Jump to content

Antiteza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Antiteza (gr. kundërvendosje, ἀντί "kundër", θέσις "vendosje") është një figurë stilistike që vë përballë dy gjendje, dy kënde të kundërta për ta ndriçuar me forcë një ide kryesore. Për të formuar antitezën shërbejnë antonimet. Në letërsinë tonë është përdorur nga Noli:[1]

anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë.

- poezia Anës lumenjve

  1. ^ F. Leka, F. Podgorica, S. Hoxha (1972). Fjalor shpjegues i termave të letërsisë. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. fq. 18–19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)