Liri Gega
Liri Gega (Gjirokastër, 1917 - Tiranë, 1956) ka qenë anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës, veprimtare e Partisë Komuniste të Shqipërisë, partizane dhe anëtare e byrosë politike. Gega përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Gjirokastër, e vetmja vajzë mes katër djemve[2] të Besimit dhe Asijes[3]. I ati Beso Gega ishte farmacist i shkolluar jashtë vendit, ishte zgjedhur dhe kishte shërbyer si kryetar i bashkisë Gjirokastër.
Studjoi në Tiranë në Institutin "Nana Mbretneshë" ku mbaroi studimet më 1935. Shkoi për t'u shkolluar në Itali me bursë shtetërore, u regjistrua në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Romës. La shkollën, e kthyen në Shqipëri dhe nisi punë në Institutin tashmë të riemërtuar "Donika Kastrioti"[2].
Në vitin 1941, Liri Gega ishte anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës, ku bënin pjesë dhe Fiqret Shehu dhe Nexhmije Xhunglini. Nga viti 1941 ishte anëtare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Pasi doli në mal u bë anëtare e Shtabit të LANÇ-it[4], Luftoi me Brigadën e I Sulmuese në Maqellarë, komanduar nga Dali Ndreu, kur edhe vritet Mustafa Gjinishi.
Në vitin 1946 u martua me Dali Ndreun, një prej ushtarakëve më të lartë të asaj kohe. Në vitet 1945-1948 ka qenë deputete e Kuvendit dhe një nga drejtueset kryesore të Organizatës së Gruas Shqiptare.
Gega u dëbua nga Politbyroja dhe partia në vitin 1944 në një luftë fraksionale me Xoxen[5]. Punonte si mësues e thjeshtë në shkollën pedagogjike "17 Nëntori"[2]. Në vitin 1956 u raportua se punonte si mësuese pranë Fierit[5]. Në vitin 1956 arrestohet si agjente e jugosllavëve.
Në dhjetor të vitit 1956 Liri Gega së bashku me bashkëshortin e saj, Dali Ndreu, pushkatohen në një vend që nuk u mor vesh kurrë[3].
Me dënimin e Liri Gegës më 1956 i nxirret prova e fonogramit të saj, Liri Gega njoftonte nga Peshkopia “se detyra u krye”, dmth Gjinishi ishte vrarë - akuzë kjo që iu bashkangjit akuzave të tjera që e shpunë drejt pushkatimit bashkë me të shoqin, Dali Ndreun[6].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
- ^ a b c M. Lalaj, Instituti Femnor "Nana Mbretneshë", Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 182-184. ISBN 978-99943-51-90-9
- ^ a b Saliu A., Përse u pushkatuan Liri Gega dhe Dali Ndreu?!, Korrieri. - Nr. 266, 28 shtator, 2008, f. 10 - 11.
- ^ Ana e errët e luftës partizane / Letra që Liri Gega i niste Ramadan Çitakut, 27.al, 6 shtator 2016.
- ^ a b Kondi L., CIA: Konferenca e Tiranës dhe përplasja me Moskën për ekzekutimin e Liri Gegës, përkthyer nga dosjet e deklasifikuara të CIA-s, ESAU XIX-62 Arkivuar 16 maj 2017 tek Wayback Machine, shoqeriacivile.com, 14 nëntor 2017.
- ^ Habilaj E., Katër misteret e Liri Gegës dhe Dali Ndreut : që nga vrasja e Gjinishit deri te ekzekutimi i saj si spiune: të fshehtat e ish-sekretares së Byrosë Politike dhe bashkëshortit të saj, Tirana observer. - Nr. 443, 18 qershor, 2010, f. 16.