Karabullaku i vogël
Karabullaku i vogël | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | M. pygmeus
|
Emri binomial | |
Microcarbo pygmeus Pallas, 1773
| |
Sinonimet | |
Phalacrocorax pygmeus |
Karabullaku i vogël (latinisht: Microcarbo pygmeus), i njohur edhe si vrançi i vogël, është anëtar i familjes së karabullakëve të shpezëve të detit. Çiftohen më së shpeshti në Evropën juglindore dhe Azinë jugperëndimore.
Karabullaku i vogël është një shpend i vogël, 45–55 cm i gjatë dhe me gjatësi krahësh 75–90 cm. Bishtin e ka relativisht të gjatë, sqepin të vogël dhe të mprehtë, qafa i duket gjithashtu e shkurtër, por më e gjatë në notim. Janë në ngjyrë të zezë. Gjatë riprodhimit, të rriturit shfaqin disa pupla të bardha të lokalizuara në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Të vegjlit janë në ngjyrë kafe të hapur, me vija në kokë dhe gjoks.[1]
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karabullaku i vogël është i përhapur në pjesën juglindore të Paleartikut perëndimor, kryesisht në Azerbajxhan, Rumani, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Turqi dhe Greqi. Aksidentalisht mund te gjendet në Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Hungari, Poloni, Sllovaki, Zvicër dhe vende të tjera. (Cramp and Simmons 1977, Johnsgard 1993). [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Klodian Aliu: Plani i Veprimit per Ruajtjen e Karabullakut te Vogel Phalacrocorax pygmeus ne Shqiperi, Shoqata per Mbrojtjen e Shpendeve dhe Kafsheve te Egra ne Shqiperi, Tiranë, janar 2007" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 dhjetor 2014. Marrë më 13 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Zoologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |