Dobovjani
Dobovjan
Добовјани | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 168 |
Emri i banorëve | Dobovjanas |
Dobovjan, (maqedonisht: Добовјани/Dobovjani) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.
Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati ka 168 banorë,shumica e tyre shqiptarë 164 dhe 4 të tjerë.[1]
Historia
Dobovjani është një fshat i vogël në krahasim me Veleshtën dhe disa fshatra të tjerë të cilët e rrethojnë. Gjendet në pjesën veri-perëndimore të Strugës, drejt magjistralës Strugë - Dibër, por në Veleshtë kthen në të majtë dhe afro 2 km mbrrin në Dobovjan. Dobovjani sikurse të gjithë fshatrat tjerë të banuara me shqiptarë ka karakteristikat e tija. Eshtë pika më e ulët e lartësisë mbidetare, përmes e ndan lumi Drini i Zi. Poashtu në Drinin e Zi derdhet përroi i Vevçanit i cili në stinë të ndryshme të vitit ka sasi të ndryshme. Për pozitën gjeografike që ka ka kaluar rruga "Via egnatia", gjegjësishtë rruga karavane. Në mijëvjeçarin e parë është quajtur Prosibila, pastaj pas një tërmeti të fuqishëm dhe perandorisë romake u bë rrafsh me tokë. Por fshati ndërtohet përsëri prej materialit ndërtimor të asaj kohe me emrin Laktesh. Kështu kz emër është përdorur disa shekuj me rradhë. Por pas një kohe nga shekulli XIV merr emrin Dobovjan.
Burimet
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |