Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian
Turqia është duke negociuar pranimin e saj në Bashkimin Evropian (BE) si një shtet anëtar, pas aplikimit të saj për herë të parë në Komunitetin Ekonomik Evropian, paraardhësin e BE, më 14 Prill 1987.[1] Pas dhjetë anëtarëve themelues, Turqia ishte një nga vendet e para që u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1949. Vendi ishte gjithashtu një anëtar i asociuar i Bashkimit Evropian Perëndimor që nga viti 1992 deri në fund të tij në vitin 2011. Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të Bashkimit Doganor me BE në vitin 1995 dhe është njohur zyrtarisht si një kandidat për anëtarësim të plotë më 12 dhjetor 1999, në Samitin e Helsinkit të Këshillit Evropian .
Bisedimet për anëtarësim të plotë filluan më 3 tetor 2005.[2] Progresi ishte i ngadaltë, dhe nga 35 kapitujt e nevojshëm për të përfunduar procesin e pranimit vetëm 16 ishin hapur dhe një ishte mbyllur deri në maj 2016.[3] Marrëveshja e hershme lidhur me çështjen e refugjatëve në vitin 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian kishte për qëllim të shpejtojë negociatat pas ngecjes së mëparshme dhe të lejojë udhëtimin pa viza nëpër Evropë për qytetarët turqë.[4]
Që nga viti 2016 negociatat e pranimit kanë ngecur.[5] BE ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe deficite në sundimin e ligjit.[6] Në vitin 2017, zyrtarët e BE u shprehën se politikat e planifikuara turke shkelin kriteret e Kopenhagës të pranueshmërisë për një anëtarësim në BE.[7] Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE deklaroi se "Këshilli vëren se Turqia është duke u larguar më tej nga Bashkimi Evropian. Negociatat e pranimit të Turqisë kanë ngecur dhe asnjë kapitull tjetër nuk mund të konsiderohet për hapje ose mbyllje dhe asnjë punë e mëtejshme për modernizimin e Bashkimit Doganor BE-Turqi nuk është paraparë.”[8][9]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Turqia
- Bashkimi Evropian
- Zgjerimi i Bashkimit Evropian
- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian
- Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian
- Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian
- Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "EU-Turkey relations". European Information on Enlargement & Neighbours. EurActiv.com. 23 shtator 2004. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2008. Marrë më 26 gusht 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Interview with European Commission President Jose Manuel Barroso on BBC Sunday AM" (PDF). European Commission. 15 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 nëntor 2006. Marrë më 17 dhjetor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Phinnemore and İçener, David and Erhan (14 maj 2016). "Never mind Brexit scaremongering – Turkey is a long way from joining the EU". blogs.lse.ac.uk (në anglisht). LSE. Marrë më 14 maj 2016.
- ^ EU-Turkey refugee deal – Q&A, The Guardian
- ^ "Turkey is no longer an EU candidate", MEP says, Euronews
- ^ "Erdogan warns Europeans 'will not walk safely' if attitude persists, as row carries on". Reuters (në anglisht). 22 mars 2017.
- ^ "New clashes likely between Turkey, Europe" (në anglisht). Al-Monitor. 23 qershor 2017.
- ^ "EU Council issues strong message about Turkey's obligations" (në anglisht). Cyprus Mail. 26 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2020. Marrë më 11 gusht 2019.
- ^ "EU will Zollunion mit der Türkei nicht ausbauen" (në gjermanisht). Die Zeit. 27 qershor 2018.
Linqe te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Republic of Turkey Secretariat General for EU Affairs
- Myths and Facts about Enlargement, European Commission.
- Turkey: key documents, European Commission.
- Turkey's Chief Negotiator for the EU Egemen Bağış: "We Perceive Europe as a Union of Values"
- 2012 Progress Report
- Euronews: Turkey slams EU
- The Telegraph: Boris Johnson says Britain will now help Turkey