Fibromialgjia
Fibromialgjia | |
---|---|
Vendndodhja e nëntë çifteve të pikave të dhimbjes që përbëjnë kriteret e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë të vitit 1990 për fibromialgjinë | |
Specialitet | Psikiatri, reumatologji, neurologji[1] |
Simptomat | Dhimbje e përgjithshme, ndjesi lodhjeje, probleme me gjumin[2][3] |
Fillimi | Mosha e mesme[4] |
Kohëzgjatja | Afatgjatë[2] |
Shkaktar(ë) | Të panjohur[3][4] |
Metoda diagnoztifikuese | Bazuar në simptomat pas përjashtimit të shkaqeve të tjera të mundshme[3][4] |
Trajtimi | Gjumë i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme[4] |
Mjekimi | Duloksetinë, milnacipran, pregabalin, gabapentin[4][5] |
Prognoza | Jetëgjatësi normale[4] |
Shpeshtësia | 2–8%[3] |
Fibromialgjia (FM) është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje kronike e përhapur në gjithë trupin dhe nga një përgjigje e mbindjeshme e dhimbjes ndaj presionit. [2] Simptoma të tjera përfshijnë lodhjen në një shkallë të tillë që ndikon në aktivitetet normale, problemet me gjumin dhe vështirësitë me kujtesën. [3] Disa njerëz raportojnë edhe sindromën e këmbëve të lodhura, probleme me zorrët ose me fshikëzën e urinës, mpirje dhe ndjesi shpimi e ndjeshmëri ndaj zhurmës, dritave apo temperaturës. [4] Shpesh, fibromialgjia shoqërohet me depresion, ankth dhe me çrregullimin e stresit posttraumatik. [3] Lloje të tjera të dhimbjes kronike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme. [3]
Shkaku i fibromialgjisë është i panjohur, megjithatë, besohet se përfshin një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. [3][4] Kjo gjendje është e trashëguar dhe mendohet se përfshin shumë gjene. [6] Faktorët mjedisorë mund të përfshijnë stresin psikologjik, traumat dhe infeksione të caktuara. [3] Dhimbja mendohet se vjen nga procese në sistemin nervor qendror dhe gjendja quhet "sindroma e sensibilizimit qendror". [2] [3] Fibromialgjia njihet si një çrregullim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA dhe Kolegji Amerikan i Reumatologjisë. [4] [7] Nuk ekziston asnjë test diagnostikues specifik. [4] Diagnoza përfshin përjashtimin si fillim të shkaqeve të tjera të mundshme dhe verifikimin e pranisë së një numri të caktuar simptomash. [3] [4]
Trajtimi i fibromialgjisë mund të jetë i vështirë. [4] Rekomandimet shpesh përfshijnë gjumin e mjaftueshëm, ushtrimet e rregullta dhe dietën e shëndetshme. [4] Terapia njohëse dhe e sjelljes (CBT) mund të jetë gjithashtu e dobishme. [3] [8] Mund të përdoren ilaçet duloksetinë, milnacipran ose pregabalin. [4] Përdorimi i opioidëve si ilaçe kundër dhimbjes është i diskutueshëm, ku disa autorë shprehen se dobia e tyre mbështetet nga prova të pamjaftueshme [4] [9] dhe të tjerë deklarojnë se opioidet me efekt të dobët mund të jenë praktike nëse ilaçe të tjera nuk janë të efektshme. [10] Ka mungesë të të dhënave që mbështesin përdorimin e suplementeve dietike. [4] Ndonëse fibromialgjia mund të zgjasë për një kohë të gjatë, ajo nuk çon në vdekje apo dëmtim të indeve. [4]
Fibromialgjia përllogaritet të prekë 2-8% të popullsisë. [3] Gratë preken rreth dy herë më shpesh se burrat. [3] Përqindja duket e ngjashme në zona të ndryshme të botës dhe midis kulturave të ndryshme. [3] Fibromialgjia u karakterizua për herë të parë në vitin 1990, me kritere të përditësuara në vitin 2011. [3] Ekzistojnë polemika rreth klasifikimit, diagnostikimit dhe trajtimit të fibromialgjisë. [11] [12] Ndërkohë që disa mendojnë se diagnoza e fibromialgjisë mund të ndikojë negativisht tek një person, kërkime të tjera mendojnë se kjo diagnozë është e dobishme. [3] Termi "fibromialgji" vjen nga latinishtja e re fibro-, që do të thotë "inde fibroze", greqishtja μυώ myo-, "muskuj" dhe άλγος algos, "dhimbje"; pra, fjalë për fjalë ky term do të thotë " dhimbje e muskujve dhe e indit lidhor fibroz". [13]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Neurology Now: Fibromyalgia: Is Fibromyalgia Real? | American Academy of Neurology". tools.aan.com (në anglisht). tetor 2009. Marrë më 1 qershor 2018.[lidhje e vdekur]
- ^ a b c d Ngian GS, Guymer EK, Littlejohn GO (shkurt 2011). "The use of opioids in fibromyalgia". Int J Rheum Dis (në anglisht). 14 (1): 6–11. doi:10.1111/j.1756-185X.2010.01567.x. PMID 21303476.
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q Clauw, Daniel J. (16 prill 2014). "Fibromyalgia". JAMA (në anglisht). 311 (15): 1547–55. doi:10.1001/jama.2014.3266. PMID 24737367. S2CID 43693607.
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q "Questions and Answers about Fibromyalgia". NIAMS (në anglisht). korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2016. Marrë më 15 mars 2016.
- ^ Cooper, TE; Derry, S; Wiffen, PJ; Moore, RA (3 janar 2017). "Gabapentin for fibromyalgia pain in adults". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht). 1: CD012188. doi:10.1002/14651858.CD012188.pub2. PMC 6465053. PMID 28045473.
- ^ Buskila D, Sarzi-Puttini P (2006). "Biology and therapy of fibromyalgia. Genetic aspects of fibromyalgia syndrome". Arthritis Research & Therapy (në anglisht). 8 (5): 218. doi:10.1186/ar2005. PMC 1779444. PMID 16887010.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ "Fibromyalgia". American College of Rheumatology (në anglisht). maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2016. Marrë më 16 mars 2016.
- ^ Mascarenhas, Rodrigo Oliveira; Souza, Mateus Bastos; Oliveira, Murilo Xavier; Lacerda, Ana Cristina; Mendonça, Vanessa Amaral; Henschke, Nicholas; Oliveira, Vinícius Cunha (26 tetor 2020). "Association of Therapies With Reduced Pain and Improved Quality of Life in Patients With Fibromyalgia: A Systematic Review and Meta-analysis". JAMA Internal Medicine (në anglisht). doi:10.1001/jamainternmed.2020.5651.
- ^ Goldenberg, DL; Clauw, DJ; Palmer, RE; Clair, AG (maj 2016). "Opioid Use in Fibromyalgia: A Cautionary Tale". Mayo Clinic Proceedings (Review) (në anglisht). 91 (5): 640–8. doi:10.1016/j.mayocp.2016.02.002. PMID 26975749. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2021. Marrë më 22 korrik 2020.
- ^ Sumpton, JE; Moulin, DE (2014). Fibromyalgia (në anglisht). Vëll. 119. fq. 513–27. doi:10.1016/B978-0-7020-4086-3.00033-3. ISBN 9780702040863. PMID 24365316.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Häuser W, Eich W, Herrmann M, Nutzinger DO, Schiltenwolf M, Henningsen P (qershor 2009). "Fibromyalgia syndrome: classification, diagnosis, and treatment". Dtsch Arztebl Int (në anglisht). 106 (23): 383–91. doi:10.3238/arztebl.2009.0383. PMC 2712241. PMID 19623319.
- ^ Wang, SM; Han, C; Lee, SJ; Patkar, AA; Masand, PS; Pae, CU (qershor 2015). "Fibromyalgia diagnosis: a review of the past, present and future". Expert Review of Neurotherapeutics (në anglisht). 15 (6): 667–79. doi:10.1586/14737175.2015.1046841. PMID 26035624.
- ^ Bergmann, Uri (2012). Neurobiological foundations for EMDR practice (në anglisht). New York, NY: Springer Pub. Co. fq. 165. ISBN 9780826109385.