Jump to content

Magjistrati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Magjistrati
Pikturë e magjistratit të famshëm anglez
Lord Blackstone
Profesioni
EmratGjyqtari
Prokurori
Sektorët e
aktivitetit
Drejtësi
Përshkrimi
KompetencatMendje analitike; mendim kritik; paanshmëri
Edukimi i nevojshëmShkolla e Magjistraturës
Punë të
ngjashme
Juristi

Në sistemin ligjor civil të vendeve të Evropës kontinentale, të tilla si Franca, Italia dhe Shqipëria, magjistrat është një term i përgjithshëm që përfshin Prokurorët dhe Gjyqtarët.

Në mënyrë që të fitojë titullin magjistrat dhe të punojë në sistemin gjyqësor, aplikanti duhet të ketë përfunduar trajtimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.[1] 

Emrimagjistrat buron nga termi i vjetër francez magistrat, i cili rrjedh nga fjala latine magistratus, e cila buron nga magister (mjeshtër), fjalë e ndërtuar nga rrënja magnus (që do të thotë i madh).

Romën e lashtë, fjala magistratus i referohej një nga posteve më të larta të shtetit romak, me detyra qoftë gjyqësore dhe ekzekutive në juridiksionin përkatës. Brenda qytetit të Romës, magjistratët më të rëndësishëm ishin anëtarë të së ashtu-quajturit Cursus Honorum - 'Pozitat e Nderit' - poste që mund të mbaheshin vetëm nga njerëz të rangut senatorial. Fakti që ata kishin pushtet gjyqësor brenda sferës së përgjegjësisë dhe gjithashtu kishin fuqinë për të formuluar ius honorarium, ose ligj magjisterial, shërbeu si bazë për përdorimin modern të termit "magjistrat" kur i referehemi gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në atë kohë, Konsulli ishte magjistrati më i lart Romak, ndërsa Praetori (posti më vonë u nda në dy, Praetori Urban dhe Praetori Peregrin) ishte gjyqtari më i lartë në çështjet e të drejtës private midis qytetarëve romak, ndërsa Curule Aediles, të cilët mbikëqyrnin punët publike në qytet, ushtronin juridiksion të kufizuar civil në lidhje me tregun.[2] Magjistratët romak nuk ishin juristë të trajnuar, por kishin ndihmën e juristëve me ekspertizë në jurisprudencë.

Termi magjistrat u ruajt në shumicën e shteteve feudale që pasuan rënjen e Perandorisë Romake në perëndim. Nga ky përdorim në mesjetë, termi magjistrat erdhi deri në ditët tona.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Ligji për Shkollën e Magjistraturës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 27 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ p4 and p18, Nicholas, Barry, An Introduction to Roman Law (Oxford University Press, 1975) ISBN 0-19-876063-9