Kur'ani - burimi i sheriatit
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Kur’ani është burimi i parë së Drejtës së Sheriatit Islam tëgjitha gjykimet bëhen duke u bazuar në të ose si sqarim i rregullave dhe ligjeve të caktuara në të.
- Përkufizimi i Kur’anit.
Kur’ani është fjalë e Zotit e mbinatyrshme e shpallur Te Derguarit Muhamet në gjuhën arabe, e shkruar në mus’haf (në prezencën e Te Derguarit), e transmetuar me besnikëri, kurse vetë recitimi-këndimi i Kur’anit është vepër e devotshme-adhurim.
Kur’ani është libri i fundit i hyjnor që i zbriti Resulit (Pejgamberit) të fundit Muhamet nga ana e Zotit nëpërmjet Engjëllit Xhibril (Gabriel). Fjala e Zotit i zbriti Te Derguarit në mënyrë kronologjike në një periudhë prej 23 vjetësh. Përmban 114 kaptina që kanë gjithsej 6360 versete, duke numëruar këtu edhe versetin fillues të çdo kaptine “Në emër të Zotit të Mëshirshëm, Mëshirëplotit”. Radhitja e verseteve dhe kaptinave nuk është e radhitur në mënyrë kronologjike, por është e radhitur sipas porosisë së Pejgamberit e që po ashtu është bërë në bazë të shpalljes, d.m.th. vetë I Derguari ishte ai i cili urdhëronte të bëhej radhitja. Kurani është kushtetutë dhe burimi themelor i fesë, predikimit dhe të drejtës së Sheriatit. Baza kryesore e Kur’anit është me përmbajtje dhe karakter moral edukativ, human dhe me vlera mbarë njerëzore. Mirëpo, Kur’ani paraqet edhe një kushtetutë me norma në vazhdimësi aktuale dhe universale. Ai përmban, jo vetëm norma morale e humane, por edhe norma juridike, norma të drejtësisë ligjore, sociale, familjare, ekonomike etj, që kanë të bëjnë me fushëveprimin dhe rregullimin e çështjeve të ndryshme jetësore të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Ai përmban principet kryesore fetare, morale dhe juridike islame . Është përmbledhje e rregullave esenciale në bazë të të cilave duhet të ndërtohet dhe zhvillohet jeta materiale e shpirtërore por, gjithsesi edhe shoqërore dhe qytetare e muslimanëve. Ai përmban: 1. Normat që kanë të bëjnë me çështje të besimit. 2. Normat të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe formimin e personalitetit. 3. Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e marrëdhënieve të jetës private dhe shoqërore, ligje juridike të cilat janë dhënë në mënyrë të prerë në Kur’an. Norma dhe ligje që rregullojnë raportet e njeriut me Zotin, apo normat dhe të drejtat e njerëzve në mes tyre, dhe këto ndahen në disa grupe, sikur që janë: a-E drejta personale. b-E drejta familjare. c-E drejta civile. d-E drejta penale. ç-E drejta mbi shitblerjen. e-E drejta fetare. f-E drejta ndërkombëtare 4-Normat të cilat merren me çështjet e gjykimit, dëshmisë, betimit me të cilat synohet që drejtësia të jetë sa më e përpiktë dhe pa lëshime. 5. Normat morale, qëllimin i të cilave është të fisnikërojnë shpirtin njerëzor, ta pajisin atë me sjellje virtyte dhe ideale të larta, në njërën anë, e në anën tjetër ta pastrojnë nga veset e këqija dhe dukuritë e shëmtuara. 6. Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e sundimit-pushtetit, d.m.th normat që kanë të bëjnë me sqarimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj Ligjdhënësit dhe atyre që zbatojnë ligjin. 7. Normat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit (islam) me shtetet tjera. 8. Normat që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, siç janë: të pasurit, të varfrit, e drejta e të varfërve në pasurinë e të pasurve, tatimet, obligimet ndaj shtetit etj.
Sqarimi i normave të Kur’anit është dy llojesh: në norma të përgjithshme, dhe të veçanta.
- Në mënyrë të përgjithshme mund të marrim shembullin e citatit -mesazhit kur’anor: “Vërtetë Zoti ju urdhëron (që të gjykoni) me drejtësi... “
- Në mënyrë të detajizuar si specifike mund të marrim shembullin e citatit Kur’anor: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera-alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall-lojërat e fatit) janë vepra të ndyta të djallit. Pradaj largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” .