Jump to content

Flamuri i Spanjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Spanjës

Flamuri i Spanjës (Bandera de España)[a] siç definohet nga kushtetuta e vitit 1978, ndahet në tri vija horizontale: e kuqe, e verdhë dhe e kuqe. Vija e verdhë është sa dy herë vijat e kuqe. Kurse në mes të flamurit ndodhet Stema e Spanjës.

Origjina e flamurit aktual të Spanjës është flamuri detar i vitit 1785, Pabellón de la Marina de Guerra nën Charles III të Spanjës. Ai u zgjodh nga vetë Charles III nga 12 flamuj të ndryshëm të projektuar nga Antonio Valdés y Bazán.[1] Të gjithë flamujt e propozuar u prezantuan në një vizatim, i cili ndodhet në Muzeun Detar të Madridit.[2] Flamuri mbeti i fokusuar në det për shumicën e 50 viteve të ardhshme dhe valvoi mbi fortesa bregdetare, kazerma detare dhe prona të tjera detare. Gjatë Luftës Gadishullore, flamuri mund të gjendej edhe në regjimentet detare që luftonin në brendësi. Ishte vetëm në vitin 1820 që njësia e parë tokësore spanjolle, Regjimenti La Princesa, u pajis me një të tillë, dhe vetëm në vitin 1843 mbretëresha Isabella II e Spanjës e zyrtarizoi flamurin.[3]

Gjatë gjithë shekullit të 19-të dhe të 20-të, skema e ngjyrave të flamurit mbeti e paprekur, me përjashtim të periudhës së Republikës së Dytë (1931–1939); të vetmet ndryshime të përqendruara në stemën.

  1. ^ Në gjuhët tjera të Spanjës:
  1. ^ "Símbolos del Estado". lamoncloa.gob.es (në spanjisht). Marrë më 18 shtator 2024.
  2. ^ "Royal Spanish Navy" Armada.mde.es. Retrieved 2012-03-05.
  3. ^ Volker Preuß. "National Flaggen des Königreichs Spanien" (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 2012-03-26. Marrë më 2004-11-03.