Arkitektura e Dinastisë Song
Arkitektura e Dinastisë Song (960–1279) ishte e njohur për pagodat e saj të larta budiste, urat e mëdha prej guri dhe druri, varret luksoze dhe pallatet ekstravagante. Megjithëse literatura mbi arkitekturën ekzistonte që më parë, shkrimet mbi arkitekturën lulëzuan gjatë Dinastisë Song, duke u maturuar në një formë më profesionale që përshkruante përmasat dhe materilet ndërtuese në një mënyrë të përpiktë dhe të organizuar. Përveç shembujve akoma në këmbë, pikturat Song, vizatimet arkitkturore dhe ilustrimet në librat e publikuar ndihmonjë historianët modernë në kuptimin e arkitekturës së kësaj periudhe. Profesionistët e arkitekturës, mjeshtrat e zejtarisë, zdrukthtarët dhe inxhinierët strukturorë nuk e kishin statusin e lartë të dijetarëve-zyrtarë konfucianë gjatë periudhës dinastike. Njohuritë arkitekturore kishin kaluar gojarisht për mijëra vjet, zakonisht nga artizanët te të bijtë. Kishte gjithashtu agjenci qeveritare dhe shkolla për konstruksionin, ndërtimin dhe inxhinierinë. Manualet e ndërtimit të Dinastisë Song ndihmonin jo vetëm pushtet e ndryshme private, por gjithashtu edhe artizanët e angazhuar nga qeveria qendrore.
Qyteti dhe pallatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Planimetria e kryeqyteteve të lashtë kinezë, si Pekin, kryeqytet i Din. Veriore Song, ndiqnin udhëzimet në Kao Gong Ji, që specifikonte një mur katror të qytetit me mjaft porta në secilën faqe dhe kalime për perandorin.[1] Qyteti i jashtëm i Pekinit të lashtë u ndërtua gjatë mbretërimit të perandorit Shenzong të Dinastisë Song me një plan drejtëkëndor, gati katror në përmasa, rreth 6 km nga veriu në jug dhe 7 km nga perëndimi në lindje. Muri jugor kishte tre porta, me Portën Nanxun në qendër, Portën Chenzhou në lindje dhe Portën Dailou në perëndim. Muret e tjerë kishin katër porta secili: Në murin lindor ishte Porta Dongshui (në skajin jugor), Porta Xinsong, Porta Xinchao Porta e Ujit Veri-Lindje; Në murin perëndimor Porta Xinzheng, Porta Perëndimore e Ujit, Porta Wansheng dhe Porta Guzi; dhe në murin verior Porta Chenqiao (në skajin lindor), Porta Fengqiu, Porta e Jujube-s së Re të Egër dhe Porta Weizhou. Portat në qendër të katër faqeve ishin të rezervuara për perandorin, këto porta kishin kalime të drejta dhe vetëm dy sete dyersh, ndërsa portat e tjera të qytetit kishin kalime zig-zage dhe ishin të ruajtura nga tre sete dyersh.
Piktura e artistit Song, Zhang Zeduan Përgjatë Lumit Gjatë Festivalit Qingming pikturon Portën Dongshui në hollësi: ndërtesa në krye kishte një çati me pesë brinjë me një pjerrësi të vogël sipas stilit të Dinastisë Song, e mbështetur dukshëm nga dy sete kllapash dougong. Montimi i kllapa së ulët qëndronte në portën e qytetit për të formuar një themel prej druri, ndërsa montimi i lartë mbante çatinë, e ngjashme me një dougong të një ndërtese ekzistuese Song, Tempulli i Perëndeshës në Taiyuan. Kjo metodë e përdorimit të montaturave të kllapave për të mbajtur superstrukturën ishte specifikuar në manualin e ndërtimit të Li Jie të shek. të XII Yingzao Fashi si pingzuo (fjalë për fjalë "baza e sheshtë").[2] Muret e qytetit ishin të ndërtuar me dhe të ngjeshur, një teknikë gjithashtu e detajuar në Yingzao Fashi, vol. III, "Standardet për Hendeqet, Fortesat dhe Muratura":
Themelet: Për çdo chi katror, zbatohen dy dan dhe; në majë të tij qëndron një përzierje tullash dhe tjegullash të thyera si dhe gurë të shkërmoqur, gjithashtu dy dan. Për çdo pesë cun shtresa dheu, dy veta, që qëndrojnë ballë për ballë, duhet të godas gjashtë herë me tokmak, secili duke goditur tre herë në një gjurmë; pastaj godet katër herë në secilën gjurmë, dy veta përsëri duke qëndruar përballë njëri-tjetrit, godasin dy herë secili në të njëjtin vend; pastaj ngjeshet dy herë të tjera, secili duke goditur nga një herë. Duke ndjekur këtë, ngjeshja e sipërfaqes me tokmakë ose ngjeshës me këmbë rastësisht deri edhe jashtë sipërfaqes. Çdo pesë cun shtresë dheu duhet të ngjeshet në tre cun; çdo tre cun shtresë tullash dhe gurësh në një e gjysëm cun.[3]
Muret me dhe të ngjeshur gjatë kësaj kohe ishin konikë: trashësia e murit është më e madhe në bazë dhe zvogëlohet njëtrajtshmërisht me rritjen e lartësisë, siç detajohet në librin e Li Jie.[4] Gjatë Dinastisë Song, qyteti i Pekinit kishte tre rrethime: muri i qytetit të jashtëm, muri i qytetit të brendshëm dhe pallati në qendër. Qyteti i brendshëm ishte drejtëkëndor, me tre dyer në secilin krah.[5] Rrethimi i pallatit ishte gjithashtu drejtëkëndor, me një kullë vrojtimi në secilin prej katër këndev. Kishte katër porta kryesore: Porta Xihua në perëndim, Porta Donghua në lindje, Porta Gongchen në veri dhe Porta Xuande, e njohur edhe si Porta Duan ose Xuandelou, një jug. Porta Xuande kishte pesë dyer me panele, të ngjyrosura me të kuqe me gozhdë të arta; muret e saj ishte të dekoruar në mënyrë luksoze me dragonj, feniksë dhe modele reshë pluskuese për tu përputhur me me trarët e skalitur, mahitë e ngjyrosura dhe çatinë me tjegulla të glazatuara.[6] Kishte edhe dragonj me glazaturë, secili duke kafshuar një skaj të brinjëve të kulmit të çatisë, bishti i tyre i drejtuar nga qielli. Funksioni simbolik i këtyre chi wei ishte i shpjeguar te Yingzao Fashi:
Është një dragua në Detin Lindor, bishti i të cilit (wei) është i ngjashëm me atë të një gjeraqine (chi); ai shkakton valë dhe shira, kështu që njerzit e vendosin imazhin e tij në kulmin e çatisë për të parandaluar zjarrin. Gjithësesi, ata e quajtën gabimisht atë "bishti i gjeraqinës" (chi wei).[7]
Duke u shtrirë në drejtim të jugut nga Porta Xuande ishte shëtitorja perandorake, rreth dy qint hapa e gjerë, me korridore perandorake në të dy krahët. Tregtarët hapnin dyqane në korridore deri në vitin 1112, kur u ndaluan. Dy rreshta me gardhe të zinj ishin vendosur në qendër të shëtitores si një barrierë për këmbësorët dhe karrocat. Përgjatë anëve të brendshme të gardheve shtriheshin Hullitë Perandorake me Ujë të kufizuara me tulla, të mbushura me zambakë.[8] Rreth 400 m më në jug nga Porta Xuande, Lumi Bian takohej me shtëtitoren perandorake, që e tejkalonte atë nëpërmjet Urës prej guri Zhou, me balaustra dhe me dysheme të sheshtë. Ky skicim i një shëtitoreje me një urë guri të përshkuar nga një lum u imitua më vonë në Qytetin e Ndaluar. Gjatë pranëverës dhe Verës, pemë të përziera pjeshke, kumbulle, dardhe dhe kajsie zbukuronin brigjet e Lumit Bian me një larmi lulesh.[9]
Pagodat budiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke ndjekur mbretërimin e Dinastisë Han (202 p.e.s.–220 të e.s.), idea e stupave budiste hyri në kulturën kineze, si një banesë dhe dhe strehë e shkrimeve sutra. Gjatë periudhës së Dinastive veriore dhe jugore, u zhvillua pagoda dalluese kineze, me pararendësit e saj te kullat e larta vrojtuese dhe apartamentet e larta rezidenciale të Dinastisë Han (siç tregohet nga modelet e varreve Han).[10][11] Gjatë Dinastisë Sui (581–618) dhe Tang (618–907), pagodat kineze u zhvilluan nga struktura pastërtisht druri në përdorimin e muraturave të artikuluara prej guri dhe tulle, që mundëte tu mbijetonte më lehtësisht flakëve të shkaktuara nga vetëtimave ose zjarrvëniet dhe të ishin më pak të ndjeshme nga degradimi. Pagoda më e hershme prej tulle që ka mbijetuar është Pagoda Songyue, ndërtuar në vitin 523 një shembull tipik i një pagode prej guri të periudhës Tang është Pagoda e Patës së Madhe të Egër, e ndërtuar në vitin 652. Megjithëse ndikimi budist në Kinë u lëkund pas periudhës së vonë Tang, pagoda kullash të shumta budiste u ndërtuan gjatë Dinastisë Song. Pagodat e larta kineze shpesh ishin të ndërtuara në zonat rurale në vend të mureve të brendshme të qyteteve, më së shumti për të shmangur konkurrencën me autoritetin kozmik-perandorak të mishëruar kulla tamburë dhe porta të qyteteve.[12] Pagoda e Patës së Madhe të Egër, e ndërtuar në një lagje të qytetit të Chang'an-it jugor, bën pjesë te përjashtimet nga kjo traditë. Pagoda e Hekurit e Tempullit Youguo në Kaifeng e mori këtë emër nga ngjyra gri-hekuri e tullave të lustruara që formojnë kullën. Fillimisht e ndërtuar prej druri nga arkitekti Yu Hao, u godit nga vetëtima dhe u dogj në vitin 1044, gjatë periudhës veriore Song. Në vitin 1049 pagoda u rindërtuar siç duket dhe sot, me urdhërin e perandorit Song, Renzong. Kjo pagodë 13-katëshe, e strukturuar në një bazë tetë-këndore, është 56.88 m e lartë.[13] tjegullat e saj të lustruara me glazaturë me figurina të gdhendura kërcimtare, ministra solemn dhe tema budiste. Periudha përdor gjithashtu pagoda të vërteta prej gize, siç është Pagoda e prej Hekuri e Tempullit Yuquan (Tempulli i Burimeve të Xhadës), Dangyang, provinca Hubei. E ndërtuar në vitin 1061, ajo përfshin 53848 kg gizë dhe qëndron 21.28 m e lartë.[14] Duke imituar pagodat bashkëkohore prej druri, guri dhe tulle, pagoda ka strehë të pjerrëta dhe një bazë tetë-këndore.[15] Një tjetër pagodë hekuri u ndërtua në vitin 1105, në Jining, Shandong dhe u ndërtua shtresë pas shtrese në seksione tetë-këndore, 78 këmbë e lartë.[16] Mjaft pagoda të tilla prej gize ekzistojnë tashmë në Kinë. Pagoda Liuhe, ose Pagoda e Gjashtë Harmonive është një tjetër shembull i arkitekturës së pagodave Song. Gjendet në kryeqytetin e Dinastisë Jugore Song Hangzhou, në provincën Zhejiang, në këmbët e Kodrës Yuelun në drejtim të Lumit Qiantang. Megjithëse fillestarja u shkatërrua në vitin 1121, kulla aktuale u ngrit në vitin 1156 dhe u restaurua plotësisht në vitin 1165. Ajo qëndron 59.89 m e lartë dhe u ndërtua me struktura tullash të kuqe me 13 shtresa prej druri strehësh. Për shkak të madhësisë së saj, pagoda shërbeu si një far permanent për të ndihmuar lundruesit gjatë natës (siç përshkruhet në Hangzhou Fu Zhi).[17] Pagoda e Tempullit Zhengjue në kontenë Pengxian të provincës së Siçuanit (afër Chengdu-së) është një pagodë tulle që u ndërtua midis viteve 1023 dhe 1026, sipas mbishkrimeve që shtrihen përgjatë katit të saj të parë. Ka një bazë katrore në një piedestal sumeru, trembëdhjetë kate me një lartësi tërësore prej 28 m dhe shtresa të shumëfishta strehësh e ngjashme në stil me pagodat e hershme Tang të Chang'an-it, Pagodën e Patës së Madhe të Egër dhe të Patës së Vogël të Egër. U ndërtuan gjithashtu pagoda hibride prej tullash dhe gurësh. Katër katet e para të tetë-këndëshit, 42 m të Pagodës Lingxiao të vitit 1045 janë prej tulle (me strehë prej druri), ndërsa nga i pesti e lartë është e bërë tërësish prej druri. Edhe pagodat e bëra prej guri ose tulle përdorin elemente arkitekturore që janë tipike për ndërtesat kineze prej druri; për shembull Pagoda Pizhi, e ndërtuar midis viteve 1056 dhe 1063, përdor kllapat dougong tipike të arkitekturës prej druri për të mbajtur çatitë dhe lidhjet e brendshme prej dërrase. Të dy këto pagoda kanë shkallë të brendshme, megjithëse vetëm e Pagodës Lingxiao arrin deri në katin e katërt ndërsa të Pagodës Pizhi deri te i pesti. Gjithësesi, shkallët e jashtme spirale të Pagodës Pizhi të çojnë deri në katin e nëntë dhe të fundit. Megjithëse Pagoda e Tempullit Fogong është pagoda më e lartë ekzistuese prej druri, pagoda më e gjatë kineze e ndërtuar në periudhën dinastike që dëndron akoma është Pagoda Liaodi. E përfunduar në vitin 1055, ajo është 84 m e lartë, një bazë tetë-këndore në një platformë të madhe, duke tejkaluar 69 m e Pagodës Qianxun, që kishte rekordin deri në ndërtimin e saj në shek. e IX nga Mbretëria Dali. Megjithëse Pagoda Liaodi shërbente për qëllime fetare si një pikë referimi budiste në Manastirin Kaiyuan të kontesë Ding, në provincën Hebei, lartësia e saj e madhe i dha asaj një tjetër funksion të vlerësuar, si një kullë vrojtimi ushtarake që u përdor për të vrojtuar lëvizjet e Dinastisë armike Liao.[18] Përkrahë dobisë së tyre vrojtuese, kullat e pagodave mund të shërbejnë gjithashtu si observatorë astronomikë; një e tillë është dhe Observatori Astronomik Gaocheng, i ndërtuar në vitin 1276[19] dhe akoma në këmbë edhe sot.
-
Pagoda Lingxiao në Zhengding, Hebei, është një pagodë hibride druri dhe tulle 42 m e lartë, ndërtuar në vitin 1045.
-
Pagoda Pizhi e Tempullit Lingyan, Shandong, 54 m e lartë, ndërtuar në vitin 1063.
-
Pagoda e Tempullit Fogong e ndërtuar me kllapa druri dougong, e gjendur në Shanxi, 67 m e lartë, ndërtuar në vitin 1056 gjatë Dinastisë Liao
-
Megjithëse e rindërtuar gjatë dinastisë Ming, struktura e Pagodës Beisi u projektua midis viteve 1131 dhe 1162 gjatë periudhës Song; është 76 m e lartë.
Tempujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuk ishte e rrallë për familjet e pasura ose të fuqishme të ndihmonin ndërtimin e kompleseve të mëdhenj tempullorë, zakonisht duke dhuruar një pjesë të pronës së familjeve të tyre një sekti budist. Shpesh trualli vetë kishte ndërtesa që mund të përshtateshin për qëllimet fetare. Familja Fei (費) e qytetit Jinze, e gjendur pak më në perëndim të Shangait, e shndërroi një banesë në pronën e tyre në një sallon për leximin e sutrave budiste dhe më vonë ndërtoi mjaft ndërtesa të tjera fetare rreth sallonit. Kjo nxiti një bum në ndërtimin e tempujve në zonë, duke e bërë Jinze-n për rrjedhojë një nga qendrat më të rëndësishme të sektit budist të Zambakut të Bardhë, që nga ana tjetër nxiti ndërtimin e më shumë tempujve dhe bëri që qyteza të bëhej një qendër e rëndësishme brenda Dinastisë Song. Qyteti i afërt i Nanxiang-ut mori famë pak pas rënies së Dinastisë Song në pjesën më të madhe për shkak të ndërtimit të tempujve dhe ndërtesave të tjera fetare, që u shtrinë në të gjithë perandorinë Song.[20] Përveç nxitjes së zhvillimit të zonave urbane, tempujt dhe ndërtesat fetare krijuan një numër veçorishë unike estetike dhe strukturore. Tempulli i Nënës së Shenjtë (圣母殿) dhe Salloni i Flijimit të Tempullit Jin (晋祠), që gjendet në rrethinat jug-lindore të qytetit Taiyuan, në pronvincën Shanxi, janë shembuj të mbijetuar të arkitekturës së hershme Song.[21] Tempulli i Nënës së Shenjtë është ndërtesa kryesore e Tempullit Jin, i ndërtuar për herë të parë në periudhën midis viteve 1023 dhe 1032 dhe i rinovuar në vitin 1102. Kanë një çati me strehë të dyfishta me nëntë brinjë dhe dy koka-dragoi me nofulla të hapura duke kafshuar fundin e brinjës kryesore. Çatia mbahet nga kllapa masive dougong që përputhen me skicimet në manualin Yingzao Fashi. Strehët e tempullit të Nënës së Shenjtë lakohen lehtësisht së lartmi në çdo fund, një karakteristikë e arkitekturës Song.[22] Kolonat e façatës, të dekoruara me dragonj që përdridhen rreth tyre, u bënë progresivisht më të larta me rritjen e distancës në të dy krahët e çifteve qendrore. Ndërtesa ka një verand rreth saj, shembull i vetëm i një strukture të tillë; një tjetër veçori unike e sitit është një urë në formë kryqi që të çon në Tempullin e Perëndeshës. Salloni i Trinitetit të Tempullit Xuan Miao (玄妙观), i vendosur në zemër të qytetit Suzhou, është një tjetër shembull i arkitekturës Song. Në vitin 1982, u shpall si një Sit i Trashëgimisë Kombëtare nga Qeveria kineze. Pallati Jingling (景灵宫, Jingling Gong), një tempull për Perandorin e Verdhë legjendar të vendosur afër Qufu-së moderne, u ndërtua në shek. e XI. U shkatërrua më vonë, afër fundit të Dinastisë Yuan.[23] Gjithësesi, mjaft struktura të tjera në Shou Qiu, kompleksi në të cilin gjendet Pallati Jingling, mbeti i pa-prekur. Dy stelae gjigande Bixi (figura e një prej 9 djemve të mbretit dragua, i portretizuar si një drago me zhguall breshke) janë përbri asaj që ishte hyrja për në pallat. Një nga këto dy stelae, Stelae e Dhimbjes së 10,000-jëve, është 52 m e lartë, stela më e lartë e pashënuar në vend.[24] Një piramidë e madhe e ndërtuar me blloqe të rrumbullakët guri, varri simbolik i djalit të Perandorit të Verdhë, Shaohao, gjendet jashtë kompleksit Shou Qiu.[24][25] Një tjetër stelae e madhe me zhguall breshke Bixi e të njëjtës periudhë është ruajtur në Dai Miao të Malit Tai.
Urat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Urat mbi rrjedhat e ujit kanë qenë njohur në Kinë që në Dinastinë e lashtë Zhou. Gjatë Dinastisë Song, u ndërtuan ura të mëdha me kambaleca, siç është ajo e ndërtuar nga Zhang Zhongyan në vitin 1158.[26] Kishte gjithashtu ura të mëdha të bëra tërësisht prej guri, si Ura Ba Zi e Shaoxing-ut, ndërtuar në vitin 1256 dhe akoma edhe sot e pa-prishur.[27] Urat me pavjone që kurorëzojnë hapësirën e tyre qendrore paraqiten shpesh në piktura të tilla si peizazhet e Xia Gui-t (1195–1224). U ndërtuan gjithashtu ura me korridore të gjatë të mbuluar, si Ura Ylber në Wuyuan, provinca Jiangxi e shek. XII, që ka këmbë me bazë guri dhe një superstrukturë druri. Ndërsa shërbente si një administrator për Hangzhou-në, poeti Su Shi (1037–1101) kishte një rrugë kalldrëmi për këmbësorët të ndërtuar përgjatë Liqenit Perëndimor, i cili e mban akoma emrin e tij: Sudi (蘇堤). Në vitin 1221, udhëtari taoist Qiu Changchun vizitoi Genghis Khanin në Samarkandë, duke përshkruar ura të ndryshme kineze të hasura në rrugëtimin përmes Maleve Tian Shan, në lindje të qytetit Yining. Historiani Joseph Needham duke e përmendur këtë udhëtar thotë:
[Rruga kishte] "jo më pak se 48 ura druri me një gjerësi të tillë që dy karroca mund të ecin mi to krahë për krahë". Kishin qenë ndërtuar nga Chang Jung (Zhang Rong) dhe inxhinierë të tjerë të Khanatit të Çagatai-t disa vite më parë. Kambalecat prej druri të urave kineze nga Shekulli III p.e.s. e tëhu ishin pa dyshim të ngjashme me ato që supozohet të jenë përdorur nga ura e Jul Çezarit në vitin 55 p.e.s. mbi Rin, ose të vizatuar nga Leonardo da Vinçi, ose të gjetura në përdorim në Afrikë. Por ku në Evropë që nga Shekulli XIII mund të gjendej një rrugë me dy pista si ajo që kishte hasur Chang Jung-u?[28]
Në provincën Fujian, ura të stërmëdha me trarë u ndërtuan gjatë Din. Song. Dis nga këto ishin deri në 1220 m të gjata, me hapje individuale mbi 22 m të gjata; ndërtimi i tyre kërkoi zhvendosjen e gurëve masiv prej 203 tonësh.[27] Asnjë emër inxhinieri nuk është regjistruar ose të shfaqet në mbishkrimet e urave, që japin vetëm emrat e zyrtarëve vendorë që i mbështetën ata dhe mbikqyrën ndërtimin e tyre si dhe riparimin.[27] Gjithësesi, mund të ketë qenë një shkollë inxhinierike në Fujian, e drejtuar nga një inxhinier i shquar i njohur si Cai Xiang (1012–1067), i cili ishte ngritur në pozicionin e prefektit qeveritar në Fujian. Midis viteve 1053 dhe 1059, ai projektoi dhe mbikqyri ndërtimin e Urës së madhe Wanan (dikur e quajtur Ura Luoyang) afër Quanzhou-së (në kufirin e distriktit modern të Luojiang dhe kontesë së Huai'an-it.[27] Kjo urë, një strukturë guri e ngjashme me një numër urash të gjetura në Fujian, qëndron akoma dhe ka këmbë në formën e anijes të lidhura në bazën e tyre duke përdorur ngjitës prej guackash si adeziv.[29] Është 731 m e gjatë, 5 m e gjerë dhe 7 m e lartë. Një tjetër urë e famshme afër Quanzhou-së, Ura Anping, u ndërtua midis viteve 1138 dhe 1151. Shembuj të tjerë të urave Song përfshijnë Urën Guyue, një urë guri me harqe në Yiwu, në provincën Zhejiang. Ura u ndërtua në vitin 1213, vitin e gjashtë të perandorit Ningzong (periudha Jiading) në Dinastinë Jugore Song.[30] Lundrat e periudhës Song përfshijnë Urën Dongjin, 400 m e gjatë, e mund të shihet edhe sot.
Varret e perandorëve Veriorë Song
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varret e mëdha të Songëve veriorë që gjenden në jug-perëndim të qytetit Gongyi në kontenë Gongxian, në provincën Henan, janë rreth njëmijë, duke përfshirë edhe varret individualë për perandorët, perandoreshat, princat, princeshat, bashkëshortet dhe anëtarët e familjes së zgjeruar Song. Kompleksi shtrihet afërsisht 7 km nga lindja në perëndim dhe 8 km nga veriu në jug.[31] Ndërtimi i kompleksit filloi në vitin 963, gjatë mbretërimit të sovranit të parë Song, perandorit Taizu, babai i të cilit është gjithashtu i varrosur në këtë sit.[31] Vetëm perandorët veriorë Song e pa varrosur aty janë perandori Huizong dhe Qinzong, që vdiqën në robëri pas pushtimit të Kinës veriore nga Dinastia Jin (1127-1234) e etnisë Jurchen në vitin 1127. Rrugët ceremoniale të kompleksit të varreve të shtruara me gurë janë qindra skulptura dhe statuja tigrash, deshësh, luanësh, kuajsh me kujdestarë, përbindësha me brirë dhe krijesa mitologjike, zyrtarë të qeverisë, gjeneralë, ambasadorë të jashtëm dhe të tjera të vendosura në një ekspozim të kulturës së Dinastisë Song. Planimetria dhe stili i varreve Song i përngjajnë atyre të gjetura në mbretërinë bashkëkohore Tangut të Din. Perëndimore Xia, që kishin gjithashtu një sit ndihmës varrimi të asociuar me secilin varr.[31] Në qendër të çdo siti varrimi është një varr në formën e një piramide të prerë në majë, secili prej të cilëve dikur i ruajtura një rrethim me katër mure me katër porta qendrore dhe katër kulla këndore.[32] Rreth 100 km nga Gongxiani është Varri Baisha, që përmban "faksimile të përpunuara në tulla të skeleteve prej druri të ndërtimit, nga arkitrarët e derës , shtyllat dhe piedestalet deri te setet e kllapave, që zbukurojnë muret e brendshëm".[32] Varri Baisha ka dy dhoma të mëdha të veçanta me tavanë konikë; një palë shkallë të mëdha që të zbresin në dyert e hyrjes së varrit nëntokësor.[33]
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Dinastisë Song, veprat e mëparshme mbi arkitekturën u sollën në nivele më të sofistikuara përshkrimi, si në Yili Shigong, e shkruar nga Li Ruogui në vitin 1193.[34] Një nga veprat më ezuruese, gjithësesi, ishte e mëhershmja Mu Jing ("Manuali i Punimit të Drurit"), i atribuar Yu Hao-s dhe e shkruar dikur midis viteve 965 dhe 995. Yu Hao ishte përgjegjës për ndërtimin e e një pagode druri kulle në Kaifeng, e cila u shkatërrua nga rrufeja dhe u zëvendësua me Pagodën e Hekurit prej tullash menjëherë më pas. Në këtë kohë, librat mbi arkitekturën konsideroheshin akoma si një arritje e ulët në nivelin e dijeve për shkak të statusit të artizanatit, kështu që Mu Jing as nuk u regjistrua në biliografinë zyrtare të oborrit.[35] Megjithëse vetë libri humbi gjatë historisë, shtetari dhe shkencëtari Shen Kuo shkroi për veprën e Yu Hao-s gjerësisht në librin e tij Esetë e Pishinës së Ëndrrave të vitit 1088, duke lavdëruar atë si një vepër arkitekturore gjeniale, duke thënë se asnjë në këtë kohë nuk mund të riprodhoi një vepër të tillë.[36] Shen Kuo përzgjodhi, mes pasazheve të tjera, një skenë në të cilën Yu Hao jep këshilla për artizanët arkitektë të tjerë rreth pjerrësimit të pajandrave në mënyrë që të mbaj një pagoda kundër erës dhe një pasazh ku Yu Hao përshkruan tre seksionet e një ndërtese, zona sipër binarëve, zona sipër tabanit dhe themelet dhe kështu duke proceduar për të realizuar raporte proporcionale dhe teknika ndërtimi për secilin seksion.[37][38] Mjaft vite më vonë Li Jie (李誡; 1065–1110) publikoi librin Yingzao Fashi ("Traktat mbi Metodat Arkitekturore" ose "Standardet Shtetërore të Ndërtimit").[36][39] Megjithëse libra të ngjashëm u publikuan para tij, si Yingshan Ling ("Rregulli Kombëtar i Ndërtimit") i periudhës së hershme Tang (618–907),[40] Libri i Li Jie-së është manuali teknik më i hershëm në arkitekturën kineze që ka mbijetuar i plotë.[39]
Yingzao Fashi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yingzao Fashi është një traktat teknik mbi arkitekturën dhe zejtarinë i shkruar nga Li Jie, një arkitekt dhe zyrtar në Drejtorinë e Ndërtesave dhe Ndërtimit. Li e përfundoi librin në vitin 1100 dhe ia paraqiti perandorit Zhezong në vitin e fundit të mbretërimit të tij.[36][41] Pasuesi i tij, perandori Huizong, e publikoi traktatin e Li-së zyrtarisht tre vjet më vonë, në vitin 1103, për përfitimin e kryepunëtorëve, arkitektëve dhe artizanëve të ditur.[36][41] Libri synonte të ofronte rregullime standarde, jo vetëm për agjensitë inxhinierike të qeverisë qendrore, por edhe për shumë punishte dhe familje artizane përgjatë Kinës që mund të përfitonin nga përdorimi i manualit të mirë-shkruar qeveritar mbi praktikat e ndërtimit. Yingzao Fashi përfshinte kode dhe rregulla ndërtimi, informacione llogaritjeje, përshkrime të materialeve ndërtimore dhe klasifikimin e zejeve.[42] Në 34 kapitujt e tij, libri përvijonte njësitë matëse,[39] dhe ndërtimin e hendeqeve, fortifikimeve, skalitjes së gurit dhe punimit të drurit.[43] Për këtë të fundit, ai përfshin specifikime për bërjen e kllapave me krahë të përkulur dhe bashkimet për kolonat dhe trarët.[44] Ai përcjell gjithasthu specifikime për gdhendjen, shpimin dhe sharrimin e drurit, punimin e bambusë, tjegullave, ndërtimin e mureve dhe dekorimit.[43] Libri përmban receta për piktura dekoruese, glazatura qeramike dhe mbulimet,[39] gjithashtu duke listuar proporcionet për përzierjen e llaçit të përdorur në muraturë.[45] punimi me tulla,[43] dhe prodhimi i tjegullave të glazatuara,[43] duke ilustruar praktikat dhe standardet me vizatime.[39] Libri i tij e përshkruan në hollësi zdrukthtarinë strukturore, duke ofruar matje përmasore standarde për të gjitha komponentet e përdorura;[46] këtu ai zhvillonte një sistem standard me tetë shkallë për llogaritjen e elementeve prej druri, të njohur si sistemi cai-fen i njësive, që mund të zbatohet universalisht në ndërtesa.[47] Rreth 8% e librit të Li Jie-s ishte i marr nga materiale të mëparshme mbi arkitekturën, ndërsa shumica e librit dokumentonte traditat e trashëguara nga artizanët dhe arkitektët.[41] Yingzao Fashi ofronte një fjalor të plotë të termave teknikë që përfshinin formula matematike, proporcione ndërtimi dhe teknika ndërtimi si dhe diskutonte implikimet e topografisë vendore për ndërtimin në një sit të veçantë.[45] Ai çmonte gjithashtu kostot monetare të punësimit të punëtorëve me nivele të ndryshme aftësish nga zejet e ndryshme mbi bazën e një dite pune, përveç çmimit të materialeve që do të kërkoheshin dhe mereshin për stinën në të cilën do të përdoreshin.[45]
-
Detaj i një tempulli malor, nga një pikturë peizazhi në një rrotull vertikale nga Li Cheng (rreth 919–967).
-
Lojëra në Liqenin Jinming, një pikturë nga Zhang Zeduan që paraqet Kaifeng-un, kryeqytetin e Songëve veriorë.
-
Një pikturë që paraqet tetëmbëdhjetë lejlekë të bardhë duke fluturuar rreth kulmit të çatisë së një pallati të Kaifeng-ut, nga perandori Huizong (mb. 1100–1126).
-
Duke Pritur Mysafirët, një pikturë në formë vezake i një ndërtese të vogël të gjendur në një kopësht, nga Ma Lin, rreth vitit 1250.
-
Një diagramë e një mulliri drithi të vënë në punë nga një rrjedhë uji nga periudha Veriore Song.
-
Një diagramë e dizajnit të brendshëm të kullës së orës së Su Song-ut, nga libri i tij i vitit 1092.
-
Detaj i një shtëpie çaji me çati trekëndore, që duket se ndodhet në katin e sipërm të një ndërtese shumë-katëshe edhe pse nuk shfaqet e gjitha, nga piktura Përgjatë Lumit Gjatë Festivalit Qingming e Zhang Zeduan-it (1085–1145).
-
Po nga piktura Përgjatë Lumit Gjatë Festivalit Qingming e Zhang Zeduan-it: një skenë më e gjerë e ndërtesave urbane me një portik të madh në të djathtë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Wusan Dai: Kao Gong Ji t'u-shuo; 2003, ISBN 7-80603-695-4, fq. 80
- ^ Li, Jie (1103). "Yingzao Fashi" (në kinezisht). fq. 146.
- ^ Li, Jie (1103). "Yingzao Fashi" (në kinezisht). fq. 90–91.
- ^ Li, Jie (1103). "Yingzao Fashi" (në kinezisht). fq. 91–92.
- ^ Yuan Lao Meng: Dongjin Meng Hua Lu (A Reminiscence of the Glory of Bianjin), Vol. 1: The Outer City of East Capital; Yi Yongwen (ed.), Pekin, 中華書局 (Zhonghua Book Company), 2007, në gjuhën kineze, isbn 7-101-04779-3, fq. 19
- ^ Yuan Lao Meng: Dongjin Meng Hua Lu (A Reminiscence of the Glory of Bianjin), Vol. 1: The Outer City of East Capital; Yi Yongwen (ed.), Pekin, 中華書局 (Zhonghua Book Company), 2007, në gjuhën kineze, isbn 7-101-04779-3, fq. 40
- ^ Li, Jie (1103). "Yingzao Fashi" (në kinezisht). fq. 69–70.
- ^ Yuan Lao Meng: Dongjin Meng Hua Lu (A Reminiscence of the Glory of Bianjin), Vol. 1: The Outer City of East Capital; Yi Yongwen (ed.), Pekin, 中華書局 (Zhonghua Book Company), 2007, në gjuhën kineze, isbn 7-101-04779-3, fq. 78–80
- ^ Yuan Lao Meng: Dongjin Meng Hua Lu (A Reminiscence of the Glory of Bianjin), Vol. 1: The Outer City of East Capital; Yi Yongwen (ed.), Pekin, 中華書局 (Zhonghua Book Company), 2007, në gjuhën kineze, isbn 7-101-04779-3, fq. 78
- ^ Hoover, M. (gusht 2006). "The Art of Early China and Korea". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2010. Marrë më 19 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 128.
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 137
- ^ Chinadaily.com.cn (2003).Iron Pagoda Arkivuar 6 gusht 2007 tek Wayback Machine. Ministria e Kulturës. Kontrolluar më 29 mars 2007
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 141–142
- ^ China.org.cn Iron Pagoda at Yuquan Temple in Dangyang of Hubei Province. Qendra e informacionit në internet e Kinës. Kontrolluar më 29 mars 2007
- ^ Robert K. G. Temple: The Genius of China: 3,000 Years of Science, Discovery, and Invention; Great Britain, Inner Traditions, 1986, ISBN 1-59477-217-7, fq. 43
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 662
- ^ Liaodi Pagoda at Kaiyuan Temple in Dingzhou of Hebei Province. Nga siti China.org.cn. Kontrolluar më 12 shkurt 2008
- ^ "Gao Cheng. The Antiquarian Society". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2007. Marrë më 8 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Richard von Glahn: The Song-Yuan-Ming Transition in Chinese History; kapitulli "Towns and Temples: Urban Growth and Decline in the Yangzi Delta, 1100-1400"; 2003, Harvard University Asia Center, Harvard University Press; Cambridge, Mass.; isbn 978-0-674-01096-3, fq. 199–202
- ^ Liang Sicheng: A Pictorial History of Chinese Architecture: A study of the Development of its Structural System and the Evolution of its Types; ISBN 978-0-262-12103-3, fq. 210-221
- ^ Liang Ssu-Cheng: Chinese Architecture Monumental Timber-Frame Buildings; ISBN 0-486-43999-2
- ^ "孔子故里曲阜將重建黃帝城 (Qufu, Hometown of Confucius, to Rebuild Yellow Emperor Palace)". The Epoch Times. 11 tetor 2003. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2009. Marrë më 15 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Loh, Pauline. "Sons of the Yellow Emperor" (në anglisht). China Daily. Marrë më 15 tetor 2011.
- ^ "Imperial Tombs and Mausoleums". Ancient Tombs and Mausoleums (në anglisht). China.org.cn. Marrë më 15 tetor 2011.
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 150
- ^ a b c d Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 153
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 151
- ^ Luoyang Bridge Arkivuar 6 shkurt 2010 tek Wayback Machine. Nga siti chinaculture.org. Kontrolluar më 11 dhjetor 2010.
- ^ "古月桥 (Guyue Bridge)". China.com.cn. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2011. Marrë më 12 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Nancy Shatzman Steinhardt: "The Tangut Royal Tombs near Yinchuan"; Muqarnas: An Annual on Islamic Art and Architecture (Volume X, 1993): fq. 374
- ^ a b Nancy Shatzman Steinhardt: "The Tangut Royal Tombs near Yinchuan"; Muqarnas: An Annual on Islamic Art and Architecture (Volume X, 1993): fq. 375
- ^ Nancy Shatzman Steinhardt: "The Tangut Royal Tombs near Yinchuan"; Muqarnas: An Annual on Islamic Art and Architecture (Volume X, 1993): fq. 376
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 81
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 82
- ^ a b c d Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 84.
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 141
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 82–84
- ^ a b c d e Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 1
- ^ Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 1–3
- ^ a b c Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 4
- ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, Part 3, fq. 84–85
- ^ a b c d Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 85
- ^ Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 2
- ^ a b c Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 5
- ^ Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 6.
- ^ Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 6–7
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wusan Dai: Kao Gong Ji t'u-shuo; 2003, ISBN 7-80603-695-4.
- Richard von Glahn: The Song-Yuan-Ming Transition in Chinese History; kapitulli "Towns and Temples: Urban Growth and Decline in the Yangzi Delta, 1100-1400"; 2003, Harvard University Asia Center, Harvard University Press; Cambridge, Mass.; isbn 978-0-674-01096-3.
- Qinghua Guo: "Yingzao Fashi: Twelfth-Century Chinese Building Manual"; Architectural History: Journal of the Society of Architectural Historians of Great Britain; (Volume 41 1998): fq. 1–13.
- Li, Jie (1103). "Yingzao Fashi" (në kinezisht).
- Yuan Lao Meng: Dongjin Meng Hua Lu (A Reminiscence of the Glory of Bianjin), Vol. 1: The Outer City of East Capital; Yi Yongwen (ed.), Pekin, 中華書局 (Zhonghua Book Company), 2007, në gjuhën kineze, isbn 7-101-04779-3.
- Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0.
- Liang Sicheng: A Pictorial History of Chinese Architecture: A study of the Development of its Structural System and the Evolution of its Types; ISBN 978-0-262-12103-3.
- Nancy Shatzman Steinhardt: "The Tangut Royal Tombs near Yinchuan"; Muqarnas: An Annual on Islamic Art and Architecture (Volume X, 1993): fq. 369–381.
- Liang Ssu-Cheng: Chinese Architecture Monumental Timber-Frame Buildings; ISBN 0-486-43999-2.
- Robert K. G. Temple: The Genius of China: 3,000 Years of Science, Discovery, and Invention; Great Britain, Inner Traditions, 1986, ISBN 1-59477-217-7.