Jump to content

Bazilika e Bezistanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bazilika Paleokristiane (Elbasan)
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′44″N 20°04′54″E / 41.112222°N 20.081667°E / 41.112222; 20.081667
NdërtuarShek V
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar19.05.2009
Nr. i referencësEL022
TipologjiaBAZILIKË
Bazilika e Bezistanit is located in Earth
Bazilika e Bezistanit (Earth)

Bazilika Paleokristiane (Elbasan) ose si njihet ndryshe Bazilika e Bezistanit është një monument i trashëgimisë kulturore në qytetin e Elbasanit[1]. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "212 më 19.05.2009", monument kulture i kategorisësë I nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

30 m në jug të mureve të kalasë, nën Rrapin e Bezistanit, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane. Ajo doli për herë të parë në dritë në vitin 2007 dhe ngjalli interesin e studiuesve dhe vizitorëve të qytetit.

Bazilika u hap falë iniciativës së ish-Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore, z. Kreshnik Belegu me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë së atëhershme, z. Qazim Sejdini, në 2007. Gërmimi u bazua falë disa shënimeve që gjedeshin në arkivin e dorëshkrimeve të muzeut etnografik.

Gjithashtu edhe Sulë Dedej në monografinë për Abedin Çaushin shkruante: " ... në vitin 1932 kur u gërmua për themelet e magazinës së Muç Shikut në Bezistan, në qendër të tregut..., u gjet një shtresë mozaikësh e një kishe të moçme dhe nja dy shkallë nën të u gjetën varret dhe skeletet e dy njërëzve."[2]

Skena e përjetësisë nga mozaiku i bazilikës paleokristiane.

E njohur edhe si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros”, daton në fund të shek. V fillim i shek. VI e.s. Bazilika nuk është zbuluar e gjitha dhe vazhdojnë ekspeditat e gërmimeve në të. Deri tani gjatë gërmimeve janë gjetur 25 m mozaikë, ku në njërin nga panelet ndodhet skena e eukaristisë me dy figura njerëzore. Në faqen jugore të bazilikës është gjetur një afresk mural.[3] Temat e figurave të mozaikut janë toka, ajri dhe uji.

Materiali i pasur skulpturor prej mermeri dhe guri gëlqeror tregon rëndësinë e Skampis-it ( Elbasanit) si importues i këtij materiali dhe ekzistencën e mjeshtrave gurgdhendës në qytet.

Bazilika ndodhet nën Rrapin e Bezistanit në Elbasan dhe përfshihet brenda zonës arkeologjike A.

Afresku i bazilikës paleokristiane
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
  2. ^ Dedej, Sulë. Abedin Çaushi në gjurmët e traditës elbasanase. Onufri. fq. 44.
  3. ^ Hektor Çiftja, Belegu Kreshnik (2012). Elbasani turistik, a touristic guide to Elbasan (në shqip dhe anglisht) (bot. 1st). Shtëpia botuese Erik. fq. 51–52.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]