Dholavira
Dholavira është një sit arkeologjik në Khadirbet në Bhachau Taluka të distriktit Kutch, në shtetin e Gujaratit në Indinë perëndimore, që e ka marr emrin e tij nga fshati modern 1 km në jug të tij. Ky fshat është 165 km nga Radhanpuri. I njohur gjithashtu nga vendasit si Kotada timba, siti përbëhet nga rrënoja të qyteti të lashtë të Qytetërimit të Luginës së Indusit. Është një nga pesë sitet më të mëdha të këtij qytetërimi[1] dhe siti arkeologjik më i shquar në Indi që i përket Qyt. të Lug. së Indusit. Konsiderohet gjithashtu se ishte qyteti më i madh i kohës së tij.[2] Gjendet në ishullin Khadir bet në strehën e kafshëve të egra në Shkretëtirën Kutch në Rann-in e Madh të Kutch-it. Zona e sitit të plotë është më shumë se 100 ha.[3] Siti ka qenë i banuar afërsisht nga viti 2650 p.e.s., duke rënë ngadalësisht afërsisht pas vitit 2100 p.e.s.. U braktis shkurtimisht për tu ribanuar afërsisht deri në vitin 1450 p.e.s..[4] Dholavira, e gjendur në Gujarat të Indisë kishte një seri ujëmbledhësish dhe puse me shkallë si dhe sistemin e tij të menaxhimit të ujit është quajtur "unik".[5] Dholavira kishte të paktën pesë banja, madhësia e njërës prej tyre është e krahasueshme me Banjën e Madhe të Mohenjo-daro-s.[6] Siti u zbulua në vitet 1967-1968 nga J. P. Joshi, ishte drejtori i përgjithshëm i Archaeological Survey of India dhe është i pesti i tetë siteve më të mëdha të Q.L. së Indusit. Ka qenë nën gërmime që nga viti 1990 nga Archaeological Survey of India, e cila mendon se "Dholavira në fakt i ka shtuar përmasa të reja personaliteti Qytetërimit të Luginës së Indusit".[7] Sitet e tjera madhore të Qyt. të Lug. së Indusit të zbuluara deri tani janë: Harapa, Mohenjo-daro, Ganeriwala, Rakhigarhi, Kalibangani, Rupnagari dhe Lothali.
Kronologjia e Dholavira-s
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]R.S. Bisht, drejtuesi i gërmimeve në Dholavira, ka përcaktuar shtatë fazat në vazhdim të banimit të sitit:[8]
Periudhat | Datat | |
---|---|---|
Etapa I | 2650–2550 p.e.s. | Periudha e Hershme Harapase – Periudha e Maturisë Harapase Tranzicioni A |
Etapa II | 2550–2500 p.e.s. | Periudha e Hershme Harapase – Periudha e Maturisë Harapase Tranzicioni B |
Etapa III | 2500–2200 p.e.s. | Periudha e Maturisë Harapase A |
Etapa IV | 2200–2000 p.e.s. | Periudha e Maturisë Harapase B |
Etapa V | 2000–1900 p.e.s. | Periudha e Maturisë Harapase C |
1900–1850 p.e.s. | Periudha e braktisjes | |
Etapa VI | 1850–1750 p.e.s. | Periudha Post-urbane Harapase A |
1750–1650 p.e.s. | Periudha e braktisjes | |
Etapa VII | 1650–1450 p.e.s. | Periudha Post-urbane Harapase B |
Gërmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërmimet u nisën në vitin 1989 nga Archaeological Survey of India nën drejtimin e R. S. Bisht-it dhe kishte 13 vendgërmime midis viteve 1990 dhe 2005.[1] Gërmimet sollën në dritë planimetrinë urbane dhe arkitekturën si dhe zbuloi një numër të madh antikash si emblemat ose vulat, rruaza, kocka kafshësh, ar, argjend, zbukurime terrakote, vazo qeramike dhe bronxi. Arkeologët besojnë se Dholavira ishte një qendër e rëndësishme e tregëtisë midis vendbanimeve në jug të Gujaratit, Sindhit dhe Punjabit si dhe Azinë perëndimore.[9][10]
Arkitektura dhe kultura materiale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa studiues e vlerësojnë më të hershëm se qyteti-port i Lothalit, qyteti i Dholavira-s ka një formë dhe organizimi drejtkëndor dhe është i shtrirë në mbi 22 ha. Zona është 771.1 m e gjatë dhe 616.85 me gjerë.[7] Ndryshe nga Harapa dhe Mohenjo-daro, qyteti u ndërtua në një plan të mëhershëm gjeometrik që konsistonte në tre ndarje – akropoli, qyteti i mesëm dhe qyteti i poshtëm.[11] Akropoli dhe qyteti i mesëm ishin të pajisur me veprat e tyre mbrojtës, kalimet, zonat e ndërtuara, sistemin e rrugëve, puset dhe hapësira të mëdha të hapura. Akropoli është tërësisht i fortifikuar[7] dhe zona komplekse e qytetit, nga i cili ai zë pjesën më të madhe zonës jug-perëndimore. "Kështjella" e lartësuar është e mbrojtur nga ledhe të dyfishta.[12] Pranë saj qëndron një vend i quajtur 'oborr i ruajtur' ku jetonin zyrtarë të rëndësishëm.[13] Qyteti brenda fortifikimit të përgjithshëm është 48 ha. Ka zona të gjera me struktura që janë jashtë megjithëse pjesë e vendbanimit të fortifikuar. Përtej mureve, është gjetur një tjetër vendbanim.[7] Veçoria më befasuese e qytetit është se gjithë ndërtesat e tij, të paktën në gjendjen e tyre aktuale të konservimit, janë të ndërtuara me gurë, ndryshe nga shumica e siteve të tjera harapase, duke përfshirë vetë Harapan dhe Mohenjo-daron, që janë të ndërtuara pothuajse ekskluzivisht me tulla.[14] Dholavira ka anash dy kanale uji; Mansari në veri dhe Manhari në jug.
Ujëmbledhësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Tipi i sistemit efiçent të harapasve të Dholavira-s, u zhvillua për konservimin, të mbjellat dhe depozitimin e ujit flet qartësisht rreth inxhinierisë së tyre të përparuar hidraulike, duke llogaritur gjendjen e teknologjisë në mijëvjeçarin e III" thotë R.S.Bist, bashkë-drejtori i i përgjithshëm i Archaeological Survey of India.[1] Një nga veçoritë unike[5] të Dholavira-s është sistemi i sofistikuar i konservimit të ujit[15] të kanaleve dhe ujëmbledhësve, më të hershmit të gjetur në botë, ndërtuar tërësisht me gurë. Qyteti kishte rezervuarë masiv, tre nga të cilët janë të ekspozuar.[16] Ata përdoreshin për depozituar ujë të pijshëm të sjellë nga shirat[15] ose për të ruajtur ujin e devijuar të dy kanaleve të afërt.[5] Kjo erdhi si rezultat i kushteve klimatike shkretëtirore, ku mund të kalojnë mjaft vite pa rënë shi. Një rrjedhë stinore e cila rrjedh në një drejtim veri-jug afër sitit kishte penda në mjaft pika për të mbledhur ujë.[4] Banorët e Dholavira-s krijuan gjashtëmbëdhjetë ose më tepër ujëmbledhës[4] me madhësi të ndryshme gjatë Etapës III.[7] Disa nga këta kishin avantazhin e terrenit të pjerrët mbrenda vendbanimit të pjerrët,[7] Një rënie prej 13 m nga veri-lindja në veri-perëndim. Ujëmbledhës të tjerë ishin të gërmuar, disa madje në shkëmb. Studimet e fundit kanë treguar dy rezervuarë të mëdhenj, njëri në lindje të kështjellës dhe tjetri në jug.[17] Rezervuarët janë gërmuar në shkëmb vertikalisht dhe janë rreth 7 metra të thellë dhe 79 metra të gjatë. Ata gjenden në rrethinat e qytetit, ndërsa akropoli dhe banja ndodhen në qendër të qytetit në terren të ngritur.[15] Ka gjithashtu edhe një pus të madh me një zgavër prej guri të prerë që lidh atë me një kana që e drejtonte ujin në një depozitë.[15] Depozita larëse kishte shkallë zbritëse brenda saj.[15] Në tetor 2014 gërmimet filluan në një pus me shkallë drejtkëndor që ishte 73.4 m i gjatë, 29.3 m i gjerë dhe 10 m i thellë, duke e bërë atë tre herë më të madh se Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s.[18]
Struktura dhe objekte të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një strukturë rrethore e stërmadhe në sit besohet se është një varr ose një përmendore,[15] megjithëse ajo nuk përmban skelete ose mbetje njerëzore. Struktura konsiston në dhjetë mure tulle radial në formën e një rrote.[15] Një gurë i butë i një mashkulli me fallus erectus por koka dhe këmbët të prera poshtë qafës së këmbëve u gjetën në një kalim në portën lindore.[15] Janë gjetur shumë struktura mortore (megjithëse të gjitha përveç njërës ishin pa skelete),[15] ashtu si pjesë qeramike, emblema terrakote, byzylykë, rrathë, rruaza dhe gravura të gdhendura.[15]
Konstruksionet gjysëm-sferike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtatë konstruksione gjysëm-sferike u gjetën në Dholavira, nga të cilat dy u gërmuan në hollësi, të cilat ishin bërë mbi dhoma të mëdha të gërmuara në shkëmb.[7] Duke patur një projekt të rrumbullakët, këto ishin konstruksione të mëdha gjysëm-sferike të ngritura me tulla. Një nga strukturat e gërmuara ishte skicuar në formën e një rrote me ristela radiale. Tjetra ishte gjithashtu e skicuar në të njëjtën mënyrë, por si një rrot pa ristela radiale. Megjithëse ato përmbanin objekte mortore prej qeramike, nuk u gjetën skelete përveç një varri, ku u gjetën një skelet dhe një pasqyrë bakri.[7] U gjentën gjithashtu një varëse prej rruazash steatiti të lidhura me një tel bakri me çengela në të dy anët, një byzylyk ari, rruaza ari dhe të tjera në një strukturë gjysëm-sferike.[7] Strukturat gjysëm-sferike kanë ngjashmëri me stupat e hershme budiste.[7] The Archaeological Survey of India, e cila drejtoi gërmimet, mendon se "lloji i dizajnit që është si rrotë me ristela radiale dhe pa të tilla të sjell në mendje një nga Sararata-chakra-citi dhe sapradhi-rata-chakra-citi të përmendur në "Satapatha Brahmana" dhe "Sulba-sutra-t".[7]
Gjetjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qeramika të ngjyrosura me zezë në enë të zeza, emblema stampuese katrore, emblema pa shenjat shkrimi, një tabelë e stërmadhe rreth 3 m e gjatë, që përmbante dhjetë shenja të skriptit Indus etj.[4] Është gjetur gjithashtu një figurë mashkullore e ulur, në gjendje të keqe konservimi e bërë prej guri, e krahasueshme me dy skulpturat me cilësi të lartë prej guri të gjetura në Harapa.[19] Në sit u gjetën gjithashtu shtamba të mëdha me shirita të zinj.[20] Disa nga emblemat e gjetura në Dholavira, i përkasin Etapës së III, përmbajnë vetëm figurina kafshësh, pa ndonjë tip shkrimi apo shenjash dhe kjo sugjeron se këto tipe emblemash përfaqësojnë konvencione të hershme në bërjen e emblemave në Qyt. e Lug. së Indusit.[4] Në këtë sit u gjetën gjithashtu dhe një çekiç gjigand, një daltë e madhe, një pasqyrë dore bronxi, një tel i artë, mbërtheckë me kalli të artë, globule të arta me vrima, celte dhe byzylykë bakri, byzylykë guacke, simbole prej guri si falluse, emblema katrore me shkrime dhe shenja indus, një emblemë rrethore, kafshë me gunga karlejane, qeramika me motive të ngjyrosura, kupa, shtamba të shpuara, kupa terrakote në gjendje të mirë, gjymtyrë arkitektonike të bëra me çakull, gurë bluarjeje, llaç etj..[1] U gjetën gjithashtu edhe gurë peshe të masave të ndryshme.[21]
Rrugët bregdetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është sugjeruar se ekzistonte një rrugë brengdetare që lidhte Lothalin dhe Dholavira-n me Sutkagan Dor-in në bregdetin Makran.[22]
Gjuha dhe shkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harapasit flisnin një gjuhë të panjohur dhe skripti i tyre nuk është deshifruar akoma. Besohet se kanë patur rreth 400 shenja bazë, me shumë variacione.[23] Shenjat mund të kenë vlejtur edhe si fjalë edhe si rrokje.[23] Drejtimi i shkrimit ishte përgjithësisht nga e djathta në të majtë.[24] Shumica e shkrimeve janë gjetur në emblema (të bëra më së shumti prej guri) dhe stampa (pjesë balte në të cilat stampohej vula apo emblema duke lënë gjurmën e saj). Disa mbishkrime janë gjetur gjithashtu në tabela bakri, instrumente bronxi dhe objekte të vogla të bëra prej terrakote, guri dhe fajance. Emblemat mund të kenë qenë përdorur në tregëti si edhe për punë zyrtare administrative.[25] Mjaft nga materialet e shkruara u gjetën në Mohenjo-daro dhe pjesa tjetër në sitet e tjera të Qyt. të Lug. së Indusit.
Tabela shenjash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga zbulimet më domethënëse në Dholavira u bë në një nga dhomat anësore të hyrjes veriore të qytetit dhe është e njohur përgjithësisht si Tabela e Shenjave të Dholavira-s. Harapasit kishin renditur dhe vendosur pjesë minerale gipsi për të formuar dhjetë simbole ose shenja në një tabelë të madhe druri[25] Në disa pika, tabela bie e sheshtë në sipërfaqen e saj. Druri është i kalbur, por renditja e gërmave apo shenjave ka mbijetuar. Shenjat e tabelës janë të krahasueshme me tulla të mëdha që ishin përdorur në muret e afërta. Çdo shenjë është rreth 37 cm e lartë dhe tabela në të cilën ishin shkruar këto shenja ishte rreth 3 m e gjatë.[26] Shkrimi është një nga më të gjatët e skriptit Indus, me një simbol që shfaqet katër herë dhe kjo bashkë me përmasat e mëdha si dhe natyrën publike e bëjnë atë një pjesë kyç e dëshmive të përmendura nga studiuesit që argumnetojnë se skripti Indus përfaqëson një shkrim të mirëfilltë. Një shkrim me katër shenja të mëdha në një gur ranor u gjet gjithashtu në sit, i konsideruar si i pari i shkrimeve në gurë ranorë në ndonjë nga sitet harapase.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qytetërimi i Luginës së Indusit
- Arkitektura e Qytetërimit të Luginës së Indusit
- Inxhinieria hidraulike e Qytetërimit të Luginës së Indusit
- Mohenjo-daro
- Harapa
- Lothali
- Kalibangani
- Rakhigarhi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e Subramanian, T. S. (5 qershor 2010). "The rise and fall of a Harappan City". Frontline. Nr. 12. Marrë më 4 korrik 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jonathan Mark Kenoyer & Kimberley Heuston: The Ancient South Asian World; 2005, Oxford University Press, New York, isbn 9780195222432, fq. 55
- ^ http://whc.unesco.org/en/tentativelists/1090/
- ^ a b c d e Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, botimi i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 67–70
- ^ a b c Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 155
- ^ "Ancient Indus Valley Sites". Harappa.com. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2013. Marrë më 30 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k "Excavations-Dholavira". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2011. Marrë më 30 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gregory Possehl: The Indus Civilization: A contemporary perspective; 2004, New Delhi: Vistaar Publications, ISBN 81-7829-291-2, fq. 67
- ^ Aqua Dholavira - Archaeology Magazine Archive Arkivuar 29 mars 2012 tek Wayback Machine. Archaeology.org. kontrolluar më 28 korrik 2013.
- ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 177
- ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 174
- ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 224
- ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 226
- ^ Sir Mortimer Wheeler: The Indus Civilisation; Book Club Associates; 3rd Edition, 1972, London, ASIN: B000S4AU8K
- ^ a b c d e f g h i j "Dholavira excavations throw light on Harappan civilisation" (në anglisht). Indian Express. 25 qershor 1997. Marrë më 15 qershor 2012.
- ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, Santa Barbara, California; isbn 978-157-60-7907-2, fq. 84
- ^ Gregory Possehl: The Indus Civilization: A contemporary perspective; 2004, New Delhi: Vistaar Publications, ISBN 81-7829-291-2, fq. 69.
- ^ "5,000-year-old Harappan stepwell found in Kutch, bigger than Mohenjodaro's" (në anglisht). The Times of India Mobile Site. 8 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015.
- ^ Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, botimi i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 124
- ^ Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, botimi i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 225
- ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, New Delhi, isbn 978-813-17-1120-0, fq. 163
- ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, New Delhi, isbn 978-813-17-1120-0, fq. 167
- ^ a b Asko Parpola: Study of the Indus Script. 2005, 50th ICES Tokyo Session
- ^ Mahadevan, Iravatham (4 shkurt 2007). "Towards a scientific study of Indus Script". The Hindu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2007. Marrë më 30 qershor 2012.
- ^ a b Jonathan Mark Kenoyer: Ancient cities of the Indus Valley civilization; Karachi: Oxford University Press; Oxford, New York: American Institute of Pakistan Studies; 1998, ISBN 0-19-577940-1
- ^ Gregory Possehl: The Indus Civilization: A contemporary perspective; 2004, New Delhi: Vistaar Publications, ISBN 81-7829-291-2, fq. 70
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jonathan Mark Kenoyer: Ancient cities of the Indus Valley civilization; Karachi: Oxford University Press; Oxford, New York: American Institute of Pakistan Studies; 1998, ISBN 0-19-577940-1, 9780195779400.
- Jonathan Mark Kenoyer & Kimberley Heuston: The Ancient South Asian World; 2005, Oxford University Press, New York, isbn 9780195222432.
- Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, Santa Barbara, California; isbn 978-157-60-7907-2.
- Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, botimi i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722.
- Gregory Possehl: The Indus Civilization: A contemporary perspective; 2004, New Delhi: Vistaar Publications, ISBN 81-7829-291-2.
- Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, New Delhi, isbn 978-813-17-1120-0.
- Sir Mortimer Wheeler: The Indus Civilisation; Book Club Associates; 3rd Edition, 1972, London, ASIN: B000S4AU8K.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Excavations at Dholavira in Archaeological Survey of India website