Jump to content

Hëna e Plotë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hëna e Plotë (lat. lunam, ang. full moon) është fazë lunare e cila ndodh kur hëna është e ndriçuar plotësishtë. Pra kjo ndodh kur hëna është kundërshtim me Diellin (Hëna gjindet në rotacion prej 180° pas Tokës me ç'rast rrezet e Diellit e kapin pak.) Eklipset hënore gjithashtu ndodhin vetën në hënën e plotë, si pasojë e orbitës hënore e cila rrotullohet për 90° me ç'rast ndodh penumbra (gjysmëhija). Eklipset në përgjithësi ndodhin çdo 6 muaj. Gjithashtu eklipset hënore janë të ndryshme:

Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.

Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka). Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda.[28] Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.

Eklipsi unazor, që ndodh kur qendra e Hënës kalon afër qendrës së Diellit, përderisa Hëna është afër apogjes (ndodhet më së largu nga Toka). Gjatë eklipsit unazor vërejm se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme,faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.

Eklipsi hibrid (i përzier), që shfaqet kur grafiku i sipërfaqes së Tokës shkakton një eklips diellor, që në disa vende duket si eklips i plotë (nga vendet në sipërfaqen e Tokës që shtrihen afër shtegut të eklipsit) e në disa vende si eklips unazor (nga vendet që janë më larg eklipsit).

Hëna e Plotë zgjatë vetëm 12h' (orë) me ç'rast orbita hënore rrotullohet në hemisferën tjetër duke ndodhur edhe në anën tjetër të rruzullit tokësorë. Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë , sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin. Tek Hëna e Plotë, pirgjet janë më të mëdha kurse apogjit më të ngushta.

Data dhe koha e përafërt e një hënë e plotë të veçantë (duke supozuar një orbitë rrethore) mund të llogaritet nga ekuacioni i mëposhtëm:

ditë

Faqja Shkenca burimi i këtij artikulli