Dhahran
Dhahran
الظهران | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 138.135 |
{{{postal_code_type}}} | 34464 |
Faqja zyrtare | www.buraydahcity.net |
Dhahran (Arabisht: الظهران) është qytet në provincën Ash Sharqiyah, Arabia Saudite. Ndodhet rreth 35 km në jug të Dammam dhe rreth 40 km në perëndim të Khobar. Është qendra kryesore administrative e industrisë së naftës saudite. Zona Dhahrab-Dammam është një nga dy rajonet, tjetra është Xheda, që u zgjodh si vend për ndërtimin e reaktorit bërthamor.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dhahran u godit nga Forcat Ajrore Mbretërore Italiane, si pjesë e bombardimeve në Bahrein, duke shkaktuar pak dëme.
Në vitin 1944, Shtetet e Bashkuara u autorizuan të ndërtonin një bazë ajrore në Dhahran. Ndërtimi filloi në vitin 1945 dhe u përfundua në vitin 1946. Baza u kthye në Sauditë kur qiraja e saj skadoi në fillim të viteve 1960.[1]
Gjatë Luftës së Gjirit, qyteti ishte skena e humbjes më të madhe të jetës midis forcave të koalicionit. Më 25 shkurt 1991, një raketë irakian el-Husejn goditi një kazermë të ushtrisë amerikane në qytet, duke vrarë 28 rezervistë amerikanë nga Pensilvania.[2][3]
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhahran ka klimë shkretëtire. Temperaturat mund të arrijnë më shumë se 40 °C në stinën e verës, e shoqëruar me lagështi të lartë, duke pasur parasysh afërsinë e qytetit me Gjirin Persik. Temperatura më e lartë e regjistruar në Dhahran është 51.1 °C.[4] Në dimër, temperatura rrallë bie poshtë -2 °C, me më të ulëtën e regjistruar ndonjëherë në -5 °C në janar të vitit 1964.[5] Shiu bie pothuajse ekskluzivisht midis muajve nëntor dhe maj. Erërat Shamal zakonisht fryjnë nëpër qytet në muajt e hershëm të verës, duke sjellë stuhi të pluhurit që mund të zvogëlojnë dukshmërinë në disa metra. Këto erëra mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompania e naftës në Dhahran është kompania më e madhe në botë me reservat më të mëdhaja në botë,[6] dhe prodhon rreth 10 milionë fuçi të naftës në ditë. Pjesa më e madhe e naftës eksportohet, pasi nevojat lokale të Arabisë kërkojnë rreth 12% të prodhimit të përgjithshëm.
Tetëdhjetë e shtatë vjet më pas, Dhahran është ende selia mbarëbotërore e Saudi Aramco dhe qendra e financave, eksplorimit, inxhinierisë, shërbimeve të shpimit, shërbimeve mjekësore, furnizimit të materialeve dhe organizatave të tjera të kompanisë.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Why U.S. Military Bases Are Good for Mecca and Medina". Slate (në anglishte amerikane). 15 tetor 2001. ISSN 1091-2339. Marrë më 1 shtator 2017.
- ^ From:Management of Casualties from the Scud attack on Dhahran
- ^ Higham, Nicholas J (1996). Accuracy and stability of numerical algorithms. SIAM, p. 506. ISBN 0-89871-355-2
- ^ "Extreme Temperatures Around the World". Marrë më 1 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Climate Normals for Dhahran". Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Marrë më 1 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Some interesting oil industry statistics Gibson Consulting.
- ^ "Dhahran". The Columbia Encyclopedia (bot. 6th). The Columbia University. 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 16 shtator 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)