Katedralja e Krishtit shpëtimtar
Kisha ose Katedralja e Krishtit shpëtimtar (serbisht: Саборни храм Христа Спаса у Приштини, apo Katedralja e Millosheviqit ose Kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës) është godinë e paligjshme[1] e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës në kohën e Sllobodan Millosheviqit, e planifikuar si kishë ortodokse serbe.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Themelet e saj u vunë në oborrin e Universitetit të Prishtinës më 1992, në një kohë kur studentët dhe pedagogët shqiptarë ishin dëbuar nga godinat e universitetit dhe në Kosovë zhvillohej një fushatë e gjerë serbizimi që përfshinte emrat e rrugëve, shesheve dhe shkollave.[1]
Kjo godinë mbeti pa u përfunduar për shkak të luftës në Kosovë.
Nga shqiptarët në Kosovë shihet si simbol i regjimit të Millosheviqit,[2][3] dhe objekt politik i filluar në vazhdën e përpjekjeve të tij për serbizimin e Kosovës.[1]
Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare Era Istrefi publikoi videoklipin e këngës "E dehun", pjesë të të cilit ishin xhiruar në këtë godinë. Në të ajo paraqitet duke vallëzuar me këmishë transparente ku i dallohet gjoksi. Videoklipi nxiti reagime të ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe e cila e dënoi atë duke e cilësuar si "përdhosje" të kishës dhe "blasfemi ndaj fesë ortodokse".[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Vinca, Agim (22 shtator 2016). "Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2018. Marrë më 15 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Ahmeti, Shpend (6 prill 2015). "Shpend Ahmeti: Kisha në oborrin e UP-së, çështje politike". Marrë më 14 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Ymeri, Visar (17 shtator 2016). "Ymeri: Kisha serbe në oborrin e UP-së, simbol i regjimit të Millosheviqit". Marrë më 14 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Krasniqi, Vullnet (26 qershor 2014). "Arsyetohet Regjisori i Spotit Kontrovers të Era Istrefit". kallxo.com. Marrë më 15 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)