Jump to content

Gjuha standarde

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuhë standarde (apo dialekt standard, dialekt i standardizuar) quhet një varietet i veçantë linguistik i një gjuhe, i cili ka prestigj të lartë brenda një komuniteti gjuhësor. Edhe pse shpesh bazohet në të folurën e një zone të caktuar gjeografike, si p.sh. të kryeqytetit apo qendrës kulturore, standardi i kapërcen kufijt linguistikë dhe bëhet mjet gjithëpërfshirës i komunikimit. Në të shumtën e rasteve standardi institucionalizohet, shpesh duke i dhënë status ligjor, dhe mandej përdoret si normë në mas media, arsim, edukim dhe në institucione tjera publike. Përfshin zbatimin e përpiket të rregullave: fonetike, leksikore dhe gramatike. [1]

  • Crystal, David. 1997. "A Dictionary of Linguistics and Phonetics" 4th ed. (Oxford: Blackwell)