Jump to content

Ervin Skela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ervin Skela
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErvin Skela
Datëlindja (1976-11-17) 17 nëntor 1976 (48 vjeç)
VendlindjaVlorë, Shqipëri
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Hanau 93
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1992–1995Flamurtari Vlorë31(5)
1993KF Tirana (Huazim)5(0)
1995–1997Union Berlin57(9)
1998–1999Erzgebirge Aue47(8)
1999–2000Chemnitzer FC50(11)
2001Waldhof Mannheim15(3)
2001–2004Eintracht Frankfurt92(26)
2004–2005Arminia Bielefeld32(0)
2005–20061. FC Kaiserslautern34(4)
2006Ascoli7(0)
2007–2009Energie Cottbus72(9)
2009–2010TuS Koblenz18(0)
2011Arka Gdynia5(0)
2014–FC Hanau 936(4)
Karriera ndërkombëtare
2000–2011Shqipëria75(13)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 prill 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 4 shtator 2011

Ervin Skela (i lindur më 17 nëntor 1976Vlorë) është një futbollist shqiptar i cili luan aktualisht me FC Hanau 93Kreisoberliga, në kategorinë e tetë të futbollit gjerman.

Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Gjermani, ku ka luajtur me klube si Energie Cottbus, 1. FC Kaiserslautern, Union Berlin, Chemnitzer FC, Erzgebirge Aue dhe me Eintracht Frankfurt ku pati kulmin e karrierës së tij. Ai ka pasur eksperienca në Itali, Poloni dhe Shqipëri ku filloi karrierën e tij.

Ai ka luajtur për 11 vite me kombëtaren Shqiptare, ai ka lujtur 75 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola duke u bërë edhe golashënuesi i tretë më i mirë në histori.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skala filloi karrierën e tij futbollistike në Shqipëri që në moshë të vogël. Ai filloi karrierën e tij me klubin e vendit të lindjes Flamurtari, që në ato kohë ishte një skuadrat me të mira në vend. Ai qëndroi tek Flamurtari gjatë perudhës së viteve 1992–95. Gjatë kësaj kohe, Skela u huazua në vitin 1993 tek KF Tirana, por pa mbaruar viti u rikthye sërisht në Vlorë.

Pas 3 viteve në Shqipëri, Skela vendosi se ishte koha për të zgjeruar horizontet e tij dhe kështu u transferua në Gjermani për të luajtur me Union Berlin. Pasi luajti 57 ndeshje dhe shënoi 9 gola në 57 ndeshje pas 3 vitesh, ai u transferua tek Erzgebirge Aue. Gjatë 2 sezoneve ku qëndoi, Skela luajti 47 ndeshje duke shënuar edhe 8 gola. Në 1999, Skela u transferua tek Chemnitzer duke shënuar 11 gola në 50 ndeshje. Në janar 2000, ai lëvizi tek Waldhof Mannheim, e cila ra nga kategoria për vetëm 1 pikë. Por, pasi shpenzoi 1 vit e gjysëm tek Chemnitzer duke luajtur vetëm 15 ndeshje, ai u transferua te Eintracht Frankfurt. Te Eintracht Frankfurt Skela kaloi vitet më të arta të karrierës. Pas 3 vitesh ku luajti 92 ndeshje dhe shënoi 26 gola, Skela u transferua te Arminia Bielefeld ku luajti vetëm në sezonin 2004–05, ai luajti 32 ndeshje në ligë.

Kaiserslautern dhe Ascoli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi i tij i rradhës do të ishte 1. FC Kaiserslautern, ku Skela u transferua në vitin 2005. Në sezonin e vetëm që luajti tek klubi ai shënoi katër gola në 34 ndeshje. Pas sezonit të dobët 2005–06, ku klubi ra në 2. Bundesliga Skela prishi kontratën e tij me klubin dhe u transferua në Itali te Ascoli si lojtar i lirë në vitin 2006.

Ai firmosi një kontratë 1 vjeçare me klubin italian dhe bëri debutimin me Bianconerin më shtator 2009. Megjithatë, Skela nuk dhuroi impaktin e dukur në skuadër dhe nuk e fitoi dot vendin në formacion dhe shpejt u largua si lojtar i lirë.[1] Gjatë sezonit të tij të vetëm në futbollin italian, Skela luajti vetëm 7 ndeshje pa arritur të gjejë rrugën e golit.

Gjatë merkatos dimërore të vitit 2007, Skela u rikthye në Gjermani më 29 janar 2007 duke firmosur një kontratë deri në qershor 2009 me Energie Cottbus. Gjatë kohës së tij me klubin gjerman, Skela u bë një nga të preferuarit e tifozëve dhe një nga lojtarët kyç në formacion. Në sezonin 2007–08, ai luajti 34 ndeshje dhe shënoi 7 gola, duke ndihmuar klubin që të mos binte nga kategoria. Në fund të sezonit, Skela kishte luajtur 137 ndeshje në Bundesligë dhe kishte shënuar 21 gola. Pas dy viteve me Energie Cottbus, Skela u largua nga klubi më 30 qershor 2009.[2]

Më 14 tetor 2009, Skela u transferua te TuS Koblenz si lojtar i lirë duke firmosur një kontratë tre-vjeçare, duke i dhënë fund qëndrimit katër mujor pa ekip.[3] Ai u aktivizua 19 ndeshje gjatë sezonit 2009–10 pa mundur të shënojë.

Më 1 shkurt 2011, Skela u transferua te FC Germania Windeck.[4] Megjithatë, ai u largua nga klubi pas vetëm dy muajsh pa mundur të luajë asnjë ndeshje.

Më 4 mars 2011, Skela u largua nga Germania Windeck,[5] duke firmosur me Arka Gdynia.[6]

Më 29 janar 2014, Skela firmosi një kontratë me klubin e divizionit të tetë gjerman FC Hanau 93; në moshën 37 vjeç, ai i'u rikthye futbollit pas një mungese tre-vjeçare.[7][8] Ai firmosi një kontratë deri në fund të sezonit dhe zgjodhi fanellën me numrin 7. Më 5 prill 2014, Skela shënoi një penallti në fitoren 3–0 kundër FC Mittelbuchen në minutën e 83të.[9] Ai vazhdoi formën e tij të mirë pasi më 13 prill shënoi në një fitore të klubit 4–1; kjo ishte hera e parë që Skela shënon gol në lojë të hapur pasi golat e tjerë kishin ardhur me penallti.

Kombëtarja Shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2000 4 0
2001 5 1
2002 0 0
2003 11 3
2004 8 1
2005 10 1
2006 6 2
2007 7 1
2008 7 1
2009 8 2
2010 7 1
2011 2 0
Total 75 13
  1. ^ "KOMUNIKATË" (në italisht). Ascoli Calcio 1898. 5 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  2. ^ "Skela surprizon 1860-n, zgjedh Koblencin". albania-sport.com. 13 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 16 tetor 2009.
  3. ^ "Koblenz verpflichtet Skela". Transfermarkt (në gjermanisht). 14 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 16 tetor 2009.
  4. ^ "Unglaublich, aber wahr! Ervin Skela wechselt nach Windeck" (në gjermanisht). RevierSport. 1 shkurt 2011. Marrë më 5 mars 2010.
  5. ^ "Perfekt! Ervin Skela unterschreibt Dreijahresvertrag bei der TuS". tuskoblenz.de (në gjermanisht). 14 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2009. Marrë më 16 tetor 2009.
  6. ^ "Ervin Skela w Arce!". arka.gdynia.pl (në polonisht). 28 shkurt 2011. Marrë më 28 shkurt 2011.
  7. ^ "Ervin Skela i rikthehet futbollit". Gazeta Tema. 30 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 30 janar 2014.
  8. ^ "Ex-Bundesligaspieler wechselt in die 8. Liga". t-online.de (në gjermanisht). 29 janar 2014. Marrë më 30 janar 2014.
  9. ^ "Ervin Skela, vjen goli i tretë me modestët e Hanaut". Panorama Sport. 7 prill 2014. Marrë më 12 prill 2014.[lidhje e vdekur]