Gjeli i egër
Gjeli i egër | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | [[Tetrao]] |
Lloji: | [[Template:Taxonomy/Tetrao]][. T. urogallus
|
Emri binomial | |
T. urogallus Linnaeus, 1758
|
Gjeli i egër (Tetrao urogallus). Ben pjese ne familjen e Tetraonidae.
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]60-87 cm, krahët e hapur: 87-125 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpend shumë të mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat. Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë. Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jetojnë në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Folezimi nis nga fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe lulesh.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mbrëmje dëgjohet kënga “ko-krekkorok”. Meshkujt kanë një kakarisje të ngadaltë e të përsëritur “grak”. Në agim, kënga përbëhet nga tinguj dysh kërcitës, që përshpejtohen në një tingull që dëgjohet si ”kork-pop”, të shoqëruara menjëherë nga fërshëllima të mprehta dhe rrahje të zhurmshme të krahëve. E gjithë kënga zgjat 5-7 sekonda. Mund të dëgjohet deri në 200-300 m largësi.
-
Tetrao urogallus
-
Tetrao urogallus