Jump to content

Martin Heidegger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Martin Heidegger (1960)

Martin Heidegger (26 shtator 1889 - 26 maj 1976), lindi në Messkirch, në një familje të borgjezisë së ulët e në gjendje të mirë ekonomike, gjë që i mundësoi shkollim solid në universitetin e Freiburg-ut ku kreu teologjine dhe filozofinë, ndoqi mësime të matematikës, të shkencave natyrore si dhe histori. Emërohet profesor dhe më 1927 shkruan veprën kryesore « Qenia dhe koha » (Sein und Zeit). Gjatë vitit 1933, kyqet në krahun e social-nacionalistëve mirëpo pas disa muajësh tërhiqet dhe për shkak të kësaj, i ndalohen tekstet dhe mësimdhënia. Nga kjo kohë, ai do të kthehet në univerzitet vetëm pas luftës, më saktësisht, në vitin 1950/51. Heidegger është themeluesi i egzistencializmit e filozofia e tij, i ka themelet e veta në çështjen e qenies e këtu nën « qenie » nuk bëhet fjalë për njeriun si që mendohej gjer vonë por për të qenunit - jam - egzistencë, që edhe është epiqendra e persiatjeve dhe platformës filozofike të tij.

Hapat e para në qarkun e njohurive më të thella që do ti japin kahje themelve të tij filozof i kapi me leximin e veprës së parë të mendimtarisë duke lexuar Aristotelin. Duke u larguar ngadalë nga funkcioni fetar që i përgatitej, kryen gjimnazin dhe si që u permend më parë, fakultetin në Friburg dhe fillon të lexoj Husserl-in, Nietsche-n, Dilthey-n, Höderlin-in, Dostojevski-n , Hegel-in... Më 1915 kyen tezën e vet « Trakata mbi kategoritë dhe sinjifikimet tek Duns Scot-i » dhe bëhet asistent i Husserrl-it kurse më 1923 bëhet profesor univerziteti në Marburg. Këtu edhe publikon veprën e tij të parë madhore Sein und Zeit që bëri bujë me mënyrën e thurrjes dhe parashtrimit të problemeve mbi të cilat flet dhe par largohet dukshëm nga stili i kohës e kjo ka një ndikim të madh në opinion. Viti 1929 njihet si përfundim i një kariere të zakonshme intelektuale në Gjermani. Ky vit krize shoqërore në tërë Europën bëri që shum mendimtarë të kërkojnë zgjidhje radikale për dalje nga nyja e dekandencës ekonomike dhe shoqërore.

Heideggeri dhe nazizmi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këto rrethana, Heidegger, pas hypjes në pushtet të Hitlerit më 1933 zgjidhet rektor i univerzitetit te Freiburg-ut dhe anëtarësohet në partinë në pushtet. Shum intelektual të kohës janë kundër tij e kjo duket se ndikoi tek ai sepse edhe vet pa se kjo nuk ishte ajo që ai preferonte dhe shpejtë dha dorëheqje nga detyra e rektorit (shkurt, 1934). Kështu u «rikëthye» nga Nietzsche-s, mbi teknikën, mbi veprat e artit dhe kohë pas kohe kritikonte pushtetin aktual.

Akoma dhe sot debati mbi aderimin e tij partisë naziste nuk është mbyllur. Dihet se ndenji anëtarë gjer në mbarim të luftës dhe se kur nuk u distancua publikisht nga politika e Hitlerit. Por kjo nuk do të thot asesi se ai ndoqi një politikë të tillë pasiqë disa herë deklaroi se ka mundur të dal nga kjo parti e cila nuk isht ajo që priste ai. Duket se ndalesa nga ana e « Alencës » më 1945 që të ligjëroj e hidhëroi Heideggerin që të vazhdoj heshtjen e tij ndaj të kaluarës politike. Më 1951, i hiqet ndalesa dhe Heidegger fillon mësimdhënien gjer më 1958, vit kur pensionohet.

Vdiq në moshën 87 vjeçare (1976) në fshatin e lindjes.

https://web.archive.org/web/20111016102659/http://filolet.com/gjerman/martin_heidegger.htm