12 |
Visual Studio 97
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Microsoft së pari lëshoj Visual Studion (emri i koduar "Boston") [2] më 1997, duke bërë së bashku të gjitha gjuhët programuese për herë të parë. Visual Studio 97 erdhi me dy edicione : Visual Studio Professional dhe Visual Studio Enterprise, së bashku në dy CD-ja. Kjo paketë përmbante Visual Basic 5.0, Visual C++ 5.0-kryesisht për programimin ne Windows ; Visual J++ 1.1 për programimin në Java ; Visual FoxPro 5.0 për programimin në databazë. U prezentua edhe Visual InterDev për krijimin e ueb faqeve dinamike duke përdorur Active Server Pages (ASP). Visual Studio 97 ishte tentativa e parë e Microsoftit që të përdorë të njejtën zhvillues të ambientit për gjuhë të ndryshme. Visual C++, Visual J++, InterDev, dhe MSDN libraria të gjitha përdornin të njejtin "ambient", që quhet Developer Studio. Ndërsa Visual Basic dhe Visual FoxPro përdornin "ambient" të ndarë.
Visual Studio 6.0 (1998)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Versioni i radhës, versioni 6.0 (emri i koduar Aspen) ishte lëshuar në qershor 1998 dhe ishte versioni i fundit që mund të lëshohej në platformën Windows 9x. Çdo version i çdo gjuhe ishte bërë v6.0, duke përfshirë Visual J++ e cila e kishte v1.1, and Visual InterDev në lëshim e parë. Edicionet v6 ishin bërthama e ambientit për katër lëshimet e ardhshme për te ju ofruar programerëve një platformë. Kjo e udhëheqi Microsoftin që të ndërroj zhvillimin ne një platformë të pavarur .NET Framework.
Visual Studio 6.0 erdhi me dy edicione : Professional dhe Enterprise. Edicioni Enterprise përmbante karakteristika extra të cilat nuk gjendeshin ne edicionin Professional, duke përfshirë :
- Application Performance Explorer
- Automation Manager
- Microsoft Visual Modeler
- RemAuto Connection Manager
- Visual Studio Analyzer
Visual Studio 6.0 ishte versioni i fundit në të cilin ishin të përfshira Visual FoxPro dhe Visual Fortran.
Visual Studio .NET (2002)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Microsofti lëshoj Visual Studio .NET me emrin e koduar Rainier (për Malin Rainier në Washington) në shkurt 2002 (version beta u lëshua përmes Microsoft Developer Network në vitin 2001) ndrimi më i madh ishte njohja me managed code duke përdorur .NET Framework-un.
Visual Studio .NET 2002 u lansua në katër edicione : Akademik, Profesional, Enterprise Developer dhe Enterprise Architect. Microsofti na njohu me një gjuhë të re programuese që quhej C# (C-sharp) që targetonte .NET. Poashtu e prezentoj edhe pasuesin e Visual J++ që quhej Visual J#, program i cili kishte për target vetëm .NET Framework-un, jo veglat e Java.
Visual Basic ndërroi ne mënyre drastike për të ju përshtatur strukturës se re dhe version i ri quhej Visual Basic .NET. Microsofti gjithashtu shtoj në C++ , Managed Extensions për C++, kështu që programerët e C++ mund të krijonin programe në .NET.
Numri i versionit të brendëshëm të Visual Studio .NET është version 7.0. Microsoft lansoj paketën e shërbimeve 1 (Service Pack 1) për Visual Studio .NET 2002 në Mars 2005.
Visual Studio .NET 2003
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prill 2003 , Microsofti prezenoj përparime të vogla te Visual Studio .NET që quhej Visual Studio .NET 2003 , emri i koduar Everett ( nga qyteti me të njëjtin emër).Ky përfshinte përparime në .NET Framework version 1.1 dhe ishte lëshimi i parë që mbështet programin për zhvillimin e driverave për mobil, duke përdorur ASP.NET ose .NET Compact Framework. Visual C++ Toolkit 2003 është version falas i të njëjtit kompajler te C++ qe vjen me Visual Studio .NET 2003 pa IDE , edhe ne 2010 nuk është më ne dispozicion dhe Express Edition e ka larguar. Numri i versionin të brendshëm të Visual Studio. NET 2003 është versioni 7.1, ndërsa formati i fajlit është versioni 8.0. Visual Studio .NET 2003 doli në shitje me katër edicione : Akademik, Profesional, Enterprise Developer, and Enterprise Architect.Në Visual Studio .NET 2003, edicioni Enterprise Architect kishte të përfshirë edhe Microsoft Visio 2002.
Pakoja e shërbime 1 (Service Pack 1 ) u lëshua më 13 shtator , 2006.
Visual Studio 2005
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]‘’’Visual Studio 2005’’’, emri i koduar Whidbey ( emri i ishullit Whidbey ), u lëshua online në tetor 2005 dhe në dyqane disa javë më vonë.Microsofti e largoi prapashtesën “.NET” nga Visual Studio 2005 , mirëpo përsëri përdorte strukturen e .NET , e cila u ngritë në versionin 2.0. Ishte version i fundit për Windows 2000 dhe gjithashtu versioni i fundit që ishte në gjendje të targetoj Windows 98 , Windows ME dhe Windows NT 4.0 për aplikacionet e C++.
Numri i versionin të brendshëm të Visual Studio 2005 është 8.0 përderisa formati i fajlit është 9.0.Microsofti lëshoj paktën e shërbimeve 1 (Service Pack 1) për Visual Studio 2005 më 14 dhjetorë 2006.Përditësimet shtesë për Service Pack 1 që i ofronte Windows Vista u bënë më 3 qershor 2007.
Në Visual Studio 2005 gjithashtu u përfshi edhe local web server ,i ndarë nga IIS , kjo mund të pranonte aplikacionet nga ASP.NET gjatë zhvillimit dhe testimit.Gjithashtu Visual Studio 2005 mbështet SQL Server 2005 database.Dizajnerët e databazës kishin ngritur nivelin për të mbështetur ADO.NET 2.0 , e cila ishte e përfshirë me .NET Framework 2.0 . C++ gjithashtu mori ngritjen e njejtë me shtesat e C++/CLI e cila ishte candidate për ta zavendësuar përdorimin e Managed C++. Të rejat e tjera të Visual Studio 2005 ishte përfshirja e “Deployment Designer”. Duke filluar me edicionin 2005 ,Visual Studio gjithashtu shtoj përkrahjen edhe per 64-bit.Visual C++ 2005 mbështet kompajlimin per x86-64(AMD 64 dhe Intel 64) përvec kësaj edhe IA-64(Itanium).
Microsofti gjithashtu prezentoj Visual Studio Tools për Aplikacionet si pasardhës i Visual Basic për Aplikacionet (VBA) dhe Visual Studio për Aplikacionet (VSA). VSTA 1.0 u publikua duke u prodhuar përgjatë Office 2007. Kjo ishte e përfshirë me Office 2007 dhe gjithëashtu ishte pjesë e Visual Studio 2005 SDK.
Visual Studio 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Visual Studio 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Visual Studio 2010 Ultimate
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^
"(Anglisht) F#".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "(Anglisht) Website on windows CE programming". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2010. Marrë më 30 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Linqe shtesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [1] Ueb Site Zyrtar
- Visual Studio Developers Center në MSDN