Jump to content

Hiiumaa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hiiumaa ( suedisht: Dagö) është ishulli i dytë për nga madhësia në Estoni me sipërfaqe prej (989 km²). Ndodhet në Detin Baltik, në veri të ishullit Saaremaa dhe bën pjesë në arkipelagun e Estonisë Perëndimore. Qyteti më i madh dhe qendra e tij është Kärdla.

Fari Kõpu është një nga pikat më të njohura në ishull

Të dhënat arkeologjike tregojnë se Hiiumaa banohej që në shekullin e 4-rt P.E.S. Në 1254, Hiiumaa ishte e ndarë mes Bishopit të Ösel-Wiek dhe Urdhrit të Livonias. Ishulli ishte pjesë e Suedisë nga 1563–1720, dhe më pas kalo në duart e Perandorisë Ruse, por duke ruajtur privilegjet e mëparshme. Hiiumaa ishte pjesë e Estonisë së pavarur, por u pushtua nga Sovjektikët në 1941 dhe 1944. Shpernguljet dhe internimet e mëdha sovjektike të estonezevë për në Siberi preken dhe Hiiumaan. Popullsia e saj në 1934 ishte 16 326 banorë, ndërsa pas Luftës së II Botërore ra në 9000. Gjatë pushtimit sovjetik, 1941-1991, Hiiumaa ishte zonë kufitare ku lëvizja ishte e kufizuar.

Popullsia është kryesisht estoneze, por ka dhe një pakicë suedezësh që tashmë janë estonizuar.

Veturat duke hyrë në traget

Transporti për në Hiiumaa bëhet kryesisht me anë të trageteve. Udhëtimi zgjat 90 minuta. Hiiumaa ka dhe aeroportin e saj në Kärdla Airport, i cili e lidh me fluturime me Talinin. Në ishull ka rrugë të mira për biçikleta dhe mundësi për të marrë biçikleta me qira.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]