Jump to content

Jürgen Habermas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jürgen Haberma

Jürgen Habermas, lindi më 18 qershor të vitit 1929Dyseldorf, Gjermani, është filozof dhe sociolog i mirënjohur gjerman, i cili njohje ndërkombëtare arriti në sajë të punës së tij në fushën e filozofisë sociale.

Jürgen Habermas studjoi filozofi,histori,psikollogji,letërsinë gjermane dhe ekonomi në universitetet e Goting-ës,Zyrih-ut dhe Bonn-it.Nicolai Hartmann, Wilhelm Keller, Theodor Litt, Johannes Thyssen, Hermann Wein, Erich Rothacker y Oskar Becker qenë disa nga profesorët e tij gjatë perjudhës së diplomomit.Në vitin 1954,nën kujdesin e dy akademikëve të fundit të cituar,mbrojti tezën e doktoraturës në Bonn me temën "Absolutja në Histori: mbi mospërputhjet në mendimin e Scheling-ut", që dhe sot e ksaj dite ngelet e pabotuar.Ndër kolegët e tij të studimit lidhi miqësi me Karl-Otto Apel e cila u shndërrua dhe në një marëdhënie intelektuale tepër frutdhënëse dhe jetëgjatë pasi ajo vazhdon edhe sot.

Fillimi i dukshmërisë së Habermas filloi me artikullin e tij të parë të publikuar në vitin 1953 dhe bëhej fjalë për recensionin kritik mbi veprën e Heidegger,"Qasje në Metafizikë" ai i dha titullin domethënës:"Të mendosh me Heidegger-in kundër Heidegger-it"(Mit Heidegger gegen Heidegger denken).Në vitet që ndoqën ai siguroi të ardhurat falë bashkëpunimeve me shtypin.

Gjatë viteve 1956-1959 ai qe ndihmës dhe bashkëpunues me Adorno në Institutin e Kërkimeve Shoqërore të Frankfurtit. Në 1961 mbrojti në Marburg(nën drejtimin e Wolfgang Abendroth)shkrimin e kualifikimit, të përqëndruar mbi shndërrimet rrënjësore të nocjonit të "sferës publike"(Öffentlichkeit)në rrjedhën e historisë europjane të tre shekujve të fundit.Në vitet 1964-1971 u punësua si akademik në Universitetin e Frankfurt-it, duke u kthyer në një ndër përfaqësuesit kryesorë të brezit të dytë të Teorisë Kritike. Më 1968 botoi "Njohje dhe leverdi" vepër kjo që i pruri një projektim të gjerë ndërkombëtar.

Nga viti 1971 deri më 1983 drejtoi Institutin Max Planck për "kërkimet dhe kushtet e jetës tekno-shkencore". Më 1983 u kthye në katedrën e Filozofisë dhe të Socjologjisë të Universitetit të Frankfurt-it, ku mbeti deri në daljen në pensjon në vitin 1994.Megjthatë ai vazhdon të ngelet mësimdhënës veçanërisht në cilësinë e «Permanent Visiting Professor» të Northwestern University (Evanston, Illinois) dhe si «Theodor Heuss Professor» në The New School(New York).

Më 1986 Habermas mori Çmimin Gottfried Wilhelm Leibniz nga Deutsche Forschungsgemeinschaft, që konsiderohet si dallimi më i madh në rrethin kërkimor gjerman.Në vitin 1986 u nderua me Çmimin e Paqes të dhënë nga librashitësit gjerman dhe në vitin 2003 ai u çmua me Çmimin e Princit të Asturias për Shkencat Shoqërore.

Është gjithashtu doktor honoris causa për disa universitete botërore ku spikasin ata të Jeruzalem-it, Buenos Aires-it,Hamburg-ut,Northwestern University Evanston, Utrecht-it, Tel Aviv-it,Athinës si dhe New School for Social Research të New York-ut. Ai është ndërkohë dhe pjestar i Akademisë Gjermane të Gjuhës dhe Poezisë.


Ndonëse mendimi i tij lidhet me Teorinë Kritike të Shkollës së Frankfurtit, vepra e Habermas ngrihet mbi profile té vetat e cilat paraqesin mospërputhje të thella me mësuesit dhe pasaardhësit e tij.Ndërmjet punës së tij intelektuale ai ka hedhur themelet e teorisë socjale me të cilat ai kërkon të analizojë shoqëritë e përparuara kapitaliste.

Mendimi i Kant-it zë një vënd të veçantë në veprén e Habermas-it por në të njëjtën kohë luan një rol vendimtar dhe ai i Karl Marx-it.Lidhja e ngushtë midis një filozofie të arsyes diçka shumë ambicjoze në termat normative dhe një teori empirike e shoqërisë është një veçori e mendimit të Marx-it që adoptohet nga Habermas ndonëse dallohet nga bashkëkohorët e tij dhe, në veçanti nga socjologu, Niklas Luhmann dhe nga filozofi John Rawls, me të cilin, megjithatë, ai ka shumë pikpamje të përbashkëta.