Jump to content

Humori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Humori (lat. humor = lagështi) është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurin dhe zbavitjen e njerëzve të tjerë nëpërmjet sendeve, ose rrethanave. Humori mund të përkufizohet edhe si gjetja (vërejtja) dhe shprehja e qesharakes në një rrethanë apo send. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton ndjenja kënaqësie, ose i bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur.

Ndjenja e humorit është aftësia për ta përjetuar humorin, një cilësi që çdo njeri e zotëron, megjithëse shtrirja me të cilën një individ do ta gjejë diçka qesharake mvaret nga një bartës të vetëm dhe ndryshore përkatëse, duke përfshirë, por jo të kufizuar me vendndodhjen, kulturën, pjekurinë, nivelin e arsimimit dhe përmbajtjen.

Historia e humorit

Llojet e humorit

Kuptimi i humorit

Persona komikë

Humori shqiptar

Thënie mbi humorin

  • "Humori është një prani ne bote - si hijeshia - dhe shkëlqen mbi secilin." Garrison Keillor
  • "Unë kam një ndjenje te mprehte te qesharakes, por jo ndjenje humori." Edward Albee
  • "Gazi është si një shkrepje vetëtime, qe shpërthen mes një reje te erret, dhe xixëllon për një çast ; hareja mban një lloj dite-shkëlqimi ne mendje, dhe e mbush atë me një qetësi te vazhdueshme dhe te përhershme." Joseph Addison
  • "Sekreti i humorit është befasia." Aristoteli
  • "Mes atyre qe pëlqej ose admiroj, nuk mund te gjej emërues te përbashkët, por midis atyre qe dua, mundem : te gjithë ata qe me bëjnë te qesh." W. H. Auden
  • "Përfytyrimi i është dhenë njeriut për te shpërblyer atë qe ai nuk është, dhe ndjenja e humorit për ta ngushëlluar për atë çfarë ai është." Francis Bacon
  • "Një njeri pa ndjenjën e humorit është si një qerre pa kërcim - troshitje nga çdo guralec ne rruge." Henry Ward Beecher
  • "Ne nuk i nderojmë kurrë ata qe na zbavisin ne, megjithëse ne mund te buzëqeshim me fuqitë e tyre qesharake." Marguerite Gardiner, Kontesha e Blesingtonit
  • "Humor është, kur njeriu megjithatë qesh." Gjermane

Shiko edhe

Lidhje të jashtme