Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore
الإدارة الذاتية لشمال وشرق سوريا (Arabisht)
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Kryeqyteti | Ain Isa | ||||
Qyteti më i madh | Rakka | ||||
Gjuhët zyrtare | Në të gjithë rajonet:
Në rajonin Xhazira: Në rajonin Manbij: | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Demokracia gjysmë e drejtpërdrejtë federale socialiste libertariane | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | ≈2,000,000 | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC+2 (EET) | ||||
|
Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore (AANES), gjithashtu i njohur si Rozhava (Rojava), është një rajon autonom de facto në Sirinë verilindore.
Përbëhet nga nënrajone vetëqeverisëse në Afrin, Xhazira, Eufrat, Rakka, Tabka, Menbixh dhe Deir ez-Zor.[1] Rajoni fitoi autonominë e tij de facto në vitin 2012 në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Rozhava dhe Luftës Civile Siriane e Beshar el-Asadit më të gjerë, në të cilën ka marrë pjesë forca e saj ushtarake zyrtare, Forcat Demokratike Siriane (SDF).[2][3]
Ndërsa gëzon disa marrëdhënie me jashtë, rajoni nuk njihet zyrtarisht si autonom nga qeveria e Sirisë ose ndonjë shteti apo organizate. Administrata autonome ka mbështetje të gjerë për politikat e saj universale të barabarta demokratike, të qëndrueshme, autonome pluraliste, të barabarta dhe feministe në dialog me partitë dhe organizatat e tjera. Siria verilindore është polietnike dhe shtëpia e popullatave të konsiderueshme etnike kurde, arabe dhe asiriane, me bashkësi më të vogla të turkmenëve, armenëve, çerkezëve dhe jezidëve.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Delegation from the Democratic administration of Self-participate of self-participate in the first and second conference of the Shaba region" (në anglisht). Cantonafrin.com. 4 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 12 qershor 2016.
- ^ "Turkey's Syria offensive explained in four maps". BBC News (në anglisht). 14 tetor 2019. Marrë më 1 nëntor 2019.
- ^ "Syria Kurds adopt constitution for autonomous federal region" (në anglisht). TheNewArab. 31 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2018. Marrë më 5 tetor 2018.