Kisha Ortodokse Ruse
Patrikana e Moskës dhe tërë Rusisë | |
Kryqi i Kishës Ruse |
Kisha Ruse (dhe: Kisha ortodokse ruse) është Patriarkana autoqefale e Moskës dhe tërë Rusisë. Historia e saj mund të kuptohet vetëm në lidhje të ngushtë me historin e Rusisë dhe historine fetare në përgjithësi.
Në fillim ishte princi i principates së madhe të Kievit, Vladimiri i parë (Vladimir I) i cili për vendin e tij e morri krishterimin në formë bizantine. Mitropolitët e parë ishin grekë, mirëpo së shpejti u rrit pavarësimi i kishes. Së pari si qendër ishte Kievi - jeta fetare vinte nga Manastiri i shpellës së Kievit. Nga fundi i shekullit XIII-të, pason mitropoliti i "Kievit dhe i tërë Rusisë" të përqëndrohet në Moskë. Veçantite e krijuara në tokat mongole nga kisha ortodokse shkaktuan në krijimin e një vetëdije e cila e kufizonte nga perendimi latin. Kështu më 1439 në mbrojtje shpallet si autoqefale dhe renien e Bizantit më 1453 e vlersoi si renie sipas gjykimit të Zotit. Kështu kleri e shikonte Moskën si Roma e tretë. Shteti me qendër në Moskë, pas martesës së Ivanit III-të (1472) me mbesen e perandorit të fundit Bizantin, nga kleri ortodoks shihej si trashëgimar i Perandorise Bizantine. Kjo ideologji e mishërimit të fesë me shetit u shkatërrua nën carin Ivani i IV-të, i cili mitropolitin Filip e shkarkoi. Përleshjet e brendshme të klerit brenda kishës e dobësuan kishën aq shumë sa që cari Petri i Madh nëpërmjet futjes në fuqi të Sinodit të shenjtë nën Kryeprokurorin e përgjithëshem më 1712, të fusë kishen nën kontrollin e shtetit. Nënshtrimi i kishës ndaj shtetit vazhdoi gjerë në rrëzimin e monarkisë më 1917 me që rast u kthye në fuqi E drejta ligjore (ekzistonte që nga 1589-ta) e Patriarkanës. Mirepo kundër politikës ateiste të regjimit në fuqi, kisha ishte e paaftë të depërtonte në vende vendimarrëse. Kështu më 1927 me vështërsi vije deri tek një njësimi i kishës edhe pse pas vdekjes së Patrikut Tihon (1925) nuk ishte e lejuar të zgjidhej e pasuesit tij.
Ligji i nxjerre më 1927 për "Bashkësit Fetare" shkaktoi pengesa në zhvillimin e jetës fetare dhe te gjitha aktiviteteve tjera pos atyre kulturore në hapsirat e kishave të mbetura, ndaloheshin me këtë ligj. Këto aktivitete mbaheshin deri në vitin 1941 kur pas "Luftës së Madhe të Atdheut" kur jeta fetare filloi e lidhur për disa kushëzime të lehta. Më 1943 shteti themelon "Këshillin për cështje të Kishës Ortodokse" dhe lejonte zgjedhjet për patrikun të ri (së pari Sergejit, 1947-70 Aleksejt, nga 1971-ta Pimenit). Më 1959 vije deri te kushtëzime tjera nga ana e shtetit, kështu vije deri tek zvoglimi i Kishave, Manastireve dhe Seminareve (3 seminare pranë 2 akademive në Moskë [Sagorsk], Leningrad). Pranë 60 eparkive në Bashkimin Sovjetik, 15 në eksarkatin e Ukrainës, janë edhe 3 eksarkate (Evropën perendimore, Evropen qendrore dhe Amerikën e mesme dhe jugore) me 13 dioqeza te tjera. sipas disa parallogarive, numri i te krishterve ortodokse në Bashkimin Sovjetik duhet të ketë qenë nga 35 milion deri 70 milion. Që nga rritja e aktiviteteve në Këshillin Botëror të Kishave (1961) vije tek shfaqja e aktiviteteve të gjalla të ekuinesë së Kishës ortodokse ruse në nivelin e udhëheqjes. Në bisedimet e rënda për punë të brendëshme të kishës, peshë të madhe qonë fjala e patriarkanës së Moskës. Zhvillimet e fundit shkojnë në drejtim të mbajtjes dë rregulloreve të kishës dhe gjallërimin e jetës fetare te krishtere.