Metal Slug 5
Metal Slug 5 | |
Titulli | Metal Slug 5
|
Titulli Alternativ | Metaru Suraggu 5 / Zhgualli i Hekurt
|
Zhvilluesi | SNK Playmore / Noise Factory
|
Publikuesi | SNK Playmore
|
Platforma / Konzola | Arcade / PlayStation 2 / Xbox / PC
|
Lloji i lojës | Shoot 'em up (run and gun / gjuaj & mbathja)
|
Publikuar | |
Lojtarët | 2
|
Për moshen | + 12
|
Formati | Arcade Box / 1 CD
|
Ekrani / Rezolucioni | Versioni Arcade: Neo-Geo (708 Mbit cartridge) - 304 x 224 x 4096
|
Kontrolli | Joystick 8 drejtimëshe; 4 butona gjithësej
|
Sistemi | Arcade / Windows
|
Metal Slug 5 (メタルスラッグ 5 / Metaru Suraggu 5) si seria e pestë e lojërave seri Metal Slug, është një lojë e llojit shoot ‘em up (gun & run / gjuaj & mbathja) zhvilluar nga SNK Playmore në bashkëpunim me Noise Factory, për konzolën Neo-Geo me versionet e saj për arcade, PlayStation 2, Xbox dhe PC. Loja u publikua për herë të parë nga po e njëjta kompani (SNK Playmore) në vitin 2003. [3] Loja është përfshirë në koleksionin Metal Slug Anthology për PlayStation 2 dhe PSP. [4]
Historia përfshin përpjekjet e Marko dhe Tarma (nga grupi i Peregrin Falcon Strike Force) së bashku me Erin dhe Fiolinën (nga grupi i Sparrows / Laraskat) për të marrë mbrapsht të dhënat sekrete të një Metal Slug / Kërmilli të Hekurt nga grupi i fshehtë (terrorist) të quajtur Ptolemaic. [1]
Si gjithmonë lojtari duhet të kalojë me sukses midis gjashtë niveleve pa marrë dëmtime (sipas praktikës së serive të lojërave Metal Slug; prekje – humbje e jetës) duke përdorur armë të ndryshme dhe duke grumbulluar sa më shumë pikë (këto nuk ndikojnë në përfundimin e lojës). Nivelet zhvillohen në planin 2D dhe shpesh lojtari në pika të caktuara lejohet të zgjedhë midis dy rrugëve të ndryshme. Një nivel zgjat mesatarisht 10 minuta. Personazhet që mund të zgjidhen janë katër, por nuk ka asnjë diferencë midis tyre. [2]
Loja u kritikua për përsëritjen e vazhdueshme në seri. Eurogamer i dha lojës 5/10 pikë (një vlerësim i dobët sipas këtij siti). [2]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. Metal Slug; siti zyrtar marrë më 29 dhjetor, 2009.
- 2. Marrë nga www.eurogamer.net; publikuar me datë 13 mars, 2006.
- 3. Marrë nga GameFaqs marrë më 30 dhjetor, 2009.
- 4. Marrë nga www.eurogamer.net publikuar me datë 31 mars, 2006