Aktobe
Aktobe
Ақтөбе | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 387.807 |
{{{postal_code_type}}} | 030000 |
Targat | 04 |
Faqja zyrtare | www.akimataktobe.gov.kz |
Aktobe (Kazakisht: Ақтөбе) është qytet në lumin Ilek në Kazakistan. Është qendra administrative e rajonit Aktobe. Sipas vitit 2015, qyteti ka pasur 387,807 banorë.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri "Aktobe" vjen nga gjuha kazake "ақ" (e bardhë) dhe "төбе" (kodër); emri i referohet lartësive mbi të cilat ndodhej vendbanimi origjinal i shekullit të 19-të.
Deri në vitin 1999, qyteti ishte zyrtarisht i njohur si Aktyubinsk (Rusisht: Актюбинск). Emri i mëparshëm ende përdore në rusisht edhe nga rusët që jetojnë në Kazakistan.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktobe ndodhet në perëndim të Kazakistanit dhe është rajoni i dytë më i madh sipas sipërfaqes në Kazakistan. Aktobe ndodhet ku lumenjtë Kargala dhe Ilek takohen me njërin tjetrin. Ndodhet 270 kilometra në veriperëndim të qytetit rusë Orenburg dhe 170 kilometra në verilindje të Orskit.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktobe ka klimë kontinetiale të lagësht me temperaturat të ndryshme. Në dimër, temperaturat mund të arrij nën −48 °C, me një minimum mesatar ditor prej −16 °C. Temperaturat gjatë sezonit të verës mund të arrij mbi 43 °C, me një temperaturë mesatar maksimale prej 30 °C. Moti mund të ndryshojë me shpejtësi, sidomos gjatë pranverës dhe vjeshtës. Reshjet zakonisht ndodhin në fillim të pranverës dhe në fund të vjeshtës / fillim të dimrit, dhe është ndryshe në mënyrë sporadike gjatë gjithë vitit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse Aktobe është rajoni i dytë më i madh sipas sipërfaqes, ka dendësi të ulët prej 2.6 banorë për km2[2] Në vitin 1985, popullsia e qytetit ishte rreth 231,000.[3] Sipas rezultatit të vitit 2012, popullsia e rajonit ishte 796,100 njerëz dhe mbi 420,778 njerëz kanë jetuar brenda qytetit të Aktobes. Shumica e banorëve janë kazakë (55.6%).[4] Rusët janë grupet e dytë etnike (23.7%),[4] dhe ka grupe të tjera etnike që gjithashtu jetojnë në rajon, sidomos në qytetin e Aktobes. Prej grupeve janë ukrainianët, tatarët, çeçenët, armenët, jehudët, grekë dhe shumë të tjerë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://lenta.ru/articles/2016/06/06/aktobe/
- ^ Bies, Lammert Kazakhstan: Population Density Arkivuar 8 gusht 2006 tek Wayback Machine, Wild Natures, 2003
- ^ Hutchinson Encyclopedia (1988), p.25
- ^ a b BRIF Central Asia Research Group Aqtobe Region Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine